BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/12 f. 5-7
  • Shkenca, feja dhe kërkimi i së vërtetës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkenca, feja dhe kërkimi i së vërtetës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Feja i la krijimit një nam të keq
  • Shpërdorim pushteti
  • Triumfi i fesë së vërtetë
  • Pajtimi i shkencës me fenë
    Zgjohuni!—2002
  • Si erdhi në ekzistencë universi dhe jeta?
    Zgjohuni!—2002
  • Përse shumica pranon evolucionin?
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
  • Të pathënat e krijimit
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/12 f. 5-7

Shkenca, feja dhe kërkimi i së vërtetës

«Fakti që janë përhapur shumë fe . . . ka ndikuar në njëfarë mënyre tek unë.»​—Çarls Darvin

GJATË fillimit të shekullit të 19-të, shkenca dhe feja ishin krejtësisht të papajtueshme. «Edhe tekstet shkencore,—thotë libri Darvini: Para dhe pas,—nuk ngurronin të flisnin për Perëndinë në një mënyrë që ishte dukshëm e natyrshme dhe e sinqertë.»

Libri i Darvinit Origjina e llojeve kontribuoi në ndryshimin e kësaj situate. Shkenca dhe evolucioni bënë një aleancë që e la fenë​—dhe Perëndinë—​jashtë saj. «Në mendimin evolucionist,—thotë Julian Hakslei,—nuk ka më as nevojë dhe as vend për të mbinatyrshmin.»

Sot, teoria e evolucionit konsiderohet si themeli i domosdoshëm i shkencës. Një arsye themelore e kësaj marrëdhënieje është përcaktuar nga fizikanti Fred Hoil: «Shkencëtarët ortodoksë janë më të përqendruar në parandalimin e rikthimit të teprimeve fetare të së kaluarës, sesa të kërkojnë të vërtetën më në thellësi.» Çfarë lloj teprimesh ka bërë feja që janë kaq të papëlqyeshme nga shkenca?

Feja i la krijimit një nam të keq

Në përpjekjen e supozuar për të mbështetur Biblën, «ata që thoshin se besonin tek krijimi»​—në të shumtën e rasteve aleatë me fondamentalistët protestantë—​këmbëngulnin se toka dhe universi kishin më pak se 10.000 vjet. Kjo pikëpamje ekstreme ngjalli përqeshjet e gjeologëve, astronomëve dhe fizikantëve, sepse ishte në kundërshtim me zbulimet e tyre.

Por, çfarë thotë në të vërtetë Bibla? «Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.» (Zanafilla 1:1) Nuk është përcaktuar se sa kohë mund të jetë dashur. «Dita e parë» e krijimit as nuk është përmendur deri tek Zanafilla 1:3-5. Kur «dita» e parë filloi, «qiejt dhe toka» tashmë ekzistonin. Atëherë, a është e mundur që qiejt dhe toka të jenë krijuar para miliarda vjetësh, siç pohojnë shkencëtarët? Po, patjetër që është e mundur. Thjesht, Bibla nuk e përcakton sasinë e kohës që është dashur.

Një tjetër teprim i fesë është mënyra se si i interpretojnë gjashtë ‘ditët’ e krijimit. Disa fondamentalistë këmbëngulin se këto ditë janë literale, duke e kufizuar periudhën e krijimit të tokës në 144 orë. Kjo provokon mosbesim tek shkencëtarët sipas të cilëve një pohim i tillë është kontradiktor me vëzhgimet e qarta shkencore.

Megjithatë, është interpretimi fondamentalist i Biblës dhe jo Bibla vetë, që nuk pajtohet me shkencën. Bibla nuk thotë se çdo «ditë» e krijimit ishte e gjatë 24 orë; në të vërtetë ajo i përfshin të gjitha këto ‘ditë’ në një ditë më të gjatë, në «ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin», duke treguar se jo të gjitha ‘ditët’ biblike përmbanin vetëm 24 orë. (Zanafilla 2:4) Disa prej tyre mund të kenë zgjatur me mijëra vjet.a

Prandaj, ata që besonin në krijimin dhe fondamentalistët i lanë një nam të keq krijimit. Mësimet e tyre mbi moshën e universit dhe gjatësinë e ‘ditëve’ të krijimit nuk përputhen as me opinionet e arsyeshme shkencore dhe as me Biblën. Megjithatë, ka edhe teprime të tjera që e kanë bërë fenë të papëlqyeshme për shkencëtarët.

Shpërdorim pushteti

Gjatë gjthë historisë feja ka qenë përgjegjëse për shumë padrejtësi. Gjatë mesjetës, për shembull, doktrina e krijimit u shtrembërua për të justifikuar mbështetjen e kishës ndaj vetësundimit në Evropë. Nxorën mendimin se njerëzit ishin vendosur në vendet e tyre, të pasur apo të varfër, me dëshirën e Perëndisë. Libri The Intelligent Universe shpjegon: «Fëmijëve të vegjël të të pasurve u thuhej se ishte ‘sistemi i Perëndisë’ që ata të merrnin më pak ose aspak nga gjendja familjare, ndërsa punëtorët nxiteshin vazhdimisht që të kënaqeshin me atë «që u kishte caktuar Perëndia».

Pra, nuk është për t’u habitur se përse shumë njerëz kishin frikë se mos ktheheshin përsëri «teprimet fetare të së kaluarës»! Në vend që të plotësonte nevojat frymore të njeriut, feja shpesh i ndrydhte ato. (Ezekieli 34:2) Një kryeartikull i revistës India Today komenton: «Me reputacionin që i lanë vetes gjatë shekujve është për t’u habitur që feja ka arritur të ruajë një minimum besueshmërie. . . . Në emër të Krijuesit Suprem, . . . qeniet njerëzore kanë kryer barbarizmat më të neveritshme kundër njëri-tjetrit.»

Reputacioni më i keq i fesë së rreme nuk pati ndikim të vogël në pikëpamjen e Darvinit. «Gradualisht, arrita të mos e konsideroja krishterimin si një zbulim hyjnor—shkroi ai.—Fakti që shumë fe të rreme janë përhapur si flakët e papërmbajtura të zjarrit në shumë zona të tokës ndikoi në njëfarë mënyre tek unë.»

Triumfi i fesë së vërtetë

Hipokrizia fetare nuk është një gjë e re në këtë botë. Jezui u tha udhëheqësve fetarë të kohës së tij të etur për pushtet: «Ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.»​—Mateu 23:28.

Megjithatë, krishterimi i sinqertë «nuk është pjesë e botës». (Gjoni 17:16, BR) Ithtarët e tij nuk marrin pjesë në fenë e korruptuar dhe në politikë dhe as nuk çohen në rrugë të shtrembër nga filozofitë që mohojnë ekzistencën e një Krijuesi. «Dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë»,—shkroi apostulli Pavël.​—1. Korintasve 3:19.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të krishterët e vërtetë janë naivë nga shkenca. Përkundrazi, ithtarët e fesë së vërtetë janë të tërhequr pas shkencës. Profetit të lashtë Isaia iu tha: «Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: ‘Kush i krijoi këto gjëra?’» (Isaia 40:26) Në mënyrë të ngjashme, për të kuptuar më mirë Krijuesin, Jobi u ftua të sodiste mrekullitë e natyrës dhe të universit.​—Jobi, kapitujt 38-41.

Po, ata që besojnë tek Krijuesi ushqejnë një admirim të thellë për krijimin. (Psalmi 139:14) Përveç kësaj, ata besojnë atë që Krijuesi, Perëndia Jehova, thotë lidhur me shpresën e mrekullueshme për të ardhmen. (Zbulesa 21:1-4) Përmes një studimi të Biblës miliona njerëz janë duke mësuar se as origjina e njeriut dhe as e ardhmja e tij nuk varen nga rastësia e verbër. Jehovai kishte një qëllim kur e krijoi njeriun dhe ai qëllim do të plotësohet në bekim të të gjithë njerëzve të bindur. Të ftojmë ta shqyrtosh këtë gjë personalisht.

[Shënimi]

a Shiko Awake! (Zgjohuni!) 8 nëntor 1982 (angl.), faqet 6-9 dhe Insight on the Scriptures, vëllimi 1, faqe 545, botuar nga Shoqata Watch Tower Bible and Tract Society of New York, Inc. Për informacion të mëtejshëm në lidhje me ata që besonin në krijimin dhe konfliktet e tyre me shkencën dhe Biblën, shiko Awake!, botimet 8 mars 1983 dhe 22 mars 1983, faqet 12-15 (angl.).

[Kutia në faqen 6]

INJOROJNË PROVAT SHKENCORE?

«EDHE Dëshmitarët e Jehovait kanë mësuar shumë mbi biologjinë»,—shkroi avokati Norman Makbeth, në librin e tij të 1971-shit Darwin Retried​—An appeal to Reason. Pasi kishte lexuar një artikull të revistës Zgjohuni! mbi evolucionin, Makbeth vëren: «Mbeta i habitur kur pashë se përmbante disa kritika të mprehta për Davinizmin.» Duke vëzhguar kërkimet e gjera dhe citimet e arsyeshme nga ekspertë në këtë çështje, autori përfundoi: «Simpson nuk ka më të drejtë të thotë: ‘ . . . ata që nuk besojnë në të [evolucionin], . . . injorojnë hapur provat shkencore.’»

[Figura në faqen 7]

E ardhmja e njerëzimit nuk i është lënë rastësisë së verbër

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo