A të kujtohet?
A e ke vlerësuar leximin e numrave të fundit të Kullës së Rojës? Mirë, pra, shiko tani nëse mund t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese:
▫ Cila ndihmë praktike mund t’u jepet të sëmurëve dhe të moshuarve brenda kongregacionit sot?
Në kongregacionin e parë të krishterë, mbahej një listë me vejushat që kishin nevojë për mbështetje materiale. (1. Timoteut 5:9, 10) Po kështu edhe sot, pleqtë e kongregacionit mund të mbajnë një listë me të sëmurët dhe të moshuarit që kanë nevojë për kujdes të veçantë. Megjithatë, nuk u duhet lënë vetëm pleqve që të marrin iniciativën në këtë fushë. Të gjithë në kongregacion duhet të jenë të vetëdijshëm për këto nevoja. (1. Timoteut 5:4-8)—15.VIII, faqe 28-29, angl.
▫ A është e pabesueshme historia biblike që Jonain e gëlltiti një kafshë detare?
Jo, sepse qoftë një kashalot, një peshkaqen i bardhë i madh apo një peshkaqen balenë mund të gëlltisin një njeri. Për më tepër, vetë Jezui konfirmoi se tregimi i Jonait është i vërtetë. (Mateu 12:39, 40)—15.VIII, faqe 32, angl.
▫ Çfarë dëmesh mund të sjellë përdorimi supersticioz i hajmalive dhe magjive?
Në të vërtetë, përdorimi i tyre i pengon njerëzit që t’i ballafaqojnë me zgjuarsi problemet e tyre dhe i nxit që ta shohin fatin si një ilaç për gjithçka. Gjithashtu, ato i japin përdoruesit një ndjenjë të rreme sigurie. Dhe çka është më e rëndësishme, një njeri që beson në forcën e hajmalive dhe magjive që sjellin fat të mirë, mund ta dorëzojë jetën e vet nën kontrollin e forcave të padukshme demonike.—1.IX, faqe 4, angl.
▫ Cilat janë katër elementet që mund të ndihmojnë në suksesin e një martese?
Ato janë gatishmëria për të dëgjuar, aftësia për të falur, zotësia për siguruar mbështetje të vazhdueshme emocionale dhe dëshira për një kontakt të dashur fizik. (1. Korintasve 13:4-8; Efesianëve 5:33; Jakovit 1:19)—1.IX, faqe 20, angl.
▫ Cila është një mënyrë me të cilën Jehovai u jep qëndrueshmëri atyre që hasin prova?
Jehovai e bën këtë me anë të shembujve të qëndrueshmërisë që gjenden në Fjalën e tij, Biblën. (Romakëve 15:4) Ndërsa mendojmë mbi ta, inkurajohemi që të qëndrojmë dhe mësojmë shumë mbi mënyrën se si të qëndrojmë.—15.IX, faqe 11-12, angl.
▫ Çfarë është devotshmëria e shenjtë?
Devotshmëria e shenjtë i referohet devotshmërisë ndaj Jehovait që na nxit për të bërë atë që i pëlqen atij, madje edhe kur ballafaqohemi me prova të vështira, sepse ne e duam Perëndinë nga zemra.—15.IX, faqe 15, angl.
▫ Si duhet ta shohim mëshirën e Perëndisë?
Kurrë nuk duhet ta marrim lehtë mëshirën e madhe të Perëndisë. Ne duhet të jemi si Pavli dhe të tregojmë vlerësimin tonë duke luftuar kundër vetë papërsosmërive tona. (1. Korintasve 9:27) Në këtë mënyrë do të tregojmë se kemi një dëshirë të sinqertë për të bërë atë që është e drejtë edhe atëherë kur hasim vështirësi.—1.X, faqe 23, angl.
▫ Përse është e përshtatshme që Pavli e rendit shpirtmadhësinë si aspektin e parë të dashurisë?
Është thënë se diçka e tillë si vëllazëria e krishterë, nuk do të ekzistonte pa shpirtmadhësinë, ose pa mbështetjen e durueshme të njëri-tjetrit. Dhe kjo sepse të gjithë ne jemi të papërsosur dhe papërsosmëria dhe mangësitë tona i vënë në provë të tjerët. Prandaj, shpirtmadhësia është themelore nëse duam që dashuria të ekzistojë midis vëllezërve.—15.X, faqe 21, angl.
▫ A e përdornin të krishterët e parë emrin e Perëndisë?
Dëshmitë thonë po. Jezui i mësoi ithtarët e tij që t’i luten Perëndisë: «U shenjtëroftë emri yt.» (Mateu 6:9, BR) Dhe në fund të shërbimit të tij, ai u lut: «Emrin tënd ua zbulova njerëzve që ti m’ i dhe nga bota.» (Gjoni 17:6) Veç kësaj, kopjet e hershme të Septuagintës e përmbanin emrin e Perëndisë në formën e tetragramatonit hebre.—1.XI, faqe 30, angl.
▫ Cilët shembuj biblikë tregojnë se mënyra në të cilën ne përballojmë gabimet tona mund të ndikojë mbi jetën tonë?
Mbreti Saul i rezistoi me mendjemadhësi këshillës dhe gabimet e tij u rritën, derisa arritën kulmin me vdekjen e tij jashtë favorit të Perëndisë. (1. Samuelit 15:17-29) Në anën tjetër, duke lënë mënjanë gabimet dhe mëkatet e bëra, mbreti i penduar David pranoi të korrigjohej dhe i mbeti besnik Jehovait. Këta shembuj biblikë tregojnë se pranimi i gabimeve na ndihmon që të mbajmë një lidhje të mirë me Perëndinë dhe të kemi kështu perspektivën e jetës së përhershme. (Psalmi 32:1-5)—15.XI, faqe 29-30, angl.
▫ Si i vjen Jehovai në ndihmë popullit të tij, kur ky gjendet në vështirësi për shkak të gjëmave natyrore apo për shkaqe të tjera?
Jehovai ndihmon, jo duke ndaluar në mënyrë të mrekullueshme forcat e natyrës apo duke kryer diçka të mbinatyrshme, por me anë të një force tjetër që shumë njerëz nuk e kuptojnë me të vërtetë—dashurisë. Po, Jehovai e do me të vërtetë popullin e tij dhe ka ushqyer midis tyre një dashuri të tillë për njëri-tjetrin, që është kaq e fortë, saqë ai mund të kryejë për ta edhe atë që mund të duket një mrekulli. (1. Gjonit 4:10-12, 21)—1.XII, faqe 10, angl.