BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/4 f. 16-21
  • Përse adhurimi i vërtetë merr bekimin e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse adhurimi i vërtetë merr bekimin e Perëndisë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë frytesh duhet të japë feja e vërtetë?
  • Feja e dashurisë, jo e urrejtjes
  • Perëndia bekon pastërtinë në sjellje dhe në mësim
  • «E vërteta do t’ju bëjë të lirë»
  • Një emër që është dallues
  • Adhurimi që miraton Perëndia
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Identifikimi i fesë së vërtetë
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Si ta gjejmë fenë e vërtetë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/4 f. 16-21

Përse adhurimi i vërtetë merr bekimin e Perëndisë?

«Lavdëroni Jah, ju njerëz! Shpëtimi, lavdia dhe fuqia i përkasin Perëndisë tonë, sepse gjykimet e tij janë të vërteta dhe të drejta.»​—ZBULESA 19:1, 2, BR.

1. Si do t’i vijë fundi Babilonisë së Madhe?

«BABILONIA E MADHE» ka rënë nga pikëpamja e Perëndisë dhe tani përballon zhdukjen. Profecia biblike na tregon se kjo lavire fetare në mbarë botën, së shpejti do të përjetojë ekzekutimin nga duart e dashnorëve të saj politikë; fundi i saj do të jetë i befasishëm dhe i shpejtë. Zbulesa që Jezui i dha Gjonit, përmbante këto fjalë profetike: «Një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh me përmasat sa një mokër dhe e hodhi në det, duke thënë: ‘Me të njëjtin vrull do të hidhet Babilonia, qyteti i madh dhe nuk do të gjendet më.’»​—Zbulesa 18:2, 21.

2. Si do të reagojnë shërbëtorët e Jehovait ndaj shkatërrimit të Babilonisë?

2 Shkatërrimi i Babilonisë së Madhe do të qahet me lot nga disa elementë të botës së Satanait, por sigurisht jo nga shërbëtorët tokësorë dhe qiellorë të Perëndisë. Brohoritja e tyre e gëzuar për Perëndinë do të jetë: «Lavdëroni Jah, ju njerëz! Shpëtimi, lavdia dhe fuqia i përkasin Perëndisë tonë, sepse gjykimet e tij janë të vërteta dhe të drejta. Sepse ai ka ekzekutuar gjykimin mbi laviren e madhe, e cila korruptoi tokën me kurvërinë e saj dhe ka marrë hak për gjakun e skllevërve të tij në duart e saj.»​—Zbulesa 18:9, 10; 19:1, 2, BR.

Çfarë frytesh duhet të japë feja e vërtetë?

3. Cilat pyetje kërkojnë përgjigje?

3 Përderisa toka do të pastrohet nga feja e rreme, cili lloj adhurimi do të mbetet? Si mund ta përcaktojmë sot se cili grup fetar do të mbijetojë shkatërrimin e perandorisë së fesë së rreme të botës së Satanait? Cilat janë frytet e drejta që duhet të japë ky grup? Ka të paktën dhjetë kritere për të dalluar adhurimin e vërtetë të Jehovait.​—Malakia 3:18; Mateu 13:43.

4. Cila është kërkesa e parë për adhurimin e vërtetë dhe si dha shembull Jezui në lidhje me këtë?

4 I pari dhe më kryesori është që të krishterët e vërtetë duhet të mbështesin sovranitetin për të cilin vdiq Jezui: sovranitetin e Atit të tij. Jezui nuk e dorëzoi jetën e tij për ndonjë çështje politike, fisnore, etnike apo shoqërore. Ai vuri Mbretërinë e Atit të tij përpara të gjitha aspiratave politike dhe revolucionare të hebrenjve. Ofertës që i bëri Satanai për fuqi botërore, ai iu përgjigj me fjalët: «Ik tutje, Satana! Sepse është shkruar: ‘Duhet të adhurosh Jehovain, Perëndinë tënd dhe vetëm atij duhet t’i bësh shërbim të shenjtë.’» Ai e dinte nga Shkrimet Hebreje se Jehovai është Sovrani i vërtetë mbi të gjithë tokën. Cili grup fetar mbështet qartësisht sundimin e Jehovait dhe jo sistemet politike të kësaj bote?​—Mateu 4:10, BR; Psalmi 83:18.

5. (a) Si duhet ta konsiderojnë adhuruesit e vërtetë emrin e Perëndisë? (b) Ç’gjë tregon se Dëshmitarët e Jehovait e nderojnë këtë emër?

5 Një kërkesë e dytë është që adhurimi i vërtetë duhet të lartësojë dhe të shenjtërojë emrin e Perëndisë. I Plotfuqishmi ia zbuloi popullit të tij, Izraelit, emrin e tij, Jehova (të përkthyer Jahve në disa versione të Biblës) dhe ai është përdorur mijëra herë në Shkrimet Hebreje. Edhe para kësaj, Adami, Eva dhe të tjerë akoma e dinin emrin, megjithëse jo gjithmonë e respektonin atë. (Zanafilla 4:1; 9:26; 22:14; Dalja 6:2) Ndërkohë që përkthyesit izraelitë dhe ata të të ashtuquajturit krishterim zakonisht e kanë hequr emrin hyjnor nga Biblat e tyre, Dëshmitarët e Jehovait i kanë dhënë këtij emri pozitën dhe respektin e duhur në versionin Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta. Ata e nderojnë këtë emër, madje siç bënë të krishterët e parë. Jakovi dëshmon: «Simoni ka treguar si i ka vizituar për herë të parë Perëndia johebrenjtë, që të zgjedhë nga ata një popull për emrin e tij. Me këtë gjë pajtohen fjalët e profetëve, . . . që mbetja e njerëzve dhe të gjithë johebrenjtë mbi të cilët thirret emri im, të kërkojnë Zotin, thotë Zoti që i bën të gjitha këto.»​—Veprat 15:14-17; Amosi 9:11, 12.

6. (a) Cila është kërkesa e tretë për adhurimin e vërtetë? (b) Si e theksuan Jezui dhe Danieli sundimin Mbretëror? (Luka 17:20, 21)

6 Një kërkesë e tretë për adhurimin e vërtetë, është që duhet të lartësojë Mbretërinë e Perëndisë si zgjidhjen e vetme legjitime dhe të suksesshme për problemet e njerëzimit mbi qeverisjen. Jezui i mësoi shkoqur ithtarët e tij të luteshin për ardhjen e asaj Mbretërie, që sundimi i Perëndisë të merrte nën kontroll tokën. Danieli ishte frymëzuar të profetizonte në lidhje me ditët e fundit: «Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë. . . . Do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri [botërore, politike] dhe do të ekzistojë përjetë.» Cilët kanë treguar me mënyrën e tyre të të vepruarit në këtë shekull të 20-të se e mbështesin plotësisht atë Mbretëri: fetë e Babilonisë së Madhe apo Dëshmitarët e Jehovait?​—Danieli 2:44; Mateu 6:10; 24:14.

7. Si e konsiderojnë adhuruesit e vërtetë Biblën?

7 Kërkesa e katërt për miratimin e Perëndisë është që shërbëtorët e tij të vërtetë duhet të mbështesin Biblën si Fjalë të frymëzuar të Perëndisë. Prandaj, ata nuk duhet të bien viktimë e kritikës së lartë, e cila përpiqet ta kthejë Biblën në një vepër të thjeshtë letrare të bërë nga njerëzit, me të gjitha dështimet që kjo mund të nënkuptojë. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Bibla është Fjalë e Perëndisë, ashtu siç i shkroi Pavli Timoteut: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.»a Prandaj, Dëshmitarët e Jehovait e mbajnë Biblën si drejtuesin e tyre, si udhëzuesin e tyre për jetën e përditshme dhe si burimin e tyre të shpresës për të ardhmen.​—2. Timoteut 3:16, 17.

Feja e dashurisë, jo e urrejtjes

8. Cila është kërkesa e pestë për adhurimin e vërtetë?

8 Si i dalloi Jezui ithtarët e tij të vërtetë? Përgjigjja e tij na çon në shenjën e pestë të domosdoshme për të identifikuar adhurimin e vërtetë. Jezui tha: «Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin. Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:34, 35) Si e tregoi Jezui dashurinë e tij? Duke dhënë jetën e tij si sakrificë shpërblerëse. (Mateu 20:28; Gjoni 3:16) Përse dashuria e sinqertë është një cilësi e rëndësishme për të krishterët e vërtetë? Gjoni shpjegoi: «Shumë të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia . . . Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.»​—1. Gjonit 4:7, 8.

9. Cilët kanë treguar dashuri të vërtetë dhe në ç’mënyrë?

9 Cilët e kanë treguar në kohën tonë këtë lloj dashurie, edhe përballë urrejtjes raciste, kombëtare apo etnike? Cilët e kanë kaluar provën supreme, madje deri në vdekje, në mënyrë që të mbizotëronte dashuria e tyre? A mund të themi që kanë qenë murgeshat dhe priftërinjtë katolikë, të cilët pranojnë që patën një pjesë të përgjegjësisë për gjenocidin në Ruanda, në vitin 1994? A nuk kanë qenë ortodoksët serbë dhe katolikët kroatë ata që janë përfshirë në «spastrimin etnik» dhe vepra të tjera jo të krishtere në luftën civile në Ballkan? Më tej, a nuk ka qenë kleri katolik dhe protestant ai që u ka fryrë flakëve të paragjykimit dhe të urrejtjes në Irlandën e Veriut gjatë këtyre pak dekadave të fundit? Pa dyshim që Dëshmitarët e Jehovait nuk mund të akuzohen për pjesëmarrjen në asnjë nga këto konflikte. Ata kanë vuajtur deri në vdekje nëpër burgje dhe kampe përqendrimi për të mos tradhtuar dashurinë e tyre të krishterë.​—Gjoni 15:17.

10. Përse të krishterët e vërtetë qëndrojnë asnjanës?

10 Kërkesa e gjashtë për adhurim të pranueshëm nga Perëndia, është asnjanësia në lidhje me çështjet politike të kësaj bote. Përse të krishterët duhet të qëndrojnë asnjanës në politikë? Pavli, Jakovi dhe Gjoni na dhanë një arsye të fortë për këtë qëndrim. Apostulli Pavël shkroi se Satanai është «perëndia i këtij sistemi gjërash», i cili po i verbon mendjet e jobesimtarëve me çdo mjet të mundshëm, duke përfshirë politikën përçarëse. Dishepulli Jakov deklaroi se «miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë» dhe apostulli Gjon tha se «gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut». Prandaj, një i krishterë i vërtetë, nuk mund ta kompromentojë devotshmërinë e tij ndaj Perëndisë, duke u përfshirë në politikën dhe pushtetin e kësaj bote të korruptuar të Satanait.​—2. Korintasve 4:4, BR; Jakovit 4:4; 1. Gjonit 5:19, BR.

11. (a) Si e shikojnë të krishterët luftën? (b) Çfarë baze ekziston në Shkrime për këtë qëndrim? (2. Korintasve 10:3-5)

11 Duke marrë parasysh dy kërkesat e mëparshme, bëhet e qartë kërkesa e shtatë, pikërisht që të krishterët e vërtetë nuk duhet të marrin pjesë në luftëra. Përderisa feja e vërtetë është një vëllazëri mbarëbotërore e bazuar në dashurinë, atëherë asgjë nuk mund ta përçajë ose ta rrëzojë «gjithë këtë shoqëri . . . vëllezërish në botë». Jezui mësoi dashurinë, jo urrejtjen; paqen, jo luftën. (1. Pjetrit 5:9; Mateu 26:51, 52) Po ky ‘i lig’, Satanai, që shtyu Kainin të vriste Abelin, vazhdon të mbjellë urrejtje në mes të njerëzimit dhe të provokojë konflikte e gjakderdhje në bazë të përçarjeve politike, fetare dhe etnike. Të krishterët e vërtetë ‘nuk mësojnë më luftën’, pavarësisht se sa mund t’u kushtojë kjo gjë. Në mënyrë figurative, ata tashmë i kanë ‘farkëtuar shpatat e tyre në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj’. Ata japin frytet paqësore të frymës së Perëndisë.​—1. Gjonit 3:10-12; Isaia 2:2-4; Galatasve 5:22, 23.

Perëndia bekon pastërtinë në sjellje dhe në mësim

12. (a) Cila është kërkesa e tetë dhe cilat ndarje fetare mund të citosh? (b) Si e theksoi Pavli këtë kërkesë të tetë?

12 Uniteti i krishterë është kërkesa e tetë e adhurimit të vërtetë. Megjithatë, fetë përçarëse të të ashtuquajturit krishterim nuk kanë ndihmuar në këtë qëllim. Shumë të ashtuquajtura sekte burimore janë copëzuar në një shumëllojshmëri sektesh dhe rezultat i gjithë kësaj është rrëmuja. Merr, për shembull, fenë baptiste në Shtetet e Bashkuara, e cila u copëtua në Baptistët Veriorë (Kishat Baptiste Amerikane në SHBA) dhe në Baptistët Jugorë (Kuvendi i Baptistëve Jugorë), si dhe në dhjetëra grupe të tjera baptistësh, që erdhën si rezultat i përçarjeve. (World Christian Encyclopedia, faqe 714) Shumë ndarje kanë lindur nga ndryshime doktrinale apo të qeverisjes së kishës (për shembull, presbiteriane, episkopale, kongregacionale). Ndarjet në të ashtuquajturin krishterim janë paralele me ato të feve jashtë të ashtuquajturit krishterim, qoftë në budizëm, islamizëm apo hinduizëm. Çfarë këshille u dha apostulli Pavël të krishterëve të parë? «Tani, vëllezër, po ju bëj thirrje në emër të Zotërisë tonë, Jezu Krishtit, që ju duhet të flisni të gjithë në përputhje dhe që mes jush nuk duhet të ketë ndarje, por që të mund të jeni të bashkuar siç duhet në të njëjtën mendje dhe në të njëjtën linjë mendimi.»​—1. Korintasve 1:10, BR; 2. Korintasve 13:11.

13, 14. (a) Çfarë nënkuptohet me ‘të qenët i shenjt’? (b) Si mbahet i pastër adhurimi i vërtetë?

13 Cila është kërkesa e nëntë për fenë e miratuar nga Perëndia? Në Levitikun 11:45 shprehet një parim biblik: «Duhet të tregoheni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë.» (BR) Apostulli Pjetër e përsëriti këtë kërkesë, kur shkroi: «Ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj.»​—1. Pjetrit 1:15.

14 Çfarë përfshihet në nevojën për të qenë të shenjtë? Që adhuruesit e Jehovait duhet të jenë të pastër frymësisht dhe moralisht. (2. Pjetrit 3:14) Nuk ka vend për të papenduarit, mëkatarët e qëllimshëm, të cilët me anë të sjelljes së tyre tregojnë përçmim për sakrificën shpërblerëse të Krishtit. (Hebrenjve 6:4-6) Jehovai kërkon që kongregacioni i krishterë të mbahet i pastër dhe i shenjtë. Si arrihet kjo? Pjesërisht nga proceset gjyqësore për përjashtimin e atyre që do të fëlliqnin kongregacionin.​—1. Korintasve 5:9-13.

15, 16. Ç’ndryshime kanë bërë shumë të krishterë në jetën e tyre?

15 Para se të njihnin të vërtetat e krishtere, shumë njerëz bënin një jetë të shthurur, hedoniste dhe egoiste. Por, fjala mbi Krishtin i ka ndryshuar dhe kanë marrë faljen e mëkateve të tyre. Pavli e shprehu këtë gjë me forcë, kur shkroi: «A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë.»​—1. Korintasve 6:9-11.

16 Është e qartë se Jehovai miraton ata që pendohen për sjelljen e tyre jo të bazuar në Shkrime, që kthehen dhe bëhen ithtarë të vërtetë të Krishtit dhe të mësimeve të tij. Ata e duan me të vërtetë të afërmin e tyre si vetveten dhe e tregojnë atë në shumë mënyra, si duke këmbëngulur në një shërbim që u ofron mesazhin e jetës të gjithë atyre që e dëgjojnë.​—2. Timoteut 4:5.

«E vërteta do t’ju bëjë të lirë»

17. Cila është kërkesa e dhjetë për adhurimin e vërtetë? Jep shembuj!

17 Jehovai ka edhe një kërkesë të dhjetë për ata që e adhurojnë atë në frymë dhe në të vërtetë: mësimin e pastër. (Gjoni 4:23, 24) Jezui u tha ithtarëve të tij: «Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.» (Gjoni 8:32) Të vërtetat e Biblës na çlirojnë nga doktrinat që e çnderojnë Perëndinë, të tilla si shpirti i pavdekshëm, ferri dhe purgatori. (Eklisiastiu 9:5, 6, 10; Ezekieli 18:4, 20) Ajo na liron nga misteri babilonez i «Më të Shenjtit Trinitet» të të ashtuquajturit krishterim. (Ligji i përtërirë 4:35; 6:4; 1. Korintasve 15:27, 28) Bindja ndaj të vërtetave biblike rezulton në njerëz të dashur, të kujdesshëm, të sjellshëm dhe të mëshirshëm. Krishterimi i vërtetë nuk ka nxitur kurrë inkuizitorët hakmarrës dhe të patolerueshëm, si Tomas de Torkuemada dhe luftënxitësit e urryer, si përkrahësit e papës nëpër kryqëzata. Po, gjatë gjithë historisë, të paktën që nga koha e Nimrodit e deri më sot, Babilonia e Madhe ka dhënë këto lloj frytesh.​—Zanafilla 10:8, 9.

Një emër që është dallues

18. (a) Kush i plotëson dhjetë kërkesat e adhurimit të vërtetë dhe në ç’mënyrë? (b) Çfarë duhet të bëjmë individualisht për të trashëguar bekimin që shtrihet para nesh?

18 Cilët i plotësojnë me të vërtetë sot këto dhjetë kërkesa të adhurimit të vërtetë? Cilët njihen dhe pranohen nga të tjerët për dëshminë e mbajtjes së integritetit dhe të paqes? Dëshmitarët e Jehovait rreth globit, janë të njohur për faktin që «nuk janë pjesë e botës». (Gjoni 15:19; 17:14, 16; 18:36, BR) Populli i Jehovait është i nderuar të mbajë emrin e tij dhe të jetë Dëshmitar i tij, ashtu siç ishte Jezu Krishti një dëshmitar i besueshëm për Atin e tij. Ne e mbajmë këtë emër të shenjtë, të vetëdijshëm për përgjegjësinë e jetesës në lartësinë që ai paraqet. Dhe si Dëshmitarë të tij, përpara nesh shtrihet një perspektivë e lavdishme: perspektiva për të qenë pjesë e një familjeje njerëzore të bindur dhe të bashkuar, duke adhuruar Sovranin Universal në një parajsë të rivendosur këtu mbi tokë. Për të fituar këtë bekim, le të vazhdojmë të identifikohemi qartë me adhurimin e vërtetë dhe le të jemi krenarë që mbajmë emrin Dëshmitarë të Jehovait «sepse gjykimet e tij janë të drejta dhe të vërteta»!​—Zbulesa 19:2, BR; Isaia 43:10-12; Ezekieli 3:11.

[Shënimet]

a Vetë përkthimet e Biblës nuk janë të frymëzuara nga Perëndia. Në thelb, përkthimet mund të pasqyrojnë ndryshime në kuptueshmërinë e gjuhëve origjinale, në të cilat ishte shkruar Bibla.

Si do të përgjigjeshe?

◻ Si e shikojnë shërbëtorët e Jehovait shkatërrimin e Babilonisë së Madhe?

◻ Cilat janë kërkesat kryesore për adhurimin e vërtetë?

◻ Në ç’mënyrë e vërteta të ka bërë të lirë?

◻ Çfarë nderi të veçantë kemi si Dëshmitarë të Jehovait?

[Figurat në faqe 17]

Dëshmitarët e Jehovait predikojnë dhe mësojnë lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë

[Figura në faqe 18]

Të krishterët e vërtetë kanë qëndruar gjithmonë asnjanës, për sa i përket politikës dhe luftës në botë

[Burimi]

Aeroplan: Me mirësjelljen e Ministrisë së Mbrojtjes, Londër

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo