ZELA(HU)
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «brinjë; anë»].
Qytet në territorin e Beniaminit. (Js 18:21, 28) Eshtrat e Saulit dhe të Jonatanit u varrosën në Zela. Më parë, Kishi, ati i Saulit, ishte varrosur aty. (2Sa 21:14) Vendndodhja e saktë nuk dihet. Disa studiues mendojnë se te Josiu, emri ‘Zelah’ duhet bashkuar me emrin pasues ‘Ha-Elef’; gjithsesi, shih HA-ELEFI.