ZEBULI
[tolerim; ose ndoshta: banesë shumë e lartë (madhështore)].
Zyrtar i qytetit të Sikemit në shërbim të Abimelekut, birit të Gideonit. Kur në Sikem shkoi një burrë me emrin Gaal bashkë me vëllezërit e tij për të ngritur qytetin kundër Abimelekut, Zebuli e njoftoi Abimelekun dhe më vonë e sfidoi udhëheqësin rebel, Gaalin, që të tregonte në betejë se sa vlente. Rebelët sikemitë u mundën e Zebuli e përzuri Gaalin dhe vëllezërit e tij nga qyteti.—Gjy 9:26-41.