BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/6 f. 25-28
  • Shkolla e Galaadit nxjerr klasën e 100-të të saj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkolla e Galaadit nxjerr klasën e 100-të të saj
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Këshillë biblike nga më të vjetrit
  • Shprehje praktike nga shërbimi në fushë
  • Gëzohuni në Jehovain dhe jini të gëzuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Një frymë vullnetmirë i sjell njerëzit në Galaad
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Nga studentë të suksesshëm në misionarë të suksesshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Studentët e diplomuar të Fjalës së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/6 f. 25-28

Shkolla e Galaadit nxjerr klasën e 100-të të saj

GALAADI (Watchtower Bible School) ka luajtur një rol të rëndësishëm në kohët moderne për shpalljen botërore të Mbretërisë së Perëndisë. Që kur Shkolla e Galaadit filloi të stërviste misionarë, në vitin 1943, të diplomuarit e saj kanë shërbyer në më shumë se 200 vende. Më 2 mars 1996, u diplomua klasa e 100-të.

Studentët e ndoqën shkollën në një periudhë kur në zonën e Qendrës Edukative Watchtower në Paterson, Nju Jork, kishte rënë më shumë se 2 m borë. S’është habi që ditën e diplomimit të tyre binte borë. Megjithatë, salla ishte plot e përplot dhe auditore të mbushura dëgjuan në Paterson, Uallkill dhe Bruklin: 2.878 persona gjithsej.

Theodore Jaracz, një anëtar i Komitetit të Mësimit në Trupin Udhëheqës, shërbeu si drejtues. Pasi u dha një mirëseardhje të ngrohtë mysafirëve të pranishëm nga shumë vende, ai i ftoi të gjithë të ngriheshin në këmbë për të kënduar këngën me numër 52. Salla ushtoi me lavdi për Jehovain, ndërsa të pranishmit këndonin këngën me titull «Emri i Atit tonë» nga libri Këndojini lavdi Jehovait. Ajo këngë bashkë me fjalimin hapës të drejtuesit për ta përdorur arsimimin në lavdi të Jehovait, krijoi atmosferën për programin që do të vinte më pas.

Këshillë biblike nga më të vjetrit

Pjesa e parë e programit përbëhej nga fjalime të shkurtra, drejtuar klasës së diplomuar nga persona që i kanë shërbyer Jehovait për një kohë të gjatë. Riçard Abrahamson, një anëtar i familjes Bethel në selinë qendrore, i cili e filloi shërbimin e plotë kohor në vitin 1940, i bëri këtë nxitje klasës: «Vazhdoni të ndreqeni.» Ai i kujtoi ata se tashmë kishin përjetuar periudha të ndryshme ndreqjeje në jetën e tyre si të krishterë, duke përfshirë edhe pesë muajt që kishin kaluar në Shkollën e Galaadit. Përse, atëherë, duhej të vazhdonin të ndreqeshin?

Oratori shpjegoi se shprehja e përdorur nga apostulli Pavël në 2. Korintasve 13:11 «përfshin një proces progresiv, një nënshtrim të vazhdueshëm ndaj formulimit dhe rafinimit nga Jehovai, një akordim, në mënyrë që të përmbushen normat më të përpikta të Jehovait». Në caktimet nëpër fushat e huaja, klasa e diplomuar do të përballojë sfida të reja ndaj besimit të tyre. Atyre do t’u duhet të mësojnë një gjuhë të re, t’u përshtaten kulturave të ndryshme, kushteve të tjera të jetesës si edhe tipave të ndryshëm në territor. Përveç kësaj, do të kenë të bëjnë me personalitete të ndryshme në shtëpitë e tyre misionare dhe në kongregacionet e tyre të reja. Nëse zbatojnë me kujdes parimet biblike në të gjitha këto situata, me gatishmërinë për t’u ndrequr, atëherë, ashtu siç shkroi apostulli Pavël, ata mund «të vazhdojnë të gëzohen».

John Barr, një nga pesë anëtarët e Trupit Udhëheqës, të cilët morën pjesë në program, e mori temën e tij nga 1. Korintasve 4:9. Ai i kujtoi dëgjuesit se të krishterët janë një spektakël për engjëjt dhe për njerëzit. «Mbajtja parasysh e kësaj,—tha ai,—i shton në një masë të madhe rëndësisë së drejtimit të një të krishteri në jetë, veçanërisht kur e bën realitet këtë me atë që thotë dhe me atë që bën, ai mund të ketë një efekt të dukshëm mbi ata që vërejnë, të dukshëm apo të padukshëm qofshin. Besoj se kjo është diçka që do të ishte shumë mirë ta mbante në mend secili nga ju vëllezër e motra të dashura të klasës së 100-të të Galaadit, ndërsa niseni për në skajet më të largëta të tokës.»

Vëllai Barr i nxiti 48 studentët që ndërsa ndihmojnë ata ngjashëm deleve për të mësuar të vërtetën, të mbajnë në mendje se «do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet». (Luka 15:10) Duke iu referuar 1. Korintasve 11:10, ai tregoi se qëndrimi i një personi kundrejt rregullimeve teokratike, nuk ndikon vetëm mbi vëllezërit dhe motrat tona, të cilët i shohim, por edhe mbi engjëjt të cilët nuk i shohim. Sa e dobishme është të mbajmë në mendje këtë pikëpamje të gjerë mbi situatën!

Një anëtar tjetër i Trupit Udhëheqës, Gerrit Losch, i diplomuar edhe ai vetë në Shkollën e Galaadit, trajtoi shkrime të tilla si Psalmi 125:1, 2; Zaharia 2:4, 5 dhe Psalmi 71:21 për të treguar se Jehovai ‘rrethon popullin e tij’. Ai siguron mbrojtje për ta nga çdo anë. A do ta japë Perëndia këtë mbrojtje vetëm gjatë mjerimit të madh? «Jo,—u përgjigj oratori,—sepse Jehovai është tashmë një ‘mur zjarri’, një mbrojtje për popullin e tij. Viti 1919, vit i pasluftës, e gjeti mbetjen e Izraelit frymor, duke dëshiruar me zjarr predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë në mbarë botën si një dëshmi për të gjitha kombet. Ata ishin përfaqësues të Jerusalemit figurativ që është në qiell. Jehovai u siguron mbrojtje hyjnore si grup këtyre përfaqësuesve gjatë kohës së fundit. Kush, atëherë, mund t’i ndalojë në të vërtetë ata? Askush.» Sa qetësuese është për ta dhe për të gjithë ata që shoqërohen ngushtë me ta në kryerjen e vullnetit hyjnor!

Ulysses Glass, anëtari më i moshuar i kuadrit të shkollës, i inkurajoi studentët ‘të mbaronin së skalituri qoshen e tyre në organizatën mbarëbotërore të Jehovait’. Një qoshe është një situatë apo aktivitet veçanërisht i përshtatshëm për aftësitë apo karakterin e një personi. «Ju misionarët e ardhshëm e keni gjetur qoshen tuaj në organizatën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait,—shpalli ai.—Megjithatë, po aq i çmuar sa ç’është tani, ky është vetëm fillimi i jetës suaj si misionarë.» Ata duhet të përpiqen me zell që të përdorin mirë aftësitë e tyre dhe që të përshtaten me caktimet speciale që Jehovai dhe organizata e tij po u jep.

Fjalimi i fundit në këtë pjesë të programit u mbajt nga Uollas Liverens, anëtar i kuadrit të Galaadit, i cili ka shërbyer për 17 vjet në Bolivi. «A do ta vini Perëndinë në provë?»—pyeti ai grupin e studentëve. Si do ta bënin? Kombi i Izraelit e vuri Perëndinë në provë në mënyrë të gabuar. (Ligji i përtërirë 6:16, BR) «Është e qartë se të vësh Perëndinë në provë, duke u ankuar, duke murmuritur ose ndoshta duke treguar mungesë besimi në mënyrën se si ai i trajton gjërat, është e gabuar»,—tha oratori. «Rezistojini kësaj prirjeje, kur të shkoni në caktimin tuaj të ri»,—nxiti ai. Cila, atëherë, është mënyra e drejtë për ta vënë Perëndinë në provë? «Është duke besuar atë që ai thotë, duke bërë saktësisht atë që ai thotë dhe duke e lënë rezultatin në duart e tij»,—shpjegoi vëllai Liverens. Siç shihet në Malakinë 3:10, Jehovai e fton popullin e tij: «Më vini në provë.» Ai premtoi se nëse ata do të sillnin me besueshmëri të dhjetat në depon e tempullit të tij, ai do t’i bekonte. «Përse të mos e shikoni caktimin tuaj misionar në mënyrë të ngjashme?—nxiti oratori.—Jehovai dëshiron që ju të keni sukses, prandaj vëreni në provë. Kapuni fort pas caktimit tuaj. Ndrequni ashtu siç dëshiron ai të bëni. Qëndroni. Shikoni po nuk ju bekoi.» Ç’këshillë e shkëlqyer për të gjithë ata që i shërbejnë Jehovait!

Pas një kënge, programi kaloi nga fjalimet, në një varg intervistash të këndshme.

Shprehje praktike nga shërbimi në fushë

Mark Numar, një anëtar i ri i kuadrit të Galaadit, i ftoi studentët të tregonin përvojat që kishin pasur në shërbimin në fushë gjatë ndjekjes së shkollës. Ato theksuan vlerën e shfaqjes së iniciativës në shërbim dhe i dhanë auditorit ide praktike për t’i përdorur ata vetë.

Gjatë periudhës së shkollës, studentët e kësaj klase të Galaadit përfituan në mënyrë të veçantë nga mundësia që patën për t’u shoqëruar me anëtarët e Komitetit të Degëve nga 42 vende, të cilët ishin, gjithashtu, në Qendrën Edukative të Patersonit për një stërvitje speciale. Vite më parë, shumë prej tyre ishin diplomuar në Galaad. Intervistat në program i drejtuan me përfaqësues nga klasa e 3-të, e 5-të, e 51-të dhe e 92-të, si edhe nga Zgjerimi i Shkollës së Galaadit në Gjermani. Sa të dobishme ishin komentet e tyre!

Ato tregonin se si ishin ndjerë misionarët ndërsa shihnin të rritej numri i lavdëruesve të Jehovait në caktimet e tyre nga një grusht në dhjetëra mijëra. Ata misionarë treguan për pjesëmarrjen që kishin pasur në çuarjen e lajmit të mirë në banesat e shpërndara në malet e Andeve dhe në fshatrat buzë burimeve të lumit Amazona. Ata folën për dëshminë që u kishin dhënë analfabetëve. Folën për betejën që kishin bërë për të mësuar gjuhë të reja dhe mbi atë se çfarë mund të prisnin me realitet të diplomuarit mbi faktin se sa shpejt do të mund të dëshmonin dhe të bënin fjalime në gjuhë të tilla si kinezçja. Ata madje bënë shembuj prezantimesh në spanjisht dhe kinezçe. Theksuan se misionarët janë më të efektshëm, jo vetëm kur mësojnë vetëm gjuhën, por edhe mënyrën e të menduarit të njerëzve. Folën për kushtet e vështira të jetesës në shumë vende të varfra dhe thanë: «Misionarët duhet të pranojnë se kjo situatë shpesh ka të bëjë me shfrytëzimin. Misionari e bën më mirë, nëse ndihet si Jezui: ai pati dhembshuri për njerëzit, që ishin ngjashëm deleve pa bari.»

Pas një kënge, programi vazhdoi me një fjalim të mbajtur nga A. D. Schroeder, anëtar i Trupit Udhëheqës. Ai ka pasur privilegjin të jetë një nga instruktorët e parë të Shkollës së Galaadit, që kur ajo u hap në vitin 1943. Për të bërë një përfundim të pështatshëm të programit, ai diskutoi mbi temën «Të nderojmë Jehovain si Zotërinë Sovran». Fjalimi tërheqës i vëllait Schroeder mbi kreun 24 të Psalmit, u la mbresa të gjithë të pranishmëve mbi faktin se sa privilegj i madh është të nderojmë Jehovain si Zotërinë Sovran.

Pas shpërndarjes së diplomave dhe këngës së fundit, Karl Klein, nga Trupi Udhëheqës përfundoi me një lutje të përzemërt. Ishte me të vërtetë një program praktik dhe freskues në kuptim dhe frymor!

Gjatë ditëve që pasuan diplomimin, 48 anëtarët e klasës së 100-të filluan të transferoheshin për në caktimet e tyre misionare në 17 vende. Megjithatë, ata nuk po fillonin shërbimin. Ata kishin tashmë një kujtim të qëndrueshëm të shërbimit të krishterë në kohë të plotë. Kur u regjistruan në Galaad, ishin mesatarisht 33 vjeç dhe i kishin dedikuar mbi 12 vjet shërbimit të plotë kohor. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të familjes botërore të Bethelit (Watch Tower Society). Të tjerë kishin shërbyer si mbikëqyrës udhëtues. Një numër studentësh tashmë kishin marrë pjesë në disa forma të shërbimit në fusha të huaja, në Afrikë, në Evropë, në Amerikën Jugore, në ishujt detarë dhe mes grupeve të gjuhëve të huaja në vendet e tyre të lindjes. Por tani, ata po bashkoheshin me shumë misionarë të tjerë, të cilët kanë qenë të kënaqur që kanë pasur mundësi të thoshin: «Do të shërbejmë kudo që të ketë nevojë nëpër botë.» Dëshira e tyre e zjarrtë është që ta përdorin jetën e tyre për të lartësuar Jehovain.

[Kutia në faqen 27]

Statistikat e klasës:

Numri i vendeve të paraqitura: 8

Numri i vendeve ku u caktuan: 17

Numri i studentëve: 48

Mosha mesatare: 33.75

Mesatarja e viteve në të vërtetën: 17.31

Mesatarja e viteve në shërbim të plotë kohor: 12.06

[Figura në faqe 26]

Diplomimi i klasës së 100-të të Galaadit (Watchtower Bible School)

Në listën e mëposhtme, rreshtat janë numëruar nga para pas dhe emrat janë rreshtuar nga e majta në të djathtë të çdo rreshti.

(1) Shirley, M.; Grundström, M.; Genardini, D.; Giaimo, J.; Shood, W.; Phair, P.; Buchanan, C.; Robinson, D. (2) Pine, C.; Kraus, B.; Racicot, T.; Hansen, A.; Beets, T.; Berg, J.; Garcia, N.; Fleming, K. (3) Whinery, L.; Whinery, L.; Harps, C.; Giaimo, C.; Berg, T.; Mann, C.; Berrios, V.; Pfeifer, C. (4) Randall, L.; Genardini, S.; Kraus, H.; Fleming, R.; D’Abadie, S.; Shirley, T.; Stevenson, G.; Buchanan, B. (5) Robinson, T.; Garcia, J.; Harps, P.; Racicot, D.; D’Abadie, F.; Phair, M.; Stevenson, G.; Shood, D. (6) Beets, L.; Pfeifer, A.; Berrios, M.; Pine, J.; Mann, L.; Randall, P.; Grundström, J.; Hansen, G.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo