BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/4 f. 2-5
  • Rrënjët e ateizmit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rrënjët e ateizmit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dallimi i rrënjëve
  • Farat janë hedhur
  • Lulëzon skepticizmi
  • Ateizmi arrin kulmin
  • Mohimi i Perëndisë në shekullin e 20-të
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Një botë pa fe​—A do të ishte më e mirë?
    Zgjohuni!—2010
  • A është e mundur të zhvillosh besimin te një Krijues?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Ateistët në Kryqëzatë
    Zgjohuni!—2010
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/4 f. 2-5

Rrënjët e ateizmit

JETOJMË në një planet në krizë; një vështrim i shpejtë i titujve të gazetave e përforcon këtë fakt çdo ditë. Gjendja e mjeruar e botës ka ngjallur shumë dyshime lidhur me ekzistencën e Perëndisë. Disa, duke e përcaktuar veten si ateistë, mohojnë hapur ekzistencën e tij. A është kështu edhe me ty?

Besimi ose mosbesimi yt në Perëndinë, mund të ndikojë dukshëm pikëpamjen tënde mbi të ardhmen. Pa Perëndinë, mbijetesa e racës njerëzore është tërësisht në duart e njeriut​—një ide e zbehtë, duke pasur parasysh aftësinë e madhe shkatërruese të njeriut. Nëse beson se Perëndia ekziston, atëherë mund të pranosh se jeta në këtë planet ka një qëllim​—një qëllim që mund të realizohet përfundimisht.

Megjithëse gjatë historisë ekzistenca e Perëndisë rrallëherë është mohuar, vetëm në këto shekujt e fundit ateizmi ka marrë dhenë. E di përse?

Dallimi i rrënjëve

Është e mahnitshme të shohësh një pemë të lartë. Por, prapëseprapë syri dallon vetëm gjethet, degët dhe trungun. Rrënjët që janë burimi jetësor për pemën, mbeten të fshehura thellë nën tokë.

Po kështu është edhe me ateizmin. Si një pemë e lartë, mohimi i ekzistencës së Perëndisë arriti përmasa mahnitëse nga shekulli i 19-të. A do të mund të ekzistonin jeta dhe universi pa pasur më parë një Shkak të mbinatyrshëm? A përbën adhurimi i këtij Krijuesi një humbje kohe? Përgjigjet e filozofëve kryesorë të asaj kohe, ishin të bujshme dhe të padyshimta. «Ashtu siç nuk kemi më nevojë për një kod moral, nuk kemi më nevojë edhe për fenë»,—deklaroi Fredrih Nitçe. «Feja është ëndrra e mendjes njerëzore»,—tha Ludvig Fojerbah. Ndërsa Karl Marks, shkrimet e të cilit patën një ndikim të madh në dekadat e ardhshme, deklaroi me guxim: «Dua ta çliroj gjithnjë e më shumë mendjen nga vargonjtë e fesë.»

Shumë njerëz u habitën. Por ama, ajo që shihnin ishin vetëm gjethet, degët dhe trungu i ateizmit. Rrënjët ekzistonin dhe kishin filluar të fuqizoheshin shumë kohë para fillimit të shekullit të 19-të. Për t’u habitur është se përhapja moderne e ateizmit u nxit nga fetë e të ashtuquajturit krishterim! Në ç’mënyrë? Me korrupsionin e tyre, këto institucione fetare imponuan zhgënjime dhe protesta.

Farat janë hedhur

Gjatë Mesjetës, Kisha Katolike ushtronte një pushtet absolut mbi besimtarët e saj. «Hierarkia nuk ishte në lartësinë e duhur për t’u kujdesur për nevojat frymore të popullit,—vëren The Encyclopedia Americana.—Klerikët e rangut të lartë, veçanërisht peshkopët, ishin marrë përsëri nga fisnikëria dhe e shihnin zyrën e tyre ndër të tjera si një burim prestigji dhe pushteti.»

Disa si Xhon Kalvin dhe Martin Luter, u përpoqën të riformonin kishën. Por metodat e tyre nuk kishin gjithmonë frymën e krishterimit dhe Reformimin e karakterizonin intoleranca dhe gjakderdhja. (Krahaso Mateun 26:52.) Disa episode ishin kaq të egra, sa tre shekuj më vonë, Tomas Xheferson, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, shkroi: «Do të ishte më e falshme të mos besoje aspak në Perëndinë, sesa ta blasfemoje atë me anë të atributeve shtazarake të Kalvinit.»a

Është e qartë se Reformimi nuk rivendosi adhurimin e drejtë, por ama e zvogëloi pushtetin e Kishës Katolike. Vatikani nuk zotëronte më monopolin e besimit fetar. Shumë u bashkuan me sektet e reja protestante. Të tjerë, të zhgënjyer nga feja, e bënë mendjen njerëzore objektin e tyre të adhurimit. Lindi kështu një mentalitet liberal që pranonte opinione të ndryshme lidhur me Perëndinë.

Lulëzon skepticizmi

Në shekullin e 18-të, racionalizmi ishte ngritur në qiell si ilaçi i zgjidhjes së problemeve në botë. Filozofi gjerman, Emanuel Kant, pohoi se progresi i njeriut ishte penguar nga mbështetja e tij për udhëheqje në politikë dhe në fe. «Guxo të njohësh,—këshilloi ai.—Provo të përdorësh inteligjencën tënde!»

Ky qëndrim karakterizoi iluminizmin, të njohur gjithashtu edhe si Epoka e Arsyes. Kjo periudhë që u shtri për gjithë shekullin e 18-të, karakterizohej nga mania për të kërkuar njohuri. «Skepticizmi zuri vendin e besimit të verbër,—thotë libri Milestones of History.​—Të gjitha bindjet dhe praktikat e vjetra tradicionale u vunë në dyshim.»

Një ‘traditë e vjetër’ që duhej shqyrtuar thellësisht, ishte feja. «Njerëzit e ndryshuan pikëpamjen e tyre mbi fenë. Ata nuk kënaqeshin më me shpërblimet e premtuara në qiell; kërkonin një jetë më të mirë në tokë. Filluan të humbnin besimin tek i mbinatyrshmi.» (The Universal History of the World) Në të vërtetë, shumica e filozofëve të iluminizmit e përçmonin fenë. Në veçanti, ata bënin me faj udhëheqësit e etur për pushtet të Kishës Katolike për mbajtjen e popullit në injorancë.

Të zhgënjyer nga feja, shumë nga këta filozofë u bënë deistë; besonin në Perëndinë, por pohonin se ai nuk interesohej për njerëzit.b Disa u bënë ateistë të shpallur, si p.sh. filozofi Pol Henri Tiri Holbah, që pohoi se feja ishte një «burim përçarjesh, çmendurish dhe krimesh». Me kalimin e kohës, shumë njerëzve u erdhi në majë të hundës me të ashtuquajturin krishterim dhe u pajtuan me ndjenjat e Holbahut.

Po, çuditërisht, i ashtuquajturi krishterim nxiti përhapjen e ateizmit! Profesori teolog Majkëll J. Baklei shkroi: «Kishat ishin terreni i ateizmit. Ndërgjegjja perëndimore e gjeti veten të skandalizuar dhe të pështirosur nga fetë rrëfyese. Kishat dhe sektet e shkretuan Evropën, nxitën masakrat, vunë bazat për ngritjen e rezistencës fetare dhe të revolucionit, u përpoqën të shkishëronin dhe të rrëzonin monarkët.»

Ateizmi arrin kulmin

Në shekullin e 19-të, Perëndia u mohua hapur dhe ky mentalitet mori dhenë. Filozofët dhe shkencëtarët nuk ngurruan t’i shpallnin me guxim pikëpamjet e tyre. «Perëndia është armiku ynë,—tha një ateist i shpallur.—Urrejtja kundrejt Perëndisë është fillimi i mençurisë. Nëse njerëzimi dëshiron të bëjë progres të vërtetë, mund ta bëjë vetëm me ateizmin.»

Megjithatë, gjatë shekullit të 20-të, ngjau një dredhi dinake. Mohimi i Perëndisë u bë më pak luftarak; filloi të përhapet një lloj tjetër ateizmi që ndikoi madje edhe tek ata që pohonin se besonin në Perëndinë.

[Shënimet]

a Sektet protestante që rrodhën nga Reformimi, ruanin shumë doktrina në kundërshtim me Shkrimet. Shiko botimet Zgjohuni! të 22 gushtit 1989, faqet 16-20 dhe 8 shtator 1989, faqet 23-27, (angl.).

b Deistët pohonin se ashtu si një orëbërës, Perëndia e vuri në lëvizje krijimin e vet dhe pastaj e hoqi përfundimisht vëmendjen nga ai, duke mbajtur një qëndrim indiferent kundrejt tij. Sipas librit The Modern Heritage, deistët «besonin se ateizmi ishte një gjë e gabuar që lindi nga dëshpërimi i njerëzve, por që struktura autoritare e Kishës Katolike dhe ashpërsia e intoleranca e doktrinave të saj ishin akoma më të mjerueshme».

[Figura në faqen 3]

Karl Marks

[Figura në faqen 3]

Ludvig Fojerbah

[Figura në faqen 3]

Fredrih Nitçe

[Burimet e figurave në faqen 2]

KAPAKU: Toka: Me lejen e British Library; Nietzsche: E drejta e autorit British Museum (shiko edhe faqen 3); Kalvini: Musée Historique de la Réformation, Gjenevë (Foto F. Martin); Marksi: Foto U.S. National Archives (shiko edhe faqen 3); planetet, instrumentet, kryqëzatat, lokomotiva: The Complete Encyclopedia of Illustration/​J. G. Heck; Fojerbahu: The Bettmann Archive (shiko faqen 3)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo