BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/7 f. 8-9
  • Filipi pagëzon një zyrtar etiopas

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Filipi pagëzon një zyrtar etiopas
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Çfarë më pengon të pagëzohem?»
  • Mësim për ne
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Shpallën «lajmin e mirë për Jezuin»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Filipi: Një ungjilltar i zellshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Ndihmë për të kuptuar Biblën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/7 f. 8-9

Ata bënë vullnetin e Jehovait

Filipi pagëzon një zyrtar etiopas

NDËRSA shkonte me karrocën e tij, një etiopas po e përdorte kohën me mençuri. Ai lexonte me zë, një praktikë e zakonshme kjo mes udhëtarëve të shekullit të parë. Ky njeri i veçantë ishte zyrtar «i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë».a Ai ishte «përgjegjës i të gjitha thesareve të saj». Në të vërtetë, ishte ministër finance. Ky zyrtar po lexonte nga Fjala e Perëndisë për të fituar njohuri.​—Veprat 8:27, 28.

Aty pranë ishte ungjilltari Filip. Një engjëll e kishte drejtuar atë në këtë vend dhe i kishte thënë: «Afrohu dhe arrije atë karrocë!» (Veprat 8:26, 29) Mund të imagjinojmë Filipin, duke pyetur veten: «Kush është ky njeri? Çfarë po lexon? Përse më kanë drejtuar për tek ai?»

Ndërsa Filipi ecte anash karrocës, i kapi veshi këto fjalë që po lexonte etiopasi: «Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka.»​—Veprat 8:32, 33.

Filipi e njohu menjëherë fragmentin. Ishte nga shkrimi i Isaisë. (Isaia 53:7, 8) Etiopasi u hutua nga ajo që lexoi. Filipi filloi bisedën, duke e pyetur: «A e kupton atë që lexon?» Etiopasi u përgjigj: «E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?» Më pas, ai e luti me ngulm Filipin që të shkonte në karrocë me të.​—Veprat 8:30, 31.

«Çfarë më pengon të pagëzohem?»

«Të lutem,—i tha etiopasi Filipit,—për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?» (Veprat 8:34) Pështjellimi i etiopasit nuk ishte habi, sepse identiteti i «deles» apo i «shërbëtorit» në profecinë e Isaisë, kishte qenë një mister për një kohë të gjatë. (Isaia 53:11) Sa e kuptueshme duhet të ketë qenë për etiopasin, kur Filipi i shpalli «lajmin e mirë mbi Jezuin»! Pas pak, etiopasi tha: «Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?» Kështu, Filipi e pagëzoi pa e bërë dy.​—Veprat 8:35-38.

Mos vallë ky ishte një veprim i nxituar? Jo, aspak. Etiopasi ishte prozelit jude.b Kështu që ai ishte tashmë një adhurues i Jehovait dhe kishte njohuri mbi Shkrimet, duke përfshirë edhe profecitë mesianike? Megjithatë, njohuria e tij nuk ishte e plotë. Tani që kishte marrë këtë informacion jetësor në lidhje me rolin e Jezu Krishtit, etiopasi kuptoi se çfarë kërkonte Perëndia prej tij dhe qe i gatshëm ta bënte. Pagëzimi ishte me vend.​—Mateu 28:18-20; 1. Pjetrit 3:21.

Pas kësaj, «Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin». Ai shkoi në një tjetër caktim. Etiopasi «vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim».​—Veprat 8:39, 40.

Mësim për ne

Si shërbëtorë të Jehovait në ditët e sotme, ne kemi detyrimin për të ndihmuar personat me zemër të sinqertë që të mësojnë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Shumë veta, kanë pasur sukses në prezantimin e lajmit të mirë të tjerëve gjatë një udhëtimi apo në rrethana të tjera joformale. Si rezultat i veprës së predikimit të Mbretërisë, qindra mijëra njerëz e simbolizojnë dedikimin e tyre ndaj Perëndisë Jehova, duke u pagëzuar.

Pa dyshim, më të rinjtë nuk duhet të nguten drejt pagëzimit. Në fillim, duhet të marrin njohuri të saktë mbi Perëndinë Jehova dhe Birin e tij, Jezu Krishtin. (Gjoni 17:3) Më pas, duhet të pendohen, të braktisin sjelljen e gabuar dhe të kthehen për t’u përshtatur me normat e Perëndisë. (Veprat 3:19) Kjo do kohë, veçanërisht nëse mendimet apo sjellja e gabuar kanë qenë të rrënjosura thellë. Edhe pse të rinjtë duhet ta konsiderojnë seriozisht sakrificën që përfshin të qenët një dishepull i krishterë, ata mund të presin bekime të mëdha nga hyrja në një marrëdhënie të dedikuar me Perëndinë Jehova. (Krahaso Lukën 9:23; 14:25-33.) Ata që janë Dëshmitarë të Jehovait, i drejtojnë me entuziazëm këta të rinj drejt organizatës që Perëndia po përdor për të kryer vullnetin e tij. (Mateu 24:45-47) Ashtu si etiopasi, këta do të gëzojnë në mësimin dhe në përputhjen me atë që Perëndia kërkon prej tyre.

[Shënimet]

a «Kandace» nuk është emër, por titull (i ngjashëm me «Faraon» dhe «Cezar») që zbatohej në radhë për mbretëreshat e Etiopisë.

b Prozelitët ishin joizraelitë, që kishin zgjedhur t’i përmbaheshin Ligjit të Moisiut.​—Levitiku 24:22.

[Kutia në faqen 8]

Përse është quajtur eunuk?

Gjatë gjithë tregimit në kreun 8 të Veprave, etiopasi është quajtur me fjalën «eunuk». Megjithatë, përderisa Ligji i Moisiut nuk pranonte një mashkull të tredhur në kongregacion, me sa duket ky njeri nuk ishte eunuk në kuptimin e vërtetë. (Ligji i përtërirë 23:1) Fjala greke për «eunuk» mund t’i referohet një personi me përgjegjësi të lartë. Në këtë mënyrë, etiopasi ishte një zyrtar i mbretëreshës së Etiopisë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo