EDREI
1. Qytet mbretëror i Ogut, mbretit të Bashanit. (Js 12:4; 13:12) Pasi mundën amoritin Sihon, forcat izraelite të udhëhequra nga Moisiu «u ngjitën», domethënë marshuan drejt veriut, derisa u ndeshën me ushtrinë e Ogut në «betejën që u bë në Edrei», ku duhet të ketë qenë kufiri jugor i Bashanit. Edhe pse Ogu ishte i fundit i refaimëve gjigantë dhe duhet të jetë paraqitur me forca ushtarake të tmerrshme, izraelitët, të udhëzuar nga Jehovai që të tregoheshin sypatrembur, e fshinë nga faqja e dheut Ogun, bijtë dhe popullin e tij, e ua morën territorin. (Nu 21:33-35; Lp 3:1-10) Më vonë, qyteti iu dha Manaseut si pjesë e trashëgimisë së tij. (Js 13:31) Në përgjithësi, Edrein e lidhin me qytetin e sotëm të Derʽës rreth 50 km në lindje-juglindje të skajit jugor të detit të Galilesë, pranë Jarmukut. Rrënojat e atjeshme përfshijnë një qytet nëntokësor të nxjerrë në dritë vetëm pjesërisht. Është skalitur në shkëmb dhe gjendet nën nivelin e tokës.
2. Qytet i fortifikuar i Neftalit. (Js 19:32, 35, 37) E lidhin me Tell-Hureibehun e sotëm, afro 7 km në veri-veriperëndim të Hazorit.