BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/7 f. 30
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Uilliam Uiston​—Heretik apo studiues i ndershëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Uilliam Uistoni
    Zgjohuni!—2014
  • Fryte, të mira dhe të këqija
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Ngritja e Marijes në qiell një dogmë e zbuluar nga Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/7 f. 30

A të kujtohet?

Të kanë pëlqyer numrat e fundit të Kullës së Rojës? Nëse po, do të gjesh kënaqësi po të kujtosh pikat në vazhdim:

▫ Përse spiunët izraelitë vendosën të strehoheshin në shtëpinë e prostitutës Rahaba?

Spiunët izraelitë jetonin sipas ligjit të Perëndisë, kështu që ata nuk u strehuan në shtëpinë e Rahabës për qëllime imorale. Ndoshta mendonin se prania e tyre në shtëpinë e prostitutës do të ngjallte më pak dyshime në qytet. Gjithashtu, fakti që shtëpia e saj ishte ndërtuar mbi muret e qytetit mund ta bënte më të lehtë ikjen e tyre. Por mbi të gjitha, Jehovai i udhëhoqi ata te një mëkatare, zemra e së cilës kishte qenë në mënyrë të volitshme e prekur nga lajmet që kishte dëgjuar mbi izraelitët dhe kjo e shtyu atë që të pendohej dhe të ndryshonte jetën.​—15/1, faqet 24-25.

▫ Si ndikon zemërimi në shëndetin?

Sipas disa studimeve, zemërimi prodhon hormone stresi. Shpërthimi i dendur i zemërimit mund të shkaktojë një çekuilibrim ndërmjet kolesterolit të mirë dhe atij të keq, duke sjellë rrezikun e një sëmundjeje kardiovaskulare.​—15/1, faqe 32.

▫ Çfarë sugjerimesh ndihmojnë në rritjen e shpërndarjes së revistave të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni?

Ji i vetëdijshëm për rëndësinë e Kullës së Rojës dhe Zgjohuni; bëj një prezantim të thjeshtë; ji elastik në përgatitjen e disa prezantimeve të shkurtra; cakto një kuotë personale.​—1/1 faqet 24-25.

▫ Përse Moisiu është një shembull i shkëlqyer teokratik për t’u ndjekur?

Moisiu kërkonte udhëheqjen e Jehovait. Nuk kishte ambicie personale, por shqetësohej për lavdërimin e Jehovait. Ai kishte besim të fortë dhe kurrë nuk harronte se Jehovai ishte Sundimtari i vërtetë i kombit të Izraelit.​—15/4, faqe 11.

▫ Cilat janë mënyrat në të cilat triumfon mësimi hyjnor?

Mësimi hyjnor triumfon duke i dhënë popullit të Jehovait një kuptim progresiv të së vërtetës. Ai i sjell njerëzit në dritën frymore dhe u tregon të butëve se si mund ta adhurojnë Jehovain «me frymë dhe me të vërtetë». (Gjoni 4:24) Mësimi hyjnor, gjithashtu, triumfon mbi provat dhe mbi botën e ligë.—1/5, faqet 10-12.

▫ Cili është çelësi për të dhënë këshilla efikase?

Çelësi është respekti për personin tjetër dhe për të drejtën e tij për t’u trajtuar në një mënyrë të denjë. Kështu, një i krishterë që jep këshilla duhet të jetë dashamirës dhe i qëndrueshëm dhe duhet të ketë parasysh dinjitetin e personit tjetër.​—1/5, faqe 27.

▫ Si arriti Kisha Katolike Romake të pranonte si një doktrinë ngritjen në qiell të Marijes?

Në shekujt e parë pas vdekjes së Jezuit, idea e ngritjes në qiell të Marijes ishte tërësisht e huaj në mendimet e të krishterëve. Megjithatë, pasi doktrina e Trinitetit u bë një doktrinë zyrtare e kishës, Marijes filloi t’i jepej një rol gjithmonë e më tepër i rëndësishëm. Teoria e ngritjes nuk u pranua si dogmë deri në 1 nëntor 1950, kur papa Piu XII shpalli: «Ne e përcaktojmë atë si një dogmë të zbuluar nga Perëndia.»​—Munificentissimus Deus.​— 15/5, faqet 26-27.

▫ Në kapitullin 24 të Jeremisë, çfarë përfaqësojnë dy koshat me fiq të mirë dhe të këqij?

Fiqtë e mirë përfaqësonin fillimisht hebrenjtë që u çuan robër në Babiloni, nga të cilët një mbetje u kthye në Jude. Fiqtë e këqij përfaqësonin mbretin Sedekia dhe ata që bashkë me të u rebeluan kundër mbretit Nabukodonosor edhe pse kishin bërë betim në emër të Perëndisë. Në mënyrë të ngjashme, në kohët moderne ne gjejmë mbetjen e Izraelit frymor, e cila ka prodhuar fryte të mira, në kontrast me klerin e të ashtuquajturit krishterim, që ka prodhuar fryte të këqija.​—1/6, faqet 14-16.

▫ Cilët ishin Katërmbëdhjetëshit dhe përse përbëjnë interes për të krishterët e sotëm?

Pas vdekjes së apostujve, duke ndjekur modelin e tyre, ishin disa që respektonin Darkën e Përkujtimit të Zotërisë më 14 nisan të çdo viti. Ata u bënë të njohur si «Katërmbëdhjetëshit». Dhe kjo është ajo që u intereson të krishterëve sot, që edhe pas vdekjes së apostujve kishte nga ata që e respektonin në mënyrë të drejtë Përkujtimin e vdekjes së Jezuit, më 14 nisan të çdo viti.​—15/6, faqet 4-5.

▫ Kush ishte Uilliam Uiston?

Ai ishte një studiues i shkëlqyer i shekullit të 18-të në Angli, një koleg i afërt i Isak Njutonit. Uistoni përktheu Shkrimet Greke të Krishtere, shfaqi hapur kundërshtimin ndaj doktrinës së Trinitetit dhe ishte profesor në astronomi dhe në matematikë. Por Uistoni kujtohet më tepër për përkthimet e tij në anglisht të shkrimeve të historianit hebre Jozef Flavius.​—15/6, faqet 26-28.

▫ Në ç’kuptim njeriu u bë shëmbëlltyrë e Perëndisë? (Zanafilla 1:27)

Njeriu u bë me aftësinë që të ushtronte cilësitë e jashtëzakonshme të Perëndisë si dashurinë, drejtësinë, diturinë dhe fuqinë, si edhe cilësi të tjera.​—1/7, faqe 25.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo