BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/6 f. 31
  • «Perëndia nuk është i anshëm»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Perëndia nuk është i anshëm»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Gruaja, II
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Thuaju se i do
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • «I gëzuar është njeriu që ka gjetur mençurinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/6 f. 31

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

«Perëndia nuk është i anshëm»

NJË MIJË E NËNTËQIND vjet më parë, apostulli i frymëzuar Pjetër shkroi: «Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar prej tij.» (Veprat 10:34, 35) Midis Dëshmitarëve të Jehovait gjenden njerëz nga të gjitha racat dhe ambientet fetare. Ata e duan drejtësinë dhe i frikësohen Perëndisë. Jehovai i mirëpret të gjithë ata në shoqërinë e botës së re, siç bëri për shembull, me një grua në Çad.

Kjo grua nuk ishte e kënaqur me fenë e saj. Vite më parë ajo kishte pranuar një kopje të librit, Your Youth​—Getting the Best Out Of It, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait dhe i vlerësoi këshillat e shkëlqyera që përmbante libri. Filloi një studim biblik dhe ishte gjithmonë gati për të studiuar. Megjithatë, kur u ftua të ndiqte mbledhjet në Sallën e Mbretërisë, nuk u përgjigj. Pse? Megjithëse i shoqi nuk e kundërshtoi studimin e saj, ai nuk e lejonte të ndiqte mbledhjet në Sallën e Mbretërisë.

Kur gruaja donte të ndiqte asamblenë qarkore, Dëshmitari që drejtonte studimin i tregoi burrit të saj programin, duke theksuar këshillat e shkëlqyera që do të paraqiteshin. Ai e lejoi gruan e tij të shkonte «vetëm këtë herë». Ajo e ndoqi dhe e pëlqeu plotësisht programin. Pastaj i shpjegoi burrit të saj se çfarë kishte dëgjuar dhe ai nuk e ndaloi më që të ndiqte mbledhjet e tjera. Ajo ishte e prekur nga fakti se kongregacioni përbëhej nga njerëz të grupeve të ndryshme etnike të cilët kujdeseshin shumë për njëri-tjetrin. Më vonë, ndoqi kongresin krahinor dhe u mahnit tek shihte fëmijët e saj të ulur mbi prehrin e Dëshmitarëve të vendeve të tjera. Dëshmitarët ndanë ushqimin me fëmijët dhe i trajtuan ata si familjarë. Kjo ishte një kthesë për të.

Por më vonë erdhën kundërshtimet. Megjithëse e ndrojtur nga natyra, ajo filloi të komentonte në mbledhje dhe u qëndronte me guxim komenteve negative të bëra nga të afërmit dhe fqinjët. Megjithëse kishte shumë vjet që jetonte me bashkëshortin e saj, ajo kishte vetëm një marrëveshje martesore sipas traditës. Si ta përballonte çështjen e legalizimit të martesës? Pasi iu lut sinqerisht Jehovait, foli me burrin e saj, i cili tha se do të mendohej. Së fundi, ai pranoi dhe çifti u martua legalisht.

Kunata që jetonte me ta, i shkaktoi shumë probleme, por burri mbajti një qëndrim në favor të gruas së tij. Pastaj, babai i burrit erdhi për një vizitë. Ai e urdhëroi të birin ta ndante gruan, meqenëse ajo kishte ndërruar fenë e saj. Babai i tha se do t’i paguante shpenzimet e martesës për një «grua shumë më të mirë». I biri iu përgjigj: «Jo, unë nuk do ta bëj këtë. Ajo është një grua e mirë. Nëse ajo dëshiron të shkojë, atëherë është ndryshe, por unë nuk do t’i them që të largohet.» Gruaja ishte shumë e sjellshme ndaj vjehrrit të saj dhe ai u turpërua nga sjellja e tij. Megjithatë, kur u kthye në fshatin e tij, ai i shkroi të birit, këtë herë duke i dhënë një ultimatum. I tha se nëse refuzonte ta largonte gruan, nuk do të ishte më biri i tij. Përsëri i biri mbështeti të shoqen. Imagjino gëzimin e gruas tek shihte burrin e saj të mbante një qëndrim të tillë të vendosur. Tani, dy djemtë e tyre të vegjël janë të lumtur tek shoqërojnë nënën në Sallën e Mbretërisë. Madje i kanë kërkuar babait të tyre kollare, që kur panë se të gjithë vëllezërit që jepnin fjalime i mbanin ato. Sot, kjo grua është një motër e pagëzuar.

Ajo është një nga 345 Dëshmitarët e lumtur në Çad, që shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Jehovait dhe që vlerësojnë se me të vërtetë «Perëndia nuk është i anshëm».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo