BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/11 f. 3
  • Si mund të mbijetosh në një lagje të rrezikshme?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund të mbijetosh në një lagje të rrezikshme?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një frymë pozitive
  • Një betejë e humbur kundër krimit
    Zgjohuni!—1998
  • Një kohë kur nuk kishte krime
    Zgjohuni!—1998
  • Përse kaq shumë njerëz jetojnë me frikë?
    Zgjohuni!—2005
  • A kanë dalë krimet jashtë kontrollit?
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/11 f. 3

Si mund të mbijetosh në një lagje të rrezikshme?

ISHA gjithmonë e trembur. Kisha frikë në ashensor. Kisha frikë në makinën time. Kisha frikë në shtëpinë time. Kudo kishte krime. Njerëzit grabiteshin vazhdimisht»,—thotë Maria. A ndihesh edhe ti, si kjo grua braziliane, i frikësuar në lagjen tënde, sidomos në errësirën e natës?

Leximi i librave policorë mund të jetë drithërues, por në jetën e vërtetë shpesh nuk ka përfundime të lumtura. Krimi mund të mbesë i pazgjidhur. Ose në rast të ndonjë vrasjeje, dikujt i duhet të jetojë pa burrin, babain apo birin, pa gruan, motrën apo bijën. A po rriten krimet e dhunshme në zonën tënde? A ke dëshirë për një vend të qetë, ku familja jote mund të jetë e sigurt? Apo, nëse je i detyruar t’i rritësh fëmijët në një zonë me kriminalitet të lartë, ç’mund të bësh për të mbijetuar?

Është e vërtetë se ka ende qytete me pak krime. Në shumë vende, njerëzit jetojnë ende në një ambient të qetë fshati apo edhe në fshatra të qetë. Por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi edhe në ato zona që më parë konsideroheshin pa krime. Për shembull, në Brazilin e 50 vjetëve më parë, 70 për qind e popullsisë jetonte nëpër fshatra. Tani, 70 për qind jeton në qytete. Bashkë me mundësinë për të punuar, janë shtuar edhe problemet urbane, të tilla si krimi dhe dhuna. Jeton apo jo në ndonjë zonë të rrezikshme, megjithatë të duhet të shkosh në punë ose në shkollë dhe të bësh gjëra të ndryshme larg shtëpisë.

Duke pranuar rritjen e «sindromës së panikut», një shef policie në Rio de Zhaneiro citon padrejtësinë shoqërore dhe krimin e organizuar, si faktorë që kontribuojnë. Ai mendon, gjithashtu, se gazetat dhe televizioni kontribuojnë në përhapjen e frikës, «duke ndikuar mbi frymën e popullsisë me lajme tragjike». Edhe droga, prishjet e familjeve dhe edukimi i mangët fetar kontribuojnë në rritjen e paligjshmërisë. Ç’do të sjellë e ardhmja? A do të vazhdojë doza e vazhdueshme me skena të dhunshme, e minimizuar nga librat dhe filmat si zbavitëse, të bëjë që njerëzit të jenë të pandjeshëm kundrejt të tjerëve? A mund të bëhen të rrezikshme edhe zona që konsiderohen pa krime?

Pasi dhuna nuk është aspak e këndshme për viktimat, ne kemi një dëshirë të zjarrtë për të qenë të sigurt. Nuk habitemi që qytetarët e shqetësuar kërkojnë edhe më shumë policë rrugëve, dënime më të rënda me burg, madje edhe dënimin kapital! Megjithë rreziqet që mund të sjellë, disa blejnë armë për t’u vetëmbrojtur. Të tjerët duan që autoritetet të kufizojnë shitjen e armëve të zjarrit. Por, pavarësisht nga lajmet e këqija mbi bollëkun e krimeve, nuk duhet të dëshpërohemi. Në fakt, shumë qytetarë në qytete të tilla të mëdha, si Johanesburgu, Meksiko, Nju Jorku, Rio de Zhaneiro dhe Sao Paolo, nuk janë grabitur kurrë. Le të shohim si ia dalin njerëzit në një lagje të rrezikshme.

Një frymë pozitive

Në lidhje me një zonë të mbushur me krime, një shkrimtar komentonte mbi «aftësinë dhe durimin e mijëra brazilianëve, të cilët kanë arritur të jetojnë me njëfarë dinjiteti dhe sjellje të mirë, pavarësisht nga kushtet e vështira të jetesës». Pas 38 vjetësh në Rio de Zhaneiro, Zhorge thotë: «Shmang disa rrugë e zona dhe nuk tregoj asnjëfarë kurioziteti. Gjithashtu, nuk eci vonë nëpër rrugë dhe nuk shfaq ndonjë frikë të tepruar. Edhe pse jam i kujdesshëm, i konsideroj njerëzit si të ishin të ndershëm, duke i trajtuar me dinjitet dhe respekt.»

Po, shmang telashet e kota. Shiko punën tënde. Kurrë mos e nënvlerëso faktin se frika e madhe mund të ndikojë mbi nervat, duke bërë që edhe njerëzit me ekuilibër të mirë të veprojnë pa arsyetuar. Duke folur për punën që kryente në disa zona të rrezikshme, Odari vëren: «Përpiqem të jem pozitiv, pa e mbushur mendjen me frikën e gjërave të këqija që mund të ndodhin, pasi kjo krijon tension dhe panik të panevojshëm. Përpiqem të respektoj të gjithë njerëzit.» Përveçse të jesh i vëmendshëm e të qëndrosh larg personave të dyshimtë, ai shton edhe një ndihmë tjetër për të kontrolluar emocionet: «Mbi gjithçka, kultivoj besim në Perëndinë Jehova, duke kujtuar se syve të tij s’i shpëton asgjë dhe asgjë nuk ndodh pa lejen e tij.»

Sidoqoftë, askujt nuk i pëlqen të jetojë vazhdimisht me frikë. Për më tepër, kush mund ta mohojë se frika dhe stresi i tepërt janë të dëmshëm për shëndetin emocional dhe fizik? Çfarë shprese kanë ata që frikësohen se mos i sulmojnë atëherë kur s’e presin? Pasi shumë veta kanë frikë se më e keqja në lidhje me krimet s’ka ardhur akoma, a do ta shohim ndonjëherë fundin e dhunës? Të ftojmë të lexosh artikullin vijues, «Kur do të pushojë frika?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo