ZEREDAHU
1. Qyteza e lindjes e Jeroboamit, mbretit të parë të mbretërisë veriore të Izraelit. (1Mb 11:26) E vetmja e dhënë për vendndodhjen e tij është shprehja «Jeroboami, biri i Nebatit, një efraimit nga Zeredahu». Në përgjithësi e lidhin me Deir-Gasanën (në rajonin e Efraimit). Emri i burimit ʽAin-Seridah aty afër ruan emrin e Zeredahut. Ky vend është afro 25 km në jugperëndim të Sikemit.
2. Zeredahu në «Krahinën e Jordanit» përmendet në lidhje me derdhjen e pajisjeve prej bakri për tempullin që ndërtoi Solomoni. (2Kr 4:17) Vargu paralel i 1 Mbretërve 7:46 tregon se ky është i njëjti vend me Zaretanin, e mbase Zeredah është një variant tjetër i këtij emri.—Shih ZARETANI.