BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/4 f. 5-7
  • Lajme të mira na presin!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lajme të mira na presin!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shkaqet e të gjitha lajmeve të këqija
  • Përse ka rritje të lajmeve të këqija?
  • Nuk do të jetë gjithmonë kështu
  • Shtimi i ngjarjeve me lajme të këqija
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Lajmi i mirë!
    Zemra ime i këndon Jehovait
  • Një armik i jetës së përhershme
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Sundimtarë në mbretërinë frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/4 f. 5-7

Lajme të mira na presin!

GJITHSECILI prej nesh hidhërohet, sa herë që merr lajme të këqija të një natyre personale. Nga ana tjetër, gëzohet kur i vijnë lajme të mira, lajme gëzimi për veten dhe për personat tanë të dashur. Por, kur lajmet e këqija ndikojnë të tjerët dhe jo ne, ka gjithmonë një element kureshtjeje; disa madje gëzojnë kur mësojnë për fatkeqësinë e të tjerëve. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht arsyen përse shiten më shumë gazetat me lajme të këqija.

Pjesa e parë e Luftës I Botërore, përmbante një shembull të gjallë të interesit të sëmurë për fatkeqësinë që kanë disa njerëz. Luftanija 10.000-tonëshe, Graf Spi, ishte krenaria e flotës gjermane të 1939-s. Për javë të tëra, kjo luftanije po shkatërronte anijet tregtare aleate në Oqeanin e Atlantikut Jugor dhe në Oqeanin Indian. Përfundimisht, tre kryqëzorë britanikë u vunë në ndjekje të saj dhe e sulmuan luftanijen Graf Spi, duke i shkaktuar humbjen e jetës dhe duke e detyruar anijen të çapitej drejt skelës uruguajane të Montevideos për riparim. Qeveria uruguajane urdhëroi që luftanija të kthehej menjëherë në det, përndryshe do ta bllokonin. Kështu, dukej e pashmangshme një betejë që me sa duket Britania do ta fitonte.

Duke dëgjuar këtë, një grup biznesmenësh të pasur në Shtetet e Bashkuara mori me qira një aeroplan, i cili u kushtoi 2.500 dollarë për kokë, për të fluturuar drejt Uruguait dhe për të qenë dëshmitar i betejës së përgjakshme. Për zhgënjim të tyre, beteja nuk ndodhi kurrë. Adolf Hitleri urdhëroi që Graf Spi të shkatërrohej menjëherë. Mijëra spektatorë që mizëronin në skelën e Montevideos, duke pritur të ishin dëshmitarë të spektaklit të një beteje të ashpër në det, në vend të kësaj panë dhe dëgjuan një shpërthim shurdhues, që e fundosi luftanijen Graf Spi, të braktisur nga ekuipazhi i vet. Kapiteni bëri vetëvrasje me një të shtënë në kokë.

Edhe pse disa njerëz ndonjëherë janë të tërhequr ndaj gjërave të frikshme, shumica janë të mendimit se parapëlqejnë më shumë lajmet e mira, sesa të këqijat. A nuk mendon edhe ti ashtu? Përse, atëherë, historia regjistron kaq shumë lajme të këqija dhe kaq pak lajme të mira? A mund të ndryshojë ndonjëherë situata?

Shkaqet e të gjitha lajmeve të këqija

Bibla na tregon kohën, kur rregull i ditës ishin vetëm lajmet e mira. Lajmet e këqija ishin diçka e panjohur, e padëgjuar. Kur Perëndia Jehova plotësoi veprat e tij të krijimit, planeti Tokë ishte gati që ta gëzonin njeriu dhe kafshët. Tregimi i Zanafillës thotë: «Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë.»​—Zanafilla 1:31.

Mungesa e lajmeve të këqija nuk zgjati shumë pas krijimit të njeriut. Para se Adamit dhe Evës t’i lindnin pasardhësit, u bënë të njohura lajmet e këqija të rebelimit kundër Perëndisë dhe rregullit të tij universal mbi të mirën. Një bir frymor i Perëndisë, që bënte pjesë në rangun e lartë, tradhtoi pozitën e tij të besuar dhe me sukses nxiti çiftin e parë njerëzor që të bashkohej me të në këtë drejtim rebel e tradhtar.—Zanafilla 3:1-6.

Bollëku i lajmeve të këqija, dëshmitar i të cilave ka qenë njerëzimi, e ka fillimin e vet në atë kohë. S’është për t’u habitur që intrigat, zhgënjimet, gënjeshtrat, të pavërtetat dhe gjysmë të vërtetat, shquhen kaq qartë në lajmet e këqija që kanë vërshuar mbi botën që atëherë. Jezu Krishti me të drejtë e ngarkoi me faj Satana Djallin si nismëtar i lajmeve të këqija, duke u thënë udhëheqësve fetarë të ditëve të Tij: «Ju jeni nga Djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.»​—Gjoni 8:44.

Ndërsa popullsia shtohej në numër, lajmet e këqija shtoheshin bashkë me të. Pa dyshim, kjo nuk do të thotë se nuk kishte kohë gëzimi dhe lumturie, sepse kishte shumë gjëra në jetë që ishin shkak për gëzim. Megjithatë, retë e shqetësimit dhe të hidhërimit kanë qenë të dukshme në çdo brez të njerëzimit e deri tani.

Ka një shkak tjetër në themel të kësaj situate të vajtueshme. Kjo është prirja jonë e trashëguar drejt shkeljeve dhe shkatërrimit. Vetë Jehovai e përcakton këtë shkak të pashmangshëm për lajme të këqija, duke thënë: «Synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij.»​—Zanafilla 8:21.

Përse ka rritje të lajmeve të këqija?

Megjithatë, ka një arsye përse lajmet e këqija janë rritur në këtë shekull të 20-të. Kjo arsye është deklaruar qartë në Bibël, e cila paratha se njerëzimi në shekullin e 20-të do të hynte në një periudhë kohe të pashoqe, të njohur si «ditët e fundit» ose «koha e mbarimit». (2. Timoteut 3:1; Danieli 12:4) Profecia e Biblës dhe kronologjia biblike e përcaktojnë këtë «periudhë të fundit», që filloi në 1914-n. Për prova më të hollësishme nga Shkrimet në lidhje me këtë, të lutemi të shikosh kapitullin 11 të librit Njohuria që të çon në jetën e përhershme, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

Ditët e fundit duhej të fillonin me një ngjarje që automatikisht do të shkaktonte rritjen e lajmeve të këqija në tokë. Ç’ishte kjo? Ishte hedhja nga qielli e Satana Djallit dhe hordhive të tij demonike. Mund ta lexosh këtë përshkrim të gjallë të rritjes së pashmangshme të lajmeve të këqija, në Zbulesën 12:9, 12: «Kështu dragoi i madh, gjarpri i lashtë, që është quajtur Djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij. . . . Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti Djalli drejt jush, duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë.»

Prandaj, në çfarëdo kohe që mbetet akoma, derisa ditët e fundit të arrijnë fundin e tyre, mund të presim që lajmet e këqija të vazhdojnë dhe madje të rriten në sasi dhe në dendësi.

Nuk do të jetë gjithmonë kështu

Lumturisht, gjendja e çështjeve që sjell epideminë e sotme të lajmeve të këqija, nuk do të ekzistojë gjithmonë për njerëzimin. Në fakt, mund të themi me bindje se ditët e lajmeve të këqija që vazhdojnë, janë të numëruara. Situata nuk është e pashpresë, pavarësisht se si mund të duket rasti. Fundi i të gjitha lajmeve të këqija është afruar dhe do të vijë pa dështuar, në kohën e duhur të caktuar nga Perëndia.

Mund të jemi të sigurt për këtë, sepse është profetizuar që ditët e fundit do të arrijnë kulmin ose do të përfundojnë me shkatërrimin e Satanait dhe eliminimin e të gjitha shkaqeve për lajme të këqija. Ai do të shfarosë të gjithë njerëzit e ligj nxitës të grindjeve, të cilët nuk pranojnë të ndryshojnë dhe të braktisin jetën e tyre mëkatare. Këto ngjarje arrijnë kulmin në luftën e ditës së madhe të Perëndisë, të Plotfuqishmit, që në përgjithësi njihet si beteja e Harmagedonit. (Zbulesa 16:16) Menjëherë pas kësaj, Satana Djalli dhe hordhitë e tij të forcave demonike do të nxirren jashtë loje. Zbulesa 20:1-3 e përshkruan kështu lidhjen e Satanait, nismëtarit të të gjitha lajmeve të këqija: «Pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës dhe një zinxhir të madh në dorë. Ai e kapi dragoin, gjarprin e lashtë, që është Djalli dhe Satani dhe e lidhi për një mijë vjet dhe e hodhi atë në humnerë dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet.»

Pas këtyre ngjarjeve dramatike, do të vijë një kohë e pashembullt me lajme të mira për tokën dhe banorët e saj. Këta banorë do të përfshijnë ata miliona që kanë mbijetuar luftën përfundimtare të Harmagedonit dhe miliarda të tjerë që do të ringjallen nga gjumi i vdekjes nëpër varre. Më i miri nga të gjitha lajmet e mira është përshkruar në librin e fundit të Biblës: «Ja, tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.»​—Zbulesa 21:3, 4.

A mund ta përfytyrosh atë kohë të lumtur? Vërtet, një e ardhme e lavdishme, ku lajmet e këqija nuk do të ekzistojnë më! Po, të gjitha lajmet e këqija do të kenë marrë fund dhe nuk do të dëgjohen përsëri. Do të mbretërojnë me epërsi lajmet e mira dhe do të ketë me bollëk për gjithë përjetësinë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo