BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/5 f. 19
  • «Emri i Jehovait është një kullë e fortë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Emri i Jehovait është një kullë e fortë»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Akoma gjallë!
  • Fuqia e lutjes
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Është shkruar: Do ta shoh përsëri
    Zgjohuni!—2004
  • Të mbështetemi te fryma e Perëndisë kur hasim ndryshime në jetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • «Më mëso të bëj vullnetin tënd»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/5 f. 19

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

«Emri i Jehovait është një kullë e fortë»

JETOJMË në kohë të paqëndrueshme. Jeta jonë, e qëndrueshme në dukje, mund të ndryshojë brenda ditës dhe disa, pa ndonjë paralajmërim, janë gjetur në rrezik të madh përpara se ta kuptonin atë. Rreziku mund të vijë nga një ndryshim politik, nga një sulmues i dhunshëm, nga një gjëmë natyrore apo nga një sëmundje e rëndë. Sido që të jetë rasti, ku duhet të drejtohet një i krishterë kur jeta e tij është në rrezik?

Davidi, një misionar që jetonte në një nga degët e Shoqatës Watch Tower, e mësoi përgjigjen e kësaj pyetjeje nga një përvojë e frikshme. Duke punuar si shofer, ai u largua një mëngjes herët për të marrë disa bethelitë (vullnetarë që jetojnë jashtë degës). Ishte akoma errësirë. Ai kishte marrë me vete Rozalinë dhe po kalonte një rajon policie, kur dëgjoi të shtënën e parë.

Pastaj gjërat ndodhën me shpejtësi. Ai dëgjoi një zhurmë, si të një fishekzjarri të madh dhe kuptoi se ajri po fishkëllente jashtë njërës prej rrotave. Papritur, pa një ushtar që qëndronte në mes të rrugës me pushkën e drejtuar nga ai. Tri gjëra ndodhën pothuajse njëkohësisht. Një breshëri të shtënash shoshiti anën e xhipsit, duke coptuar dritaret; Davidi dhe Rozalia u shmangën me shpejtësi; ushtari qëlloi përmes xhamit të automobilit në nivelin e syve.

Ndërsa xhipsi qëllohej vazhdimisht nga plumbat, Davidi frenoi në mënyrën më të mirë që mundi, ndërsa akoma përkulej poshtë. Davidi dhe Rozalia menduan se po vdisnin. Iu lutën Jehovait me zë të lartë, duke i kërkuar që të shikonte mbi ta. Më vonë, Rozalia tha se në ato momente ajo pyeti veten se si do të reagonte familja kur të dëgjonte për vdekjen e saj!

Akoma gjallë!

Zhurma e të shtënave dhe e thyerjes së xhamave më në fund pushoi dhe Davidi hodhi një sy mbi Rozalinë. Kur pa një njollë të vogël gjaku mbi kurrizin e saj, zemra pothuajse i ndaloi. Por kishte qenë një copë xhami në fluturim dhe jo një plumb. Gjunjët e saj kullonin gjak nga çarjet e bëra prej xhamave të rënë, por megjithatë ajo dukej në rregull.

Njerëz me uniformë ushtarake dhe me fasha të bardha në krahë erdhën tek xhipsi dhe i urdhëruan të dilnin me duart lart. Njëri, që dukej se ishte i një rangu më të lartë, u kthye nga një ushtar dhe i tha: «Kishit urdhër të mos qëllonit mbi civilë.» Ushtari kërkoi të falur, duke pretenduar se dëgjoi të shtëna dhe mendoi se ato erdhën nga xhipsi.

Kur Davidi identifikoi Rozalinë dhe veten si Dëshmitarë të Jehovait, reagimi ishte i favorshëm. Ai u shpjegoi se çfarë po bënte, por ushtarët akoma donin t’i mbanin. Me sa duket, në orët e para të mëngjesit, një fraksion ushtarak kishte ndërmarrë një grusht shteti dhe këta ushtarë kishin qenë duke marrë në kontroll postën e policisë, kur Davidi dhe Rozalia kaluan me xhips.

Rozalia ishte shumë e tronditur, por me guxim ruajti qetësinë, ndërsa Davidi u lutej atyre që t’i lironin. Së fundi, i lanë të largoheshin​—pa xhips. Iu desh të shkonin në një rrugë të afërt dhe të kapnin një autobus për në degën e Shoqatës, ku infermieri u kujdes për Rozalinë.

Fuqia e lutjes

Davidi mësoi diçka nga përvoja: të mos nënvleftësojë kurrë fuqinë e lutjes së zjarrtë dhe të mos harrojë kurrë se identifikimi me kurajo i vetes si një Dëshmitar i Jehovait është shpesh një mbrojtje. Në kuptimin e vërtetë të fjalës «emri i Jehovait është një kullë e fortë. Brenda në të i drejti vrapon dhe i jepet mbrojtje».​—Proverbat 15:29; 18:10; Filipianëve 4:6.

[Burimi i figurës në faqen 19]

Fotografía Publicaciones Capriles, Karakas, Venezuelë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo