EBEDI
[shërbëtor; ose formë tjetër e emrit Abdia që do të thotë «shërbëtor i Jehovait»].
1. I ati i Gaalit që ngriti pronarët e tokave të Sikemit kundër Abimelekut, por revolta e tyre u shtyp.—Gjy 9:26, 29, 39-41.
2. Biri i Jonatanit. Ebedi bashkë me 50 meshkuj të tjerë nga shtëpia atërore e Adinit u kthye me Ezdrën nga Babilonia në Jerusalem.—Ezd 8:6.