ZURI
[shkëmb].
1. Një nga pesë mbretërit e Midianit në kohën kur Izraeli iu afrua Tokës së Premtuar. Zuri është quajtur edhe prijës, «një nga krerët e grupeve të një shtëpie atërore» dhe ‘dukë i Sihonit’. E bija, Kozbi, ishte midianitja me të cilën Zimri kreu marrëdhënie imorale dhe që e vrau Finehasi. Vetë Zuri u vra kur izraelitët ndëshkuan Midianin ngaqë i kishte joshur disa burra të Izraelit të kryenin kurvëri dhe të praktikonin adhurimin e rremë.—Nu 25:14-18; 31:1, 2, 7, 8; Js 13:21.
2. Beniaminit, bir i Jejelit dhe vëlla i Nerit, gjyshit të Saulit.—1Kr 8:29, 30; 9:35, 36, 39.