BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/10 f. 26-29
  • E vetme, por kurrë e braktisur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vetme, por kurrë e braktisur
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kontakti i parë me të vërtetën biblike
  • Tani vërtet e vetmuar
  • Lidhja me organizatën
  • Kongresi dhe më në fund pagëzimi
  • Kthimi në malin Gambier
  • Caktime të reja
  • Shërbim i plotë kohor i vazhdueshëm
  • Vendimet e duhura më sollën bekime gjithë jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Gjeta thesarin me vlerë të shkëlqyeshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/10 f. 26-29

E vetme, por kurrë e braktisur

TREGUAR NGA ADA LEVIS

Gjithmonë kam qenë e prirur për të qenë e vetmuar. Jam, gjithashtu, shumë e vendosur në çdo gjë që bëj, gjë që të tjerët e quajnë kokëfortësi. Di edhe se sa e lehtë është të flasësh hapur dhe kjo cilësi më ka shkaktuar probleme gjatë gjithë jetës.

MEGJITHATË, jam mirënjohëse që Perëndia Jehova, nuk më ka hedhur poshtë për shkak të të metave në personalitetin tim. Përmes një studimi të Fjalës së tij, pata mundësi të zbutja personalitetin tim dhe t’i shërbeja kështu interesave të Mbretërisë për rreth 60 vjet. Që në fëmijëri kam qenë e dashuruar pas kuajve dhe ndihma e Perëndisë për të kontrolluar kokëfortësinë time, më ka sjellë shpesh ndër mend se si mund të përdoret kapistra për të mbajtur një kalë.

Linda pranë një liqeni të bukur blu në malin Gambier të Australisë Jugore, në 1908-ën. Prindërit kishin një fermë baxhosh dhe unë isha më e madhja ndër tetë fëmijët. Babai na vdiq kur të gjithë ishim të vegjël. Kjo gjë hodhi mbi mua shumë përgjegjësi mbi drejtimin e fermës, pasi dy vëllezërit e mi më të mëdhenj duhej të punonin larg nga shtëpia për të siguruar të ardhura për familjen. Jeta në fshat përfshinte shumë kërkesa dhe një punë të vështirë.

Kontakti i parë me të vërtetën biblike

Familja ime merrte pjesë në Kishën Presbiteriane dhe ne ishim anëtarë të rregullt praktikantë. Unë u bëra mësuese në Shkollën e së dielës dhe e mora seriozisht përgjegjësinë për të mësuar fëmijët, gjë që mendoja se ishte një e drejtë frymore dhe morale.

Në 1931-shin, më vdiq gjyshi dhe mes pasurisë së tij kishte disa libra të shkruar nga kryetari i atëhershëm i Shoqatës Watch Tower, J. F. Rutherford. Fillova të lexoj librat Harpa e Perëndisë (The Harp of God) dhe Krijim (Creation) dhe sa më shumë lexoja, aq më shumë mahnitesha duke mësuar se shumë gjëra që besoja dhe po ua mësoja fëmijëve, nuk mbështeteshin në Bibël.

Sikur më ra damllaja kur mësova se shpirti njerëzor nuk është i pavdekshëm, se shumica e njerëzve nuk do të shkojnë në qiell pas vdekjes dhe se nuk ka vuajtje të përhershme në ferr për të ligjtë. Gjithashtu, u shqetësova kur mësova se ruajtja e së dielës së sabatit çdo javë nuk është një kërkesë e krishterë. Prandaj, isha përballë një vendimi serioz: të ndiqja mësimet tradicionale të të ashtuquajturit krishterim apo të filloja mësimin e së vërtetës biblike. Nuk vonova shumë të vendosja për t’i dhënë fund gjithë shoqërimit tim me Kishën Presbiteriane.

Tani vërtet e vetmuar

Familjes sime, miqve dhe të njohurve që kisha pasur më parë në kishë nuk u erdhi aspak mirë, kur i lajmërova se kisha ndër mend ta lija kishën dhe të mos jepja më mësim në Shkollën e së dielës. Kur zbuluan se isha ngatërruar me të ashtuquajturit njerëz të gjykatësit Rutherford, kjo s’bëri gjë tjetër veçse e ndezi më shumë zjarrin e thashethemeve. Në fakt, nuk isha e izoluar, por pjesa më e madhe e familjes dhe e miqve të mëparshëm ishin të ftohtë ndaj meje, për të mos thënë më shumë.

Sa më shumë studioja dhe verifikoja shkrimet e radhitura në librat që po lexoja, aq më shumë e shikoja nevojën për të predikuar publikisht. Mësova se Dëshmitarët e Jehovait shkonin nga shtëpia në shtëpi, si pjesë e shërbimit të tyre publik. Por në atë kohë, në krahinën tonë nuk kishte asnjë Dëshmitar. Prandaj, askush nuk më inkurajoi dhe nuk më tregoi se si ta predikoja lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14) Ndihesha shumë e vetmuar.

Megjithatë, urdhri i Biblës për t’u predikuar të tjerëve vazhdonte të më bënte një përshtypje të madhe, prandaj, vendosa se në një mënyrë a në një tjetër duhej të filloja të predikoja. Pas shumë lutjesh, vendosa të filloja vizitat në shtëpitë e fqinjëve për t’u treguar atyre atë që kisha mësuar nga studimi im dhe të përpiqesha t’ua tregoja këto gjëra nga vetë Bibla e tyre. Shtëpia e parë që vizitova ishte ajo e mbikëqyrësit të dikurshëm në Shkollën e së dielës. Përgjigjja e tij e akullt dhe komentet negative për braktisjen e kishës, sigurisht që nuk ishin një fillim inkurajues. Por ndieva një zjarr dhe një forcë të brendshme të pazakontë, pasi ika prej shtëpisë së tij dhe vazhdova të vizitoja shtëpitë e tjera.

Në të vërtetë nuk kishte kundërshtim të hapur, por isha e habitur me indiferencën e përgjithshme të shokëve të dikurshëm të kishës, kur i vizitoja. Për habinë dhe zhgënjimin tim, përjetova kundërshtimin më të fortë nga vëllai im më i madh, gjë që më kujtonte fjalët e Jezuit: «Dhe ju madje do t’ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; . . . Dhe të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.»​—Luka 21:16, 17.

Që në moshë të vogël isha bërë kalorëse me përvojë, prandaj vendosa që mënyra më e shpejtë për të shkuar në shtëpitë e njerëzve do të ishte me kalë. Kjo gjë më dha mundësi të shkoja deri në territorin fshatar në periferi. Por një mbasdite kali u pengua e ra në një rrugë të rrëshqitshme dhe unë pata një thyerje të rëndë të kafkës së kokës. Për njëfarë kohe ekzistonte frika se nuk do të mund të mbijetoja. Pas kësaj rënieje, sido që të ishin rrugët, të lagura apo të rrëshqitshme, unë shkoja me kalë me kaloshinë, por jo kalëshalë.a

Lidhja me organizatën

Pak kohë pas aksidentit tim, një grup predikuesish të plotë kohorë, që tani quhen pionierë, vizituan krahinën e malit Gambier. Kështu, për herë të parë munda të flas ballë për ballë me bashkëbesimtarët. Para se të iknin, ata më inkurajuan t’i shkruaja zyrës së degës së Shoqatës Watch Tower dhe të kërkoja se si mund të merrja pjesë në mënyrë më të organizuar në veprën e predikimit publik.

Pasi i shkrova Shoqatës, mora libra, broshura dhe një kartë të shtypur dëshmie që ta përdorja për t’u prezantuar në dyer. Ndihesha pak më afër motrave dhe vëllezërve të mi frymorë, për shkak të letrave nga zyra e degës. Por, kur grupi i pionierëve iku e shkoi në një qytet tjetër, u ndieva më e vetmuar se kurrë.

Si rezultat i ciklit të rregullt të dëshmisë çdo ditë, në pjesën më të madhe me kaloshinë, u bëra mjaft e njohur në krahinë. Në të njëjtën kohë, kisha mundësi të kujdesesha edhe për punët në fermë. Që atëherë, familja kishte hequr dorë nga kundërshtimi i kësaj rutine dhe as nuk e merrte më mundimin të ndërhynte. Për katër vjet, shërbeva në këtë mënyrë si një lajmëtare e izoluar dhe e papagëzuar e lajmit të mirë.

Kongresi dhe më në fund pagëzimi

Në prill të 1938-ës, vëllai Rutherford vizitoi Australinë. Kundërshtimi i fuqishëm i klerit çoi në anulimin e kontratës për Sallën e qytetit Sidnei. Por, minutën e fundit u mor leja për të përdorur fushat e sportit. Ndryshimi i detyruar i planeve në fakt u tregua i dobishëm, pasi në fushat e sportit do të mund të rregulloheshin disa mijëra njerëz më shumë. Erdhën rreth 12.000 persona, interesi i shumë prej të cilëve ishte ngjallur nga kundërshtimi i mbledhjes sonë i nxitur nga kleri.

Lidhur me vizitën e vëllait Rutherford, në periferinë e Sidneit fqinjë u mbajt një kongres prej disa ditësh. Pikërisht atje më në fund e simbolizova dedikimin tim ndaj Perëndisë Jehova me pagëzimin në ujë. A mund ta mendosh gëzimin që ndieva, që më në fund isha me qindra vëllezër e motra nga i gjithë kontinenti australian?

Kthimi në malin Gambier

Kur u ktheva në shtëpi, u ndieva shumë e vetmuar, megjithatë isha më e vendosur se kurrë për të bërë sa të mundja në veprën e Mbretërisë. Shpejt, u njoha me familjen Agnju: Hju, të shoqen dhe katër fëmijët e tyre. Ata jetonin në qytetin Milisent, vetëm 50 km larg nga mali Gambier dhe duhej të përshkoja 50 km çdo rrugë me kalë e kaloshinë për të drejtuar me ta një studim të rregullt biblik. Kur ata përqafuan të vërtetën, u zgjodh edhe problemi im i vetmisë.

Brenda një kohe të shkurtër, ne formuam një grup të vogël për dhënien e dëshmisë në mënyrë të organizuar. Më pas, lumturisht, nëna ime filloi të interesohej dhe vinte bashkë me mua në udhëtimin prej 100 km rrugë në studimin me një grup të sapoformuar. Që atëherë, nëna gjithmonë ka qenë inkurajuese dhe e dobishme, megjithëse u pagëzua disa vjet më vonë. Tani nuk isha më e vetmuar!

Grupi ynë i vogël nxori katër pionierë, tri vajzat nga familja Agnju: Kristel, Estel, Beti dhe unë. Më vonë, në fillim të viteve ’50, të trija vajzat morën pjesë në Shkollën Biblike të Galaadit (Watchtower). Ato u caktuan si misionare në Indi dhe Sri Lanka, ku të gjitha shërbyen deri kohët e fundit, kur Estelës iu desh të kthehej në Australi për shkak të problemeve serioze me shëndetin.

Në janar të 1941-shit, në Australi u ndalua aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait, prandaj shpejt ne vepruam sipas rrethanës. Çdo gjë që përdornim në shërbim, literaturë, gramafonë portativë, leksione biblike të incizuara e kështu me radhë, e futëm në një baule të madhe teneqeje. Pastaj, e vumë baulen në një plevicë dhe sollëm një barrë me bar të thatë për ta groposur.

Pavarësisht nga ndalimi, ne e vazhduam predikimin shtëpi më shtëpi, por me shumë kujdes, duke përdorur vetëm Biblën kur flisnim me të zotët e shtëpisë. Revistat dhe broshurat duhej t’i fshihja nën shalën e kalit dhe i nxirrja vetëm kur zbulohej interes i sinqertë për mesazhin e Mbretërisë. Më në fund, në qershor të 1943-shit ndalimi u hoq dhe ne kishim përsëri mundësi të ofronim literaturë hapur.

Caktime të reja

Në 1943-shin, u vura në dispozicion si pioniere dhe vitin tjetër ika nga mali Gambier për në një caktim tjetër. Në fillim, më ftuan të shërbeja për një kohë të shkurtër në zyrën e degës së Shoqatës, në Stratfeld. Pas kësaj, mora caktime të njëpasnjëshme në jug të Uellsit të Ri Jugor dhe në perëndim të Viktorias. Megjithatë, një nga caktimet që më dha shpërblimin më të rëndësishëm frymor ishte në kongregacionin e madh të qytetit të Melburnit. Meqë vija nga një qendër e vogël, mësova shumë duke shërbyer atje.

Kur isha caktuar në zonën Gipsland të krahinës së Viktorias, unë bashkë me shoqen time pioniere, Helen Krauford, drejtonim shumë studime biblike dhe brenda një kohe të shkurtër pamë formimin e një kongregacioni. Ajo krahinë kishte një territor të gjerë fshatar dhe për transportim kishim një mjet të vjetër e që nuk mund t’i besohej shumë. Nganjëherë ecnim të hipur mbi të, por në të shumtën e rasteve e shtynim. Sa më digjte zemra për një kalë! Nganjëherë, vërtet thoja: «Do të jepja gjithçka (përveç Mbretërisë) për një kalë!» Sot, në shumë qendra të asaj krahine ka kongregacione të forta dhe Salla të bukura Mbretërie.

Në 1969-ën, mora një caktim në Kanbera, kryeqytet i Australisë. Ishte një caktim që kërkonte përdorim sa më të plotë të aftësive dhe ofronte një shumëllojshmëri rrethanash për të dëshmuar, pasi shpesh takonim personel në shumë ambasada të huaja. Akoma shërbej këtu, por vitet e fundit e kam përqendruar dëshminë time në zonën industriale të qytetit.

Në 1973-shin, pata privilegjin të merrja pjesë nëpër kongrese të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër moment me rëndësi në jetën time ishte pjesëmarrja si delegate e kongresit në 1979-ën dhe vizita në Izrael dhe Jordan. Vizita në vendet e sotme të përmendura në Bibël dhe meditimi mbi ngjarjet që kanë ndodhur atje, ishte vërtet një përvojë emocionuese. Pata mundësi të përjetoja atë që ndihet kur noton në detin e vdekur me ujërat e tij të kripura dhe gjatë vizitës në Petra të Jordanit, pata mundësi të kalëroja edhe një herë mbi kalë. Kjo gjë më solli ndër mend ato ditë, kur kuajt më jepnin mundësi të shkoja në zonat e shpërndara fshatare me mesazhin e Mbretërisë.

Shërbim i plotë kohor i vazhdueshëm

Dëshira ime për të vazhduar në shërbimin e plotë kohor pavarësisht nga mosha e kaluar, është mbajtur e gjallë nga sigurime speciale, si Shkolla e Shërbimit për Pionier dhe mbledhjet për pionierë bashkë me asambletë qarkore si dhe inkurajimi i vazhdueshëm që mora nga mbikëqyrësit udhëtues. Me të vërtetë mund të them se Jehovai me mirësi i ka drejtuar çështjet në atë mënyrë që ditët e vetmisë, janë një gjë e së kaluarës.

Tani kam 87 vjet mbi shpatulla dhe pas rreth 60 vjetësh në shërbim të Jehovait, kam një fjalë inkurajuese për të tjerët, që gjithashtu mund të jenë të hapur dhe tepër të pavarur: Nënshtrojuni gjithmonë drejtimit të Jehovait. Jehovai na ndihmoftë për të kontrolluar mënyrën tonë të të folurit dhe na kujtoftë vazhdimisht se megjithëse shpesh mund të ndihemi të vetëm, ai kurrë nuk do të na braktisë.

[Shënimi]

a Kaloshina është një karrocë e vogël me dy rrota që tërhiqet nga një kalë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo