BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/10 f. 8-9
  • A është e ekzagjeruar pasuria e mbretit Solomon?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është e ekzagjeruar pasuria e mbretit Solomon?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ari: Magjepsja e tij
    Zgjohuni!—1998
  • Përherë të magjepsur pas arit
    Zgjohuni!—2005
  • Ari që zhvendosi malet
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/10 f. 8-9

A është e ekzagjeruar pasuria e mbretit Solomon?

«Pesha e arit që Solomoni merrte çdo vit ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talent ari.»​—1. Mbretërve 10:14.

SIPAS këtij versioni të Biblës, mbreti Solomon merrte vetëm brenda një viti, më shumë se 25 ton ar! Sot, kjo ka një vlerë prej 240.000.000 dollarësh, që është pothuajse dyfishi i arit që u nxorr në vitin 1800 në mbarë botën. A është e mundur një gjë e tillë? Çfarë tregojnë faktet arkeologjike? Ato tregojnë se ajo që thuhet në Bibël lidhur me pasurinë e Solomonit, është më se e besueshme. Biblical Archaeology Review thotë:

◻ Mbreti Tutmos III i Egjiptit (mijëvjeçari i dytë p.e.s.) paraqiste afërsisht 13.5 ton sende ari në tempullin e Amon-Ra në Karnaki dhe kjo ishte thjesht, pjesë e dhuratës.

◻ Mbishkrimet egjiptiane tregojnë për një shumë afërsisht 383 ton ar dhe argjend, e cila i është ofruar perëndive nga mbreti Osorkon I (fillimet e mijëvjeçarit të parë p.e.s.).

Përveç kësaj, vëllimi Classical Greece i serive Great Ages of Man, thotë:

◻ Minierat e Pangaeumit në Trakë, prodhonin çdo vit më shumë se 37 ton ar për mbretin Filip II (359-336 p.e.s.).

◻ Kur i biri i Filipit, Aleksandri i Madh (336-323 p.e.s.) pushtoi Suzën, kryeqyteti i perandorisë persiane, u gjetën thesare që arrinin një shumë prej mbi 1.000 ton ar.​—The New Encyclopaedia Britannica.

Pra, përshkrimi që i bën Bibla pasurisë së mbretit Solomon, nuk është i pamundur. Kujto, gjithashtu, se mbreti Solomon «ua kaloi në pasuri dhe dituri tërë mbretërve të tokës».​—1. Mbretërve 10:23.

Si e përdori Solomoni pasurinë e tij? Froni i tij ishte i veshur me «ar të kulluar», kupat e tij ishin «prej ari» dhe ai zotëronte 200 mburoja të mëdha dhe 300 mburoja dore prej «ari të rrahur». (1. Mbretërve 10:16-21) Mbi të gjitha, ari i Solomonit u përdor në lidhje me tempullin e Jehovait në Jerusalem. Shandanët e tempullit dhe orenditë e shenjta, si pirunjtë, kupat, vazot e mëdha dhe legenët ishin bërë prej ari dhe argjendi. Dy kerubinët 4.5 metra të lartë në Më të Shenjtin, altari i temjanit dhe madje tërë pjesa e brendshme e shtëpisë ishin të veshura me ar.​—1. Mbretërve 6:20-22; 7:48-50; 1. Kronikave 28:17.

Ç’mund të thuhet lidhur me një tempull të veshur me ar? Është interesant fakti që një përdorim i tillë i arit, nuk ishte i pazakonshëm në botën e lashtë. Biblical Archaeology Review vëren se Amenofis III i Egjiptit, «nderoi perëndinë e madhe Amun me një tempull në Teb, i cili ishte ‘i veshur i tëri me ar, dyshemeja e tij ishte zbukuruar me argjend dhe portat kryesore me elektrum’», një lidhje ari dhe argjendi. Veç kësaj, Esar-hadon i Sirisë (shekulli i shtatë p.e.s.) derdhi në ar dyert e altarit Ashur dhe veshi me ar muret e tij. Lidhur me tempullin e Sinit në Harran, Nabonidusi i Babilonisë (shekulli i gjashtë p.e.s.) ka shkruar: «Vesha muret e tij me ar dhe argjend dhe i bëra të shkëlqejnë si dielli.»

Pra, të dhënat historike na bëjnë të kuptojmë se tregimi biblik mbi pasurinë e mbretit Solomon, nuk është i ekzagjeruar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo