BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/4 f. 5-7
  • Mohimi i Perëndisë në shekullin e 20-të

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mohimi i Perëndisë në shekullin e 20-të
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mohimi i autoritetit të Perëndisë
  • Mohimi i Perëndisë nga ana e të ashtuquajturit krishterim
  • A janë të vlefshme arsyet e ateizmit?
  • Ndryshimi me fenë e vërtetë
  • Rrënjët e ateizmit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Një botë pa fe​—A do të ishte më e mirë?
    Zgjohuni!—2010
  • A është e mundur të zhvillosh besimin te një Krijues?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Ateistët në Kryqëzatë
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/4 f. 5-7

Mohimi i Perëndisë në shekullin e 20-të

«Njerëzit i janë nënshtruar mungesës së Perëndisë dhe po e organizojnë jetën e tyre në mënyrë të pavarur për të mirën e për të keqen, pa marrë parasysh Perëndinë.»​—One Hundred Years of Debate Over God—​The Sources of Modern Atheism.

MEGJITHËSE në pamje të parë një pemë e lartë është e mahnitshme, më pas bëhet diçka e zakonshme. Prania e saj bëhet familjare, lartësia e saj nuk të mahnit më.

Është e njëjta gjë me ateizmin. Megjithëse provokoi shumë debate gjatë shekullit të 19-të, mohimi i ekzistencës së Perëndisë, sot as nuk të shqetëson dhe as nuk të trondit më. Një epokë tolerance ka miratuar bashkëjetesën paqësore të ateizmit me besimin në Perëndinë.

Kjo nuk do të thotë se pjesa më e madhe e njerëzve e mohon Perëndinë haptazi; përkundrazi, rezultatet e një sondazhi në 11 vende të Amerikës, Evropës dhe Azisë, nxjerrin në pah se mesatarisht pak më shumë se 2 për qind e njerëzve e quajnë veten ateistë. Megjithatë, mbizotëron një frymë ateiste edhe mes shumë prej atyre që besojnë se Perëndia ekziston. Si është e mundur?

Mohimi i autoritetit të Perëndisë

«Nganjëherë, ateizmi i referohet thjesht hedhjes poshtë apo mohimit të Perëndisë në nivel praktik»,—vëren The Enciclopedia Americana. Për këtë arsye, The New Shorter Oxford English Dictionary, jep përcaktimin e dytë vijues për termin «ateist»: «Një person që e mohon Perëndinë moralisht; një njeri i pafe.»​—Kursivi është yni.

Po, ateizmi mund të përbëjë mohimin e ekzistencës së Perëndisë si dhe të autoritetit të tij ose të dyja së bashku. Bibla e përmend këtë frymë ateiste tek Titit 1:16: «Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë.»​—Krahaso Psalmin 14:1.

Hedhja poshtë e autoritetit të Perëndisë mund të zbulohet në çiftin e parë njerëzor. Eva nuk dyshonte në ekzistencën e Perëndisë; megjithatë donte ‘të ishte në gjendje si Perëndia të njihte të mirën dhe të keqen’. Nënkuptimi ishte se donte të bënte çfarë t’i donte qejfi dhe të ndiqte kodin e vet moral. Më vonë, Adami u bashkua me Evën në mohimin e autoritetit të Perëndisë.​—Zanafilla 3:5, 6.

A mbizotëron edhe sot ky qëndrim? Po. Kërkimi i pavarësisë është një formë dinake e ateizmit. «Sot, njerëzve u ka ardhur jeta në majë të hundës nën mbikëqyrjen e Perëndisë,—vëren libri One Hundred Years of Debate Over God​—The Sources of Modern Atheism.—Ata . . . preferojnë të jetojnë në liri.» Kodi moral i Biblës është hedhur poshtë si jo praktik dhe jo realist. Shumë arsyetojnë si faraoni egjiptian, i cili tha me mospërfillje: «Kush është Zoti që unë duhet t’i bindem zërit të tij . . . ? Unë nuk e njoh Zotin.» Ai hodhi poshtë autoritetin e Jehovait.​—Të Dalët 5:2.

Mohimi i Perëndisë nga ana e të ashtuquajturit krishterim

Mohimi më tronditës i autoritetit të Perëndisë vjen nga kleri i të ashtuquajturit krishterim, i cili i ka zëvendësuar të vërtetat e pastra biblike me traditat njerëzore. (Krahaso Mateun 15:9.) Përveç kësaj, ata kanë mbështetur luftërat më gjakatare të shekullit të 20-të, duke hedhur kështu poshtë urdhrin biblik për të treguar dashuri të vërtetë.​—Gjoni 13:35.

Kleri e ka mohuar Perëndinë edhe duke mos ndjekur standardet e tij morale, siç duket për shembull nga një rrëke padish kundër priftërinjve pedofilë. Situata e të ashtuquajturit krishterim ngjan me atë të Izraelit të lashtë dhe Judës. «Vendi është plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion,—iu tha profetit Ezekiel.—Në fakt thonë: ‘Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon.’» (Ezekieli 9:9; krahaso Isaian 29:15.) Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz i kanë braktisur plotësisht kishat e të ashtuquajturit krishterim! Mos vallë duhet të mos besojnë më në Perëndinë?

A janë të vlefshme arsyet e ateizmit?

E kanë parë apo jo hipokrizinë e fesë, shumë ateistë thjesht nuk mund të pajtohen me besimin tek Perëndia kur ka gjithë këto vuajtje në botë. Simon de Bovuar njëherë tha: «Për mua është më e lehtë të besoj në një botë pa krijues, sesa në një krijues që mban mbi vete të gjitha kontradiktat e botës.»

A tregojnë padrejtësitë e botës​—duke përfshirë edhe ato të shkaktuara nga fetarët hipokritë—​se nuk ka Perëndi? Le të marrim një shembull: Nëse një thikë përdoret për të kërcënuar, për të plagosur apo për të vrarë një të pafajshëm, a do të thotë kjo se thika nuk është bërë nga dikush? A nuk do të thotë se përkundrazi objekti është përdorur në mënyrë të gabuar? Ngjashëm, shumica e vuajtjeve të njeriut tregon se njerëzit po i keqpërdorin aftësitë e dhëna nga Perëndia si edhe vetë tokën.

Megjithatë, disa besojnë se nuk është e logjikshme të besosh në Perëndinë, pasi nuk mund ta shohim. Po për ajrin, valët e tingujve dhe aromat, ç’mund të themi? Asnjërën nga këto nuk mund ta shohim, por ama e dimë se ato ekzistojnë. Mushkëritë, veshët dhe hunda e përforcojnë këtë fakt. Nuk ka dyshim se ne besojmë në diçka të padukshme, nëse kemi dëshmi për ekzistencën e saj.

Pasi analizoi provat fizike​—duke përfshirë elektronet, protonet, atomet, aminoacidet dhe trurin e ndërlikuar—​studiuesi i shkencave natyrore, Irving Uilliam Noblok, u nxit të thoshte: «Besoj në Perëndinë, sepse për mua ekzistenca e Tij Hyjnore është shpjegimi i vetëm logjik se përse gjërat janë kështu siç i shohim.» (Krahaso Psalmin 104:24.) Ngjashëm, fiziologu Marlin Buks Kreider deklaron: «Qoftë si qenie e thjeshtë njerëzore, qoftë si njeri që ia ka kushtuar jetën studimit shkencor dhe kërkimeve, nuk kam as dyshimin më të vogël mbi ekzistencën e Perëndisë.»

Nuk janë vetëm këta që besojnë në ekzistencën e Perëndisë. Sipas profesorit të fizikës, Henri Margëno «nëse merr si shembull shkencëtarët më të mëdhenj, mes tyre mund të gjesh shumë pak ateistë». As përparimet e shkencës dhe as dështimi i fesë nuk duhet të na detyrojnë të braktisim besimin tek Krijuesi. Le të shohim përse.

Ndryshimi me fenë e vërtetë

Në 1803-shin, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Tomas Xheferson, shkroi: «Sigurisht që jam kundër korrupsionit të të ashtuquajturit krishterim, por jo kundër urdhrave morale të vetë Jezuit.» Po, ka një ndryshim ndërmjet të të ashtuquajturit krishterim dhe krishterimit. Shumë dogma të të ashtuquajturit krishterim bazohen në tradita njerëzore. Kurse krishterimi i vërtetë i bazon bindjet e veta vetëm mbi Biblën. Kështu, Pavli u shkroi kolosianëve të shekullit të parë se duhej të fitonin «njohurinë e saktë», «mençurinë» dhe «kuptueshmërinë frymore».​—Kolosianëve 1:9, 10, BR.

Këtë duhet të presim nga të krishterët e vërtetë, sepse Jezui i urdhëroi ithtarët e tij: «Bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar . . . , duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar.»​—Mateu 28:19, 20.

Sot, Dëshmitarët e Jehovait po e plotësojnë këtë urdhër në 231 vende në të gjithë botën. E kanë përkthyer Biblën në 12 gjuhë dhe e kanë shtypur në më shumë se 74.000.000 kopje. Përveç kësaj, përmes një programi studimi biblik në shtëpi, ata po ndihmojnë më shumë se 4.500.000 njerëz ‘të zbatojnë të gjitha gjërat që Jezui urdhëroi’.

Ky program edukimi po korr rezultate të mëdha. Ai sjell ndriçim të vërtetë, sepse nuk bazohet në mendimet e njerëzve, por në mençurinë e Perëndisë. (Proverbat 4:18) Për më tepër, ai po ndihmon njerëz nga të gjitha kombet dhe racat të bëjnë diçka që «Iluminizmi» i njeriut nuk mundi ta realizojë kurrë—t’u veshë «personalitetin e ri» që u jep mundësi të kultivojnë dashurinë e sinqertë për njëri-tjetrin.​—Kolosianëve 3:9, 10.

Feja e vërtetë po triumfon në shekullin e 20-të. Ajo nuk e mohon Perëndinë dhe as ekzistencën apo autoritetin e tij. Të ftojmë ta shohësh ti vetë këtë, duke i vizituar Dëshmitarët e Jehovait në një nga Sallat e tyre të Mbretërisë.

[Kutia në faqen 6]

TË FORCUARA RRËNJËT E ATEIZMIT

Nga mesi i shekullit të 18-të, filozofi Denis Didero u ngarkua të përkthente nga anglishtja në frëngjisht një vëllim enciklopedik. Ai bëri shumë më tepër nga ç’priste punëdhënësi i tij. Dideroi harxhoi rreth tri dekada për të hartuar Enciklopedinë e tij, një vepër me 28 vëllime që kapi frymën mbizotëruese të epokës së tij.

Megjithëse përmbante shumë informacione të dobishme, kjo Enciklopedi theksonte mençurinë njerëzore. Sipas një botimi ajo «guxoi të predikonte bindjet radikale të filozofëve, sipas të cilave njeriu do të mund ta përmirësonte fatin e tij, nëse do ta zëvendësonte besimin me arsyen si parimin e vet drejtues». (Great Ages of Man) Perëndia mungonte. «Me zgjedhjen e argumenteve,—thotë libri The Modern Heritage,—botuesit e thanë troç se feja nuk hynte në ato gjëra që njeriu duhej të njihte.» Nuk është për t’u habitur, pra, se përse kisha u përpoq të ndalonte botimin e kësaj enciklopedie. Prokurori i përgjithshëm e denoncoi atë si një vepër shkatërrimtare në fushën politike, morale dhe fetare.

Pavarësisht nga armiqtë e saj, Enciklopedia e Dideroit u kërkua nga rreth 4.000 persona​—një numër befasues, duke pasur parasysh çmimin e saj tepër të lartë. Ishte thjesht çështje kohe, para se kjo formë e mprehtë ateizmi të shpërthente në një mohim të hapur ndaj Perëndisë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo