BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/1 f. 26-27
  • Të rinj «që besojnë në Jehovain»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të rinj «që besojnë në Jehovain»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Ta adhurojmë Perëndinë me të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • «Nga goja e të vegjëlve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/1 f. 26-27

Të rinj «që besojnë në Jehovain»

TË RINJTË nuk janë të vetmit që janë të bukur dhe as të vjetrit nuk janë të vetmit pronarë të mençurisë. (Krahaso Proverbat 11:22; Eklisiastiu 10:1.) Përkundrazi, bukuri të qëndrueshme dhe mençuri të vërtetë kanë ata që besojnë në Jehovain dhe me gjithë zemër thonë për të: «Ti je Perëndia im.»​—Psalmi 31:14; Proverbat 9:10; 16:31.

Në gjithë botën po shtohet një shumicë e njerëzve të bukur, si të rinj dhe të moshuar, që e tregojnë mençurinë e tyre duke shërbyer Perëndinë dhe duke predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Për shembull, konsidero Sabrinën tetëvjeçare.

Sabrina jeton në Gjermani dhe është në klasën e dytë. Ajo është Dëshmitarja e parë e Jehovait në shkollën e saj. Mjerisht, ajo ishte objekt i fyerjeve nga shokët e saj të shkollës, deri në atë ditë kur mësuesja kërkoi që nxënësit të sillnin në klasë librin e tyre më të dashur. Sabrina vendosi të sillte librin Libri im i tregimeve biblike. Një natë para kësaj, edhe pse e shqetësuar, ajo u përgatit mirë. Pasi në klasën e saj ishin 26 nxënës, e dinte se ndoshta s’do të kishte shumë kohë. Por, ajo ishte e vendosur që të mos linte asnjërin ta ndërpriste prezantimin e saj dhe ishte e sigurt se Jehovai do ta ndihmonte. Në ditën e caktuar, mësuesja pyeti se kush kishte sjellë librin dhe kush dëshironte ta tregonte i pari. Për habi, vetëm Sabrina e kishte sjellë. Ajo u ngrit në këmbë para klasës dhe filloi të fliste, duke lexuar dhe treguar figurat prej librit dhe shpjegoi se ai i gjithi bazohet në Bibël. Në përfundim ajo pyeti: «Kush është i interesuar ta ketë këtë libër?» Ajo i dha një kopje mësueses dhe në ditët vijuese u dha edhe dhjetë libra të tjerë shokëve të klasës. Komenti i vetëm i mësueses për prezantimin e Sabrinës ishte: «Nuk kam parë kurrë diçka të tillë.» Ajo i vuri Sabrinës një 10 për punën e saj.

Në fakt, shumë Dëshmitarë të rinj janë lajmëtarë të lumtur të lajmit të mirë në shkollë. Një shembull tjetër është Erika, një lajmëtare 11-vjeçare në Meksikë. Qysh nga foshnjëria ajo ishte mësuar që ta donte Jehovain. Ajo është nxënëse e jashtëzakonshme. Një nga detyrat e saj ishte të përgatiste materialin mbi SIDA-n dhe dhënien pas duhanit dhe alkoolit. Ajo u përgatit mirë, duke përdorur revistën Zgjohuni! dhe mori notën më të mirë. Mësuesja e pyeti për materialin prej nga kishte marrë informatat dhe ajo i dha revistat që përmbanin këta artikuj. Më vonë, mësuesja i përdori këta artikuj që t’i diskutonte me gjithë klasën këto tema. Për shkak të sjelljes së saj, respektit për mësuesen dhe notave të mira, Erika u vlerësua me dhurata, diplomë dhe bursë të pjesëshme. Megjithatë, ajo mendon se arritja e saj më e madhe është që e ka identifikuar veten si një Dëshmitare e Jehovait, që ka mundur të japë literaturë biblike dhe të lartësojë emrin e Perëndisë.

Kemi edhe rastin e Shanonit, një djali dhjetëvjeçar që jeton në Zelandën e Re. Ai ka vetëm një sy. Tjetrin e ka humbur, kur në foshnjëri vuante nga kanceri. Kur Shanoni ishte shtatë vjeç, e ëma filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Megjithatë, pak kohë pasi nisi studimin biblik, ajo filloi të bashkëjetonte me një burrë me të cilin nuk ishte e martuar. Vendosi ta linte studimin. Shanoni iu lut të vazhdonte studimin e tij të Biblës dhe ia doli mbanë. Dëshmitarët vazhduan t’i vizitonin dhe më në fund të tre anëtarët e familjes studiuan Biblën dhe përparuan frymësisht. Pasi legalizuan martesën e tyre, nëna e Shanonit dhe njerku i tij u pagëzuan.

Një ditë, Shanoni dhe gruaja e mbikëqyrësit qarkor ishin në shërbim së bashku. I zoti i shtëpisë e pyeti Shanonin: «Ç’të ka ndodhur me syrin?» Ai u përgjigj: «Kisha kancer dhe u desh të ma hiqnin. Së shpejti Jehovai do të më japë një të ri në Parajsën për të cilën kemi ardhur t’ju flasim.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo