BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/2 f. 3-4
  • Dhuna gjendet kudo

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhuna gjendet kudo
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dhuna në shtëpi
  • Dhuna në vendin e punës
  • Dhuna në sport e në zbavitje
  • Dhuna në shkollë
  • Një kulturë e dhunshme
  • A mund të çlirohemi nga vargonjtë e dhunës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Dhuna
    Zgjohuni!—2015
  • Të çmendur pas dhunës
    Zgjohuni!—2012
  • Pse sot ka kaq shumë krime të dhunshme?
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/2 f. 3-4

Dhuna gjendet kudo

NDËRSA rrinte ulur në makinën e tij, duke pritur që të ndryshonte drita e semaforit, shoferi vërejti papritur një burrë trupmadh që po vinte drejt tij, duke bërtitur me fjalë të ndyra e duke tundur grushtet në ajër. Shoferi shpejtoi të mbyllte dyert e makinës dhe xhamat, por burri vazhdoi të afrohej. Kur mbërriti, e tundi makinën dhe tërhoqi derën e saj. Më në fund, i zhgënjyer, ai ngriti grushtin e tij të madh dhe goditi xhamin e makinës, duke e bërë copë-copë.

A është kjo një skenë e ndonjë filmi me aksion? Jo! Ishte një sherr mes trafikut në ishullin Ohau, Havai, i njohur për qetësinë dhe për atmosferën e tij të butë.

Kjo s’të habit. Drynët nëpër dyer, hekurat nëpër penxhere, personeli i mbrojtjes nëpër ndërtesa, madje edhe tabelat nëpër autobusë, ku shkruhet «Shoferi nuk mban arkën e parave», theksojnë të gjitha një gjë: dhuna gjendet kudo.

Dhuna në shtëpi

Shtëpia është vlerësuar gjithmonë si parajsa mbrojtëse e dikujt. Megjithatë, ky imazh idilik po ndryshon me shpejtësi. Dhuna në familje, ku përfshihet abuzimi me fëmijët, rrahja e grave dhe vrasjet, gjendet nëpër faqet e para të lajmeve kudo në botë.

Për shembull, një gazetë thotë se «të paktën 750.000 fëmijë në Britani mund të vuajnë nga trauma të gjata kohore, për shkak se janë gjendur nën dhunën e ushtruar në shtëpi». (Manchester Guardian Weekly) Raporti bazohej në një sondazh, nga i cili u zbulua, gjithashtu, se «tre në çdo katër gra të pyetura thanë se fëmijët e tyre kishin parë aksidente të dhunshme e të paktën dy të tretat e fëmijëve kishin parë nënat e tyre tek rriheshin». Në mënyrë të ngjashme, sipas një gazete tjetër, Bordi Këshillues Amerikan për Abuzimin dhe Lënien pas dore të Fëmijëve, ka llogaritur se «2.000 fëmijë, shumica e të cilëve nën 4 vjeç, vdesin çdo vit në duart e prindërve apo kujdestarëve». (U.S. News & World Report) Kjo e tejkalon numrin e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore, nga mbytjet apo nga rëniet, thotë raporti.

Dhuna nëpër shtëpi përfshin edhe abuzimin ndaj bashkëshortëve, gjë që shkon nga shtyrjet deri te shpullat, shkelmat, kapjet prej fyti, rrahjet, kërcënimet me thika apo me armë e deri te vrasjet. Sot, këto forma dhune mund të themi se i kryejnë si burrat, ashtu edhe gratë. Nga një studim ka dalë se mes rasteve të raportuara të dhunës ndërmjet çifteve, pothuajse një e katërta e këtyre rasteve ka nisur nga burrat, një e katërta tjetër nga gratë dhe pjesa tjetër mund të përshkruhet më së miri si sherre, për të cilat kanë pasur faj të dyja palët.

Dhuna në vendin e punës

Larg prej shtëpisë, puna ka qenë tradicionalisht vendi ku një person gjen rregull, respekt dhe sjellje të qytetëruar. Por duket se nuk është më kështu. Për shembull, statistikat e nxjerra nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara tregojnë se çdo vit më shumë se 970.000 njerëz janë viktima të krimeve të dhunshme në vendin e punës. E thënë me fjalë të tjera, sipas një raporti «një në çdo katër punëtorë mund të bjerë viktimë e ndonjë forme dhune në punë».​—Professional Safety​—Journal of the American Society of Safety Engineers.

Më shqetësues është fakti se dhuna në vendin e punës nuk kufizohet me grindjet me fjalë apo fyerjet. «Dhuna e drejtuar veçanërisht kundër punëdhënësve, si dhe ajo nëpunës kundër një nëpunësi tjetër, është tani kategoria me rritje më të shpejtë për vrasjet në Shtetet e Bashkuara»,—thotë i njëjti raport. Në vitin 1992, 1 ndër 6 vdekje në punë, ishte vrasje; për gratë statistika ishte 1 në 2. S’mund të mohohet që një valë dhune ka përfshirë rregullin e dikurshëm në vendin e punës.

Dhuna në sport e në zbavitje

Sportet dhe zbavitjet janë konsideruar si mjete çlodhjeje, për ta freskuar një person nga punët më të rënda të jetës. Sot, zbavitjet janë kthyer në një industri shumë miliarda dollarëshe. Për të nxjerrë një përfitim sa më të madh të jetë e mundur nga ky treg fitimprurës, furnizuesit nuk kanë asnjë kundërshtim për të përdorur çdo lloj mjeti që kanë në dispozicion. Dhe një nga këto mjete është dhuna.

Për shembull, një revistë biznesi (Forbes) raportoi se një prodhues i video-game ka një lojë lufte mjaft të njohur, në të cilën një luftëtar u çan kundërshtarëve kokën dhe kurrizin, ndërsa spektatorët bërtasin: «Vrite! Vrite!» Një version i po kësaj loje, i bërë për një kompani konkurruese, nuk e kishte këtë skenë gjakatare. Rezultati? Versioni më i dhunshëm e tejkaloi konkurruesin e tij në raport 3 me 2. Kjo përfshin një shumë të madhe parash. Kur versioni i këtyre lojërave që paraqitej vetëm nëpër shtëpi erdhi në treg, kompanitë volën anembanë botës një shumë prej 65 milionë dollarësh në dy javët e para! Kur hyn në mes përfitimi, dhuna s’është gjë tjetër, veçse një tjetër karem për konsumatorët.

Dhuna në sporte është një çështje tjetër. Shpesh, lojtarët marrin lavdërime për dëmet që mund të shkaktojnë. Për shembull, në një ndeshje hokei në vitin 1990, u dhanë 86 penallti, maksimumi më i madh. Loja u ndërpre për tri orë e gjysmë nga goditjet e qëllimshme të dënimit. Një lojtar u shtrua në spital me një kockë të fytyrës të thyer, me gërvishtje të korneas dhe me një prerje të gjatë e të thellë. Përse gjithë kjo dhunë? Një lojtar shpjegoi: «Kur fiton një ndeshje plot me emocione, me shumë luftë, shkon në shtëpi e ndihesh edhe më shumë i afërt me shokët e tu të skuadrës. Mendoj se lufta e bën ndeshjen me të vërtetë frymore.» Në një pjesë të madhe të sporteve të sotme, duket se dhuna nuk është vetëm mjeti për të arritur një qëllim, por ajo vetë është qëllimi.

Dhuna në shkollë

Shkolla është konsideruar gjithmonë si një kështjellë, brenda së cilës të rinjtë mund t’i hedhin prapa të gjitha shqetësimet e tyre e të përqendrohen në zhvillimin e mendjes e të trupit. Megjithatë, sot shkolla nuk është më një vend i tillë i sigurt. Sipas një sondazhi të bërë nga Gallup në vitin 1994, u zbulua se dhuna dhe bandat përbëjnë problemin numër një nëpër shkollat publike të Shteteve të Bashkuara, duke lënë kështu prapa çështjet financiare, të cilat kryesonin vitin e mëparshëm. Por, sa e rëndë është gjendja?

Gjatë një testi, studentëve iu bë kjo pyetje: «A ke qenë ndonjëherë viktimë e ndonjë akti dhune të ndodhur brenda apo përreth shkollës?» Afërsisht 1 në çdo 4 studentë u përgjigj «po». Më shumë se një e dhjeta e mësuesve u përgjigj, gjithashtu, në mënyrë pohuese. Gjatë të njëjtit test, u zbulua se 13 për qind e studentëve, djem e vajza, pranuan se dikur kanë mbajtur armë në shkollë. Shumica pohoi se kishin vepruar kështu sa për t’u bërë përshtypje të tjerëve apo për vetëmbrojtje. Por një student 17-vjeçar goditi në gjoks mësuesin e tij, kur ky u mundua t’i hiqte pistoletën.

Një kulturë e dhunshme

Nuk mund të mohohet se sot dhuna gjendet kudo. Në shtëpi, në punë, në shkollë dhe në zbavitje, hasim një kulturë të dhunshme. Pasi ndeshen me të çdo ditë, shumë veta e kanë pranuar si diçka normale, derisa një ditë të bien ata vetë viktima. Atëherë ata pyesin: «A do të mbarojë ndonjëherë?» A dëshiron edhe ti ta dish përgjigjen? Atëherë, të lutemi të lexosh artikullin vijues.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo