BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/8 f. 30
  • Duke shuar urinë frymore—Në shkollë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Duke shuar urinë frymore—Në shkollë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Duke shuar urinë frymore​—Në Papua Guinea e Re
  • Duke kapërcyer sfidat në «Tokën e të papriturave»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Mirënjohës që zgjodha karrierën e duhur
    Jetëshkrime të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Mos ngurroni
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/8 f. 30

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Duke shuar urinë frymore—Në shkollë

«Lum ata që janë të ndërgjegjshëm për nevojat e tyre frymore»,—tha Jezui në Predikimin e tij në Mal. (Mateu 5:3, NW) Shumë të rinj shkollarë janë të etur për të njohur Perëndinë dhe qëllimet e tij të mrekullueshme. Ata duan përgjigje për pyetjet e tyre mbi jetën dhe duan të dinë se si duhet të jetojnë për të pasur miratimin e Perëndisë dhe për të qenë të lumtur. Kjo u pa në një shkollë në Ishujt Virxhin të Britanisë. Një prej Dëshmitarëve të Jehovait në atë vend tregon:

◻ «Shkova në shkollën lokale për një mbledhje prindër-mësues, ku u fol shumë për drogën, pijet alkoolike, për takimet me persona të seksit tjetër, televizionin, për notat, si dhe për çështje të tjera. Prandaj, unë mora me vete librin Të rinjtë pyesin​—Përgjigje praktike (angl.) dhe ia tregova drejtoreshës. Pasi e shqyrtoi librin, ajo tha se ishte tamam ajo çka u nevojitej dhe kërkoi nëse shkolla mund të merrte nga një kopje për secilin nga të 120 studentët. Çështja u diskutua me pleqtë e kongregacionit dhe u vendos që librat t’i dhuroheshin shkollës. Kur ua thamë këtë, mësuesit kërkuan që studentëve t’ua paraqisnim ne librat. Shkuan dy Dëshmitarë dhe dhoma ishte plot me studentë që i prisnin. Vellëzërit folën për një gjysmë ore dhe u lexuan disa përvoja prej revistave të Shoqatës Watch Tower, që tregonin se si libri kishte ndihmuar si të rinj edhe të vjetër. Pastaj, librat iu dorëzuan studentëve që mezi prisnin.»

Sa gëzim është të dimë se shkolla vendosi ta përdorë librin si pjesë të programit të rregullt në klasat e katërta dhe të pesta. Ai do t’u përgjigjet me të vërtetë shumë pyetjeve që studentët kanë për jetën dhe për të ardhmen.

Duke shuar urinë frymore​—Në Papua Guinea e Re

Përvoja vijuese është treguar prej një mbikëqyrësi udhëtues. Ajo ilustron se sa të uritur janë nga ana frymore njerëzit e këtij vendi dhe sa efikase janë botimet tona biblike për shuarjen e urisë së tyre frymore.

◻ «Pasi nuk kisha mundësi për të vizituar fshatin Kamberatoro,—thotë mbikëqyrësi,—e përdora kohën për të punuar me kongregacionin e vogël të Vanimos. Atje ka shumë interes. Disa njerëz nga Bewani e pranuan literaturën. Një burrë më kërkoi që të shkoja e të vizitoja atë fshat dhe ai do të përkujdesej për qëndrimin tim atje. Shumë njerëz e njohin mirë literaturën tonë. Sa herë që kemi shkuar në qytetin e vogël të Vanimos, e kemi harxhur gjithë furnizimin me literaturë, edhe pse kemi pasur tri kuti me libra. Libri im i tregimeve biblike (angl.) është quajtur aq i çmueshëm sa edhe ari. Njerëzit e kërkojnë me çdo kusht. Librat që kisha me vete mbaruan menjëherë. Kur u tregojmë njerëzve literaturën tonë, disa pyesin: ‘Ku është libri i verdhë?’ Një burrë porositi gjashtë të tillë. Më dha emrin dhe adresën e tij dhe më tha të bëja një lajmërim në radio kur të më vinin librat. Kështu, ai do të vinte prej fshatit për t’i marrë.» Mbikëqyrësi udhëtues shton: «Kam vërejtur se shumë njerëz në Vanimo i pranojnë librat Njerëzimi në kërkim të Perëndisë dhe Të rinjtë pyesinz—Përgjigje praktike.» (angl.)

Kjo tregon se sa të uritur janë njerëzit e sinqertë për ushqimin frymor që gjendet në Bibël dhe në botimet që Jehovai i siguron nëpërmjet «skllavit besnik dhe të matur». (Mateu 24:45-47) Sa të lumtur janë Dëshmitarët e Jehovait që mund t’i ndihmojnë këta njerëz të uritur për të vërtetën!

[Figura në faqen 30]

Dëshmi në Papua Guinea e Re

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo