BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/8 f. 22-26
  • Qëndrueshmëria çon në përparim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Qëndrueshmëria çon në përparim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Fillime të vogla
  • Përpjekjet për të ndjekur shembullin e babait
  • Pjesëmarrja në shërbimin e Mbretërisë
  • Guxim përballë kundërshtimit
  • Një ndihmëse besnike dhe e devotshme
  • Qëndrueshmëria sjell gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Besimi im në Jehovain më mbështeti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Pranimi i ftesave të Jehovait sjell shpërblime
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Duke i shërbyer Jehovait si një familje e bashkuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/8 f. 22-26

Qëndrueshmëria çon në përparim

TREGUAR NGA JOSÈ MAGLOVSKY

Kur polici më mbërtheu nga krahu, unë hodha një sy përreth për të parë se ku ishte babai im. Por, pa dijeninë time tashmë atë e kishin çuar në polici. Kur mbërrita atje, polici konfiskoi të gjitha botimet tona, duke përfshirë edhe Biblat dhe i vuri stivë mbi dysheme. Duke parë këtë, babai im tha: «Edhe Biblat i vure përtokë?» Komandanti i policisë kërkoi të falur, pastaj i ngriti Biblat nga toka dhe i vendosi mbi tavolinë.

SI NDODHI që përfunduam në polici? Çfarë ishim duke bërë? Mos ishim në një regjim policor ateist që na morën madje edhe Biblën? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të kthehemi prapa në 1925-ën, kur unë akoma nuk kisha lindur.

Në atë kohë babai im, Estefano Maglovski dhe nëna ime Juliana, lanë atë që në atë kohë ishte Jugosllavia dhe u transferuan në Brazil, duke u transferuar në San Paulo. Megjithëse babai ishte protestant dhe nëna katolike, feja nuk ishte një faktor ndarës midis tyre. Në fakt, dhjetë vjet më vonë ndodhi diçka që i bashkoi ata në aspektin fetar. Babai mori nga kunati i tij një broshurë me ngjyra në hungarisht, që bënte fjalë për gjendjen e të vdekurve. Ai e kishte marrë broshurën si një dhuratë dhe i kërkoi babait që ta lexonte dhe t’i jepte opinionin e tij mbi përmbajtjen, veçanërisht për pjesën mbi «ferrin». Babai kaloi gjithë natën duke e lexuar dhe rilexuar broshurën dhe ditën tjetër, kur kunati i tij erdhi për të mësuar mendimin e tij, babai në mënyrë kategorike deklaroi: «Kjo është e vërteta!»

Fillime të vogla

Pasi botimi ishte nga Dëshmitarët e Jehovait, të dy shkuan për t’i kërkuar ata, në mënyrë që të mësonin më shumë rreth besimit dhe mësimeve të tyre. Kur së fundi i takuan, anëtarë të ndryshëm të familjes tonë filluan të bënin diskutime të ndryshme mbi Biblën me Dëshmitarët. Po atë vit, në 1935-ën, filloi një studim i rregullt biblik në hungarisht, ku merrnin pjesë mesatarisht tetë persona dhe që atëherë kemi patur gjithmonë studime të rregullta biblike në shtëpinë tonë.

Në 1937-ën, pasi e kishte studiuar Biblën për dy vjet, babai u pagëzua dhe u bë një Dëshmitar entuziast i Jehovait, duke marrë pjesë në veprën e predikimit shtëpi më shtëpi dhe duke shërbyer edhe si shërbëtor i emëruar dhe drejtues studimi. Ai ndihmoi në formimin e kongregacionit të parë në San Paulo, në zonën Vila Mariana. Më vonë, kongregacioni u transferua në qendër të qytetit dhe u bë i njohur si Kongregacioni Qendror. Dhjetë vjet më vonë, në zonën Ipiranga u formua kongregacioni i dytë dhe këtu babai u emërua si shërbëtor kongregacioni. Në 1954-ën, në zonën Moinjo Velio u formua kongregacioni i tretë, ku ai shërbeu, gjithashtu, si shërbëtor kongregacioni.

Sapo ky grup u përforcua mirë, ai filloi të ndihmonte një grup fqinj në qytetin San Bernardo do Kampo. Pasi gjatë viteve Jehovai i ka bekuar përpjekjet e këtij grupi të vogël Dëshmitarësh, rritja ka qenë fenomenale, kështu në 1994-ën, në San Paulo bashkë me lagjet përreth tij, ekzistonin mbi 70.000 lajmëtarë në 760 kongregacione. Mjerisht, babai nuk jetoi që të shihte këtë rritje. Ai vdiq në 1958-ën në moshën 57 vjeç.

Përpjekjet për të ndjekur shembullin e babait

Një karakteristikë dalluese e babait tim, ashtu si dhe e shumë të krishterëve të tjerë të pjekur, ishte mikpritja. (Shiko 3. Gjonit 1, 5-8.) Si rezultat, ne kishim privilegjin për të pasur si mysafir Antonio Andraden me gruan dhe djalin e tij, që erdhën në Brazil nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1936 me vëlla dhe motër Jyl. Gjithashtu, mysafir në shtëpinë tonë ishin dy të diplomuar në Shkollën misionare të Galaadit (Watchtower Bible School of Gilead), Herri Bllek dhe Dillard Lethko, të cilët në 1945-ën ishin të parët misionarë të caktuar në Brazil. Ata u pasuan nga shumë të tjerë. Këta vëllezër e motra ishin një burim i vazhdueshëm inkurajimi për çdonjërin në familjen tonë. Duke e çmuar këtë fakt dhe për dobinë e familjes time, u përpoqa të imitoja shembullin e babait tim në lidhje me cilësinë e krishterë të mikpritjes.

Megjithëse isha vetëm nëntë vjeç kur babai mësoi të vërtetën në 1935-ën, si djali më i madh, fillova ta shoqëroja në aktivitetet e tij teokratike. Të gjithë i ndiqnim mbledhjet me të në Sallën e Mbretërisë të vendosur në rrugën Esa de Keroz 141, ku ishte qendra e Dëshmitarëve në San Paulo. Falë mësimit dhe stërvitjes që babai më dha, zhvillova një dëshirë të zjarrtë për t’i shërbyer Jehovait dhe në 1940-ën iu dedikova Jehovait, duke e simbolizuar këtë me zhytjen në ujë në lumin tashmë të ndotur Tietè, që rrjedh përmes qendrës së qytetit San Paulo.

Shpejt mësova se çfarë do të thotë të jesh një lajmëtar i rregullt i lajmit të mirë, duke e mbjellë dhe ujitur mesazhin e së vërtetës tek të tjerët dhe duke drejtuar studime biblike në shtëpi me ta. Tani, duke parë mijëra Dëshmitarë të dedikuar të Jehovait në Brazil, ndjej një gëzim të thellë duke e ditur se u përdora prej Tij për të ndihmuar shumë prej tyre që të vijnë në njohjen e së vërtetës apo të thellojnë çmueshmërinë e tyre për të.

Midis atyre që ndihmova ishte Zhoakim Melo, të cilin e takova në shërbimin shtëpi më shtëpi. Unë po u flisja tre burrave të tjerë të cilët po dëgjonin por pa shumë interes. Pastaj vura re një djalë të ri që ishte afruar dhe po na dëgjonte me vëmendje. Duke parë interesin e tij e drejtova vëmendjen tek ai dhe pas një dëshmie të mirë e ftova në studimin e librit të kongregacionit. Ai nuk erdhi në studim, por u paraqit në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe pas kësaj i ndoqi mbledhjet rregullisht. Ai bëri një përparim të mirë, u pagëzua dhe për disa vite shërbeu si shërbëtor udhëtues i shoqëruar nga gruaja e tij.

Më pas ishte Arnaldo Orsi, të cilin e takova në vendin tim të punës. Unë i dëshmoja rregullisht një kolegu të punës, por vura re se një i ri me mjekër gjithmonë na dëgjonte dhe kështu fillova të flas drejtpërdrejt me të. Ai ishte nga një familje e vendosur katolike por bëri shumë pyetje rreth çështjeve të tilla si duhanit, shikimit të filmave pornografikë dhe praktikimit të artit ushtarak të xhudos. Unë i tregova atë që thoshte Bibla dhe ditën tjetër mbeta lumturisht i habitur kur ai në sytë e mi theu çibukun, çakmakun bashkë me kryqin e tij, shkatërroi filmat pornografikë dhe rroi mjekrën. Një person i ndryshuar brenda pak minutash! Gjithashtu, hoqi dorë nga praktikimi i xhudos dhe kërkoi të studionte Biblën me mua çdo ditë. Përkundër kundërshtimit nga gruaja dhe babai i tij, ai bëri një përparim të mirë frymor me ndihmën e vëllezërve që jetonin pranë tij. Në një kohë të shkurtër u pagëzua dhe sot shërben si plak kongregacioni. Gruaja e tij dhe fëmijët e pranuan gjithashtu të vërtetën.

Pjesëmarrja në shërbimin e Mbretërisë

Kur isha rreth 14 vjeç, fillova të punoj në një agjenci reklamash ku mësova të pikturoja tabelat. Kjo doli si shumë e dobishme dhe për disa vjet unë isha i vetmi vëlla në San Paulo që u përdora për të pikturuar parrullat dhe pankartet që lajmëronin fjalimet publike dhe kongreset e Dëshmitarëve të Jehovait. Për rreth 30 vjet, pata privilegjin për të shërbyer si mbikëqyrës i repartit të tabelave në kongresin krahinor. Unë gjithmonë i grumbulloja pushimet e mia që të punoja në kongrese, duke fjetur madje në sallën e kongresit me qëllim që tabelat të përgatiteshin në kohë.

Gjithashtu, pata mundësinë që të punoja me makinën e shoqatës, e cila ishte me të vërtetë një gjë e re për atë kohë. I vendosnim botimet e biblike mbi një mbajtëse dhe ndërsa altoparlanti transmetonte një mesazh të regjistruar, ne bisedonim me njerëzit që dilnin nga shtëpitë e tyre për të parë se çfarë po ndodhte. Një tjetër mjet që përdorëm për të bërë të njohur lajmin e mirë të Mbretërisë ishte gramafoni i dorës dhe unë akoma i kam disqet e përdorura për të prezantuar botimet e Shoqatës. Si rezultat, u shpërnda shumë literaturë biblike.

Në ato ditë, Kisha Katolike kishte procesione të gjata nëpër rrugët e San Paulos dhe shpesh njerëzit ecnin në krye të vargut për të pastruar rrugën nga trafiku. Një të dielë, babai dhe unë po ofronim në rrugë Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! kur u duk një procesion i gjatë. Babai, siç e kishte zakon po vinte në kokë kapelen. Një nga burrat në krye të procesionit bërtiti: «Hiqe kapelen! A nuk e shikon që po vjen një procesion?» Kur babai nuk e hoqi kapelen erdhën shumë njerëz duke na shtyrë drejt dritares së një dyqani dhe duke shkaktuar kështu trazirë. Kjo tërhoqi vëmendjen e një polici, i cili erdhi të shihte se çfarë po ndodhte. Një nga burrat e kapi nga krahu duke dashur të bisedonte me të. «Hiqi duart nga uniforma ime!» urdhëroi polici, duke i gjuajtur dorës së burrit. Pastaj pyeti se çfarë po ndodhte. Burri shpjegoi se babai nuk donte ta hiqte kapelen para procesionit duke shtuar: «Unë jam një katolik apostolik romak.» Përgjigjja e papritur ishte: «Ti thua se je një romak? Atëherë kthehu në Romë! Këtu jemi në Brazil.» Pastaj u kthye nga ne duke na pyetur: «Kush ishte i pari këtu?» Kur babai u përgjigj se ishim ne, polici e largoi burrin dhe na tha të vazhdonim me punën tonë. Ai qëndroi pranë nesh derisa kaloi i gjithë procesioni dhe babai nuk e hoqi kapelen e tij.

Incidente të tilla si ky ishin të rralla. Por kur ata ndodhnin, ishte inkurajuese të dije se ekzistonin njerëz që e mbështesnin të drejtën e pakicës dhe nuk i përuleshin Kishës Katolike.

Në një tjetër rast, takova një adoleshent i cili tregoi interes dhe më kërkoi të kthehesha javën tjetër. Kur u ktheva për ta vizituar më priti mirë dhe më ftoi të hyja brenda. Sa u habita kur e gjeta veten të rrethuar nga një grup të rinjsh që talleshin dhe përpiqeshin të më provokonin! Situata u keqësua dhe e ndjeva se ata shpejt do të më sulmonin. Unë i thashë atij që më kishte ftuar se nëse më ndodhte diçka, ai do të ishte veçanërisht përgjegjës dhe se familja ime e dinte se ku isha. U kërkova që të më linin të shkoja dhe ata pranuan. Megjithatë, para se të largohesha u thashë se nëse ndonjëri dëshironte të fliste me mua vetëm, unë do të isha i gatshëm. Më vonë, mësova se ata ishin një grup fanatikësh, miq të priftit të zonës i cili i kishte nxitur ata që të organizonin këtë takim. Isha i lumtur që nuk isha më në dorë të tyre.

Në fillim, natyrisht, përparimi në Brazil ishte i ngadalshëm, pothuaj i padukshëm. Ne ishim në fazën fillestare të «mbjelljes», me pak kohë në dispozicion për «kultivimin» dhe «korrjen» e fruteve të punës tonë. Ne gjithmonë kujtonim atë që tha apostulli Pavël: «Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten. Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.» (1. Korintasve 3:6, 7) Me mbërritjen e dy të diplomuarve të Galaadit në 1945-ën, ne ndjemë se kishte ardhur koha për këtë rritje të shumëpritur.

Guxim përballë kundërshtimit

Megjithatë, rritja nuk erdhi pa kundërshtime, sidomos pasi lufta e dytë botërore filloi në Evropë. Pati një persekutim të hapur sepse njerëzit në përgjithësi si edhe disa autoritete, nuk e kuptonin qëndrimin tonë asnjanës. Në një rast, në 1940-ën, ndërsa po bënim veprën në rrugë me kartona në qendër të San Paulos, një polic mu afrua nga mbrapa, më shqeu kartonin që mbaja në kurriz dhe më mbërtheu nga krahu për të më çuar në polici. Unë hodha një sy përreth për të parë se ku ishte babai im, por ai nuk dukej gjëkundi. Pa dijeninë time, atë dhe disa vëllezër e motra të tjerë, duke përfshirë edhe vëllanë Yuille, i cili ishte mbikëqyrës për veprën në Brazil, tashmë i kishin çuar në polici. Siç tregova që në fillim, këtu u takova përsëri me babanë tim.

Pasi isha i vogël, nuk mund të më mbanin në arrest dhe shpejt më çuan në shtëpi me një polic dhe më dorëzuan tek nëna ime. Po atë mbrëmje u liruan edhe motrat. Më vonë, policia vendosi t’i lironte të gjithë vëllezërit, afërsisht dhjetë vetë, me përjashtim të vëllait Jul. Por vëllezërit ngulën këmbë: «O të gjithë o asnjëri.» Policët ishin të palëkundshëm, kështu që të gjithë e kaluan natën së bashku, në një dhomë të ftohtë mbi një dysheme çimentoje. Ditën tjetër u liruan të gjithë pa kushte. Vëllezërit u arrestuan disa herë për dëshminë me kartona të cilët lajmëronin një fjalim publik dhe një broshurë të titulluar Fashizmi apo liria që i nxiti disa autoritete të mendonin se ndoshta ne favorizonim fashizmin, gjë që natyrisht çoi në keqkuptime.

Edhe shërbimi i detyruar ushtarak i nxori probleme vëllezërve të rinj. Në 1948-ën, unë isha i pari në Brazil që u burgosa për këtë çështje. Autoritetet nuk dinin se ç’të bënin me mua. U transferova në kazermat e qytetit Kasapava dhe më vunë të mbillja dhe të kultivoja perimet në kopësht si edhe të pastroja dhomat e përdorura nga oficerët për sportin e skermës. Kisha shumë mundësi për të dëshmuar dhe për t’u shpërndarë botimet njerëzve. Oficeri përgjegjës, ishte i pari që pranoi një kopje të librit të Shoqatës Fëmijët. Më vonë, u caktova madje për t’u dhënë mësim mbi fenë rreth 30 apo 40 ushtarëve që nuk mund të bënin ushtrime fizike e që ishin të detyruar të qëndronin në një dhomë. Së fundi, pas gati dhjetë muajsh në burg, dola në gjyq dhe u lirova. I jam mirënjohës Jehovait që më dha forcë për të përballuar kërcënimet, përçmimet dhe talljet që më bënë disa njerëz.

Një ndihmëse besnike dhe e devotshme

Në 2 qershor 1951, u martova me Barbarën dhe që atëherë ajo ka qenë një shoqe besnike dhe e devotshme në edukimin e fëmijëve tanë dhe në rritjen e tyre në «disiplinën dhe rregullin mendor të Jehovait». (Efesianëve 6:4, BR) Prej pesë fëmijëve tanë, katër po i shërbejnë me gëzim Jehovait në përgjegjësi të ndryshme. Shpresa jonë është që ata së bashku me ne të vazhdojnë të ngulmojnë në të vërtetën dhe të kontribuojnë për përparimin e organizatës dhe të veprës që po kryhet. Anëtarët e familjes në fotografinë shoqëruese, janë të gjithë shërbëtorë të dedikuar të Jehovait, përveç më të voglës, fëmijës në krahët e atit të saj. Katër janë pleq, dy prej të cilëve edhe pionierë të rregullt, duke ilustruar vërtetësinë e Proverbave 17:6: «Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.»

Tani, në moshën 68-vjeçare, shëndeti im nuk është dhe aq i kënaqshëm. Në 1991-shin, kreva operacionin tre by-pass ku më riparuan tre vena gjaku për të shmangur bllokimin dhe më vonë iu nënshtrova një angioplastije. Megjithatë, jam i lumtur që mundem të vazhdoj të shërbej si mbikëqyrës drejtues në një kongregacion në San Bernardo do Kampo, duke ndjekur gjurmët e babait tim i cili ishte midis të parëve që filloi veprën në këtë vend. Brezi ynë është me të vërtetë i pashoq, pasi kemi mundësinë për të marrë pjesë në privilegjin unik të lajmërimit të vendosjes së Mbretërisë mesianike të Jehovait. Prandaj, kurrë nuk duhet të harrojmë fjalët që Pavli i shkroi Timoteut: «Por ti, . . . kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.»​—2. Timoteut 4:5.

[Figura në faqen 23]

Prindërit e mi, Estefano dhe Juliana Maglovsky

[Figura në faqen 26]

José dhe Barbara me anëtarët e familjes së tyre të dedikuar ndaj Jehovait

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo