ZEMARAIMI
1. Qytet beniamit i panjohur që përmendet bashkë me Bethelin. (Js 18:21, 22) Është hedhur ideja se ishte një vend në verilindje të Bethelit.
2. Mal në rajonin malor të Efraimit. Nga ky mal Abijahu, mbreti i Judës, mbajti një fjalim ku tha se Jeroboami dhe dhjetë fiset e Izraelit kishin hedhur poshtë besëlidhjen që bëri Jehovai me Davidin për një mbretëri. Siç duket, Betheli ishte në të njëjtën zonë. (2Kr 13:4, 19) Mbase mali i Zemaraimit e kishte marrë emrin nga qyteti beniamit i Zemaraimit, por vendndodhja e saktë e malit nuk mund të përcaktohet.