BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/4 f. 8-9
  • Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë​—Porto Riko

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë​—Porto Riko
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një fushë e re
  • Përkujdesuni për vëllezërit e motrat me probleme dëgjimi!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Porto-Rikoja: Pasuri të kredhura në diell
    Zgjohuni!—2008
  • Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain
    Zgjohuni!—1997
  • Gjeta lumturinë që vjen kur jep
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/4 f. 8-9

Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë​—Porto Riko

MIDIS detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik shtrihet ishulli i lagësht dhe tropikal i Porto Rikos. Kristofor Kolombi e quajti pjesë të territorit të Spanjës në vitin 1493 dhe i vuri emrin San Juan Bautista, në kujtim të Gjon Pagëzorit. Qyteti i tij më i madh për shumë kohë u quajt Porto Riko, ose «Porti i pasur». Me kalimin e kohës, ky emër filloi të përdorej për të gjithë ishullin, ndërsa qyteti nisi të quhej San Huan.

Porto Riko ka qenë një port i pasur në shumë aspekte. Prej andej është dërguar shumë ar, në vitet e para të sundimit spanjoll. Ishulli eksporton tani kallamsheqeri, kafe, banane të llojit ‘plantain’ dhe fruta nerënxe, edhe pse pjesën më të madhe të ekonomisë së sotme e përbëjnë prodhimet e manifakturave dhe sektori i tretë. Megjithatë, Porto Riko ka dalë një port i pasur në një kuptim shumë më të rëndësishëm.

Lajmi i mirë mbi Mbretërinë e Perëndisë filloi të predikohej këtu në vitet 1930. Sot, në Porto Riko ka mbi 25.000 lajmëtarë të lajmit të mirë. Në 1993-shin personeli i degës së Shoqatës Watch Tower u rrit nga 23 në mbi 100 veta. Kjo rritje ishte e nevojshme në mënyrë që filiali të mund të mbikëqyrte punën e përkthimit të literaturës biblike në spanjisht, duke i bërë kështu të mundura këto botime për më shumë se 350.000.000 folës të spanjishtes në mbarë botën.

Një fushë e re

Zyra e degës raporton, gjithashtu: «Në Porto Riko është hapur edhe një fushë e re, pasi ne jemi përpjekur t’ua çojmë lajmin e Mbretërisë edhe të shurdhëve. Një motër kujton këtë përvojë: “Isha duke punuar midis të shurdhëve dhe vizitova një zonjë që kishte dy fëmijë të vegjël. Kur mori vesh se unë isha një Dëshmitare, ajo më përzuri menjëherë, sepse i shoqi, që ishte gjithashtu i shurdhër, nuk i pëlqente Dëshmitarët e Jehovait.

Disa muaj më vonë, po kjo zonjë vizitoi një shoqe që po studionte Biblën me Dëshmitarët. Ajo ndenji me ta në studim dhe u kënaq shumë. Unë i shkova përsëri për vizitë dhe ajo më përsëriti se i shoqi nuk i pëlqente Dëshmitarët. Megjithatë, ajo dëshironte të kuptonte Biblën dhe ishte e lodhur me kishën e saj, pasi ajo nuk u mësonte asgjë. Filluam të studionim, duke përdorur një fletushkë. Një ditë, ajo më tha të kthehesha të shtunën, sepse do të ishte edhe i shoqi. ‘Por ai sikur s’na kishte qejf, apo jo?’—e pyeta unë. Ajo ma ktheu: ‘Ai do të dijë saktësisht se çfarë mësojnë Dëshmitarët e Jehovait.’

Ditën tjetër, ata të dy trokitën në derën time! Pasi i shoqi kishte shumë pyetje, unë i ftova në mbledhjen që ne mbanim për të shurdhërit. Ai shkoi atje përpara meje dhe qysh atëherë nuk ka munguar në asnjë mbledhje. Ai po u predikon të shurdhëve të tjerë, ka qenë në një asamble dhe mezi pret të pagëzohet”».

Raporti i degës vazhdon: «Në kongresin tonë krahinor të këtij viti, i gjithë programi u paraqit edhe në gjuhën e shenjave, kështu që morën pjesë shumë të shurdhër me familjet e tyre. Një moment mjaft prekës u krijua gjatë fjalimit të fundit, kur folësi përmendi punën që ishte kryer midis të shurdhëve dhe tha se rreth 70 prej tyre ishin të pranishëm. Kjo u pasua nga një duartrokitje e madhe, por, siç vërejti folësi, të shurdhët nuk mundën ta dëgjonin. Prandaj, duke u kërkuar të shurdhëve të shikonin auditorin, folësi përsëriti pyetjen: ‘A jeni të lumtur që vëllezërit tuaj të shurdhër janë këtu me ju?’; dhe kërkoi nga auditori që të duartrokiste duke tundur duart. Ishte një pamje e mrekullueshme të shikoje 11.000 vëllezër e motra, tek duartrokisnin duke tundur duart. Vëllezërit dhe motrat tona të shurdhra ishin mjaft të gëzuar dhe e ndjenë që ishin pjesë e një vëllazërie të madhe. Shumë veta derdhën lot gëzimi.»

Derisa Dëshmitarët e Jehovait të vazhdojnë punën e korrjes në Porto Riko, ai pa dyshim do të vazhdojë të jetë një port i pasur. «Delet» e Perëndisë, të cilat ai i quan «gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve», do të vazhdojnë të vijnë, në mënyrë që shtëpia e Jehovait të mbushet me lavdi.​—Gjoni 10:16; Hageu 2:7, BR.

[Kutia në faqen 9]

STATISTIKA E VENDIT

Viti i shërbimit 1994

NUMRI MAKSIMAL I LAJMËTARËVE: 25.428

RAPORTI: 1 Dëshmitar në 139

PJESËMARRJA NË PËRKUJTIM: 60.252

MESATARJA E PIONIERËVE: 2.329

MESATARJA E STUDIMEVE BIBLIKE: 19.012

NUMRI I TË PAGËZUARVE: 919

NUMRI I KONGREGACIONEVE: 312

ZYRA E DEGËS: GUAINABO

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo