BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/12 f. 2-4
  • Kur godasin katastrofat natyrore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur godasin katastrofat natyrore
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla për katastrofat natyrore?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pse kaq shumë katastrofa natyrore?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Shkatërrimet natyrore​—A është Perëndia përgjegjës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Shkatërrimet natyrore​—A janë një shenjë e kohëve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/12 f. 2-4

Kur godasin katastrofat natyrore

Akra, Gana, 4 korrik 1995: Shirat më të rëndë në pothuajse 60 vjet shkaktojnë përmbytje të ashpra. Rreth 200.000 veta humbën çdo gjë, 500.000 humbën shtëpitë e tyre dhe 22 humbën jetën.

San Anxhelo, Teksas, SHBA, 28 maj 1995: Shtrëngatat dhe breshëri iu hakërruan këtij qyteti me 90.000 banorë, duke shkaktuar, sipas llogaritjeve, një dëm prej 120 milionë dollarësh amerikanë.

Kobe, Japoni, 17 janar 1995: Një tërmet që zgjati vetëm 20 sekonda la mijëra të vdekur, dhjetëra mijëra të plagosur dhe qindra mijëra të pastrehë.

PO JETOJMË në atë që mund të quhet epoka e katastrofave. Një raport i Kombeve të Bashkuara zbulon se në periudhën 30-vjeçare nga 1963-92, numri i njerëzve të vrarë, të plagosur apo të shpërngulur nga katastrofat, u rrit me një mesatare prej 6 për qind çdo vit. Gjendja aspak entuziaste, ka bërë që OKB-ja t’i shpallë vitet ’90 si «Dekada ndërkombëtare për zvogëlimin e katastrofave natyrore».

Natyrisht, forcat natyrore, si stuhitë, shpërthimet vullkanike apo tërmetet, jo gjithmonë sjellin katastrofa. Qindra të tilla ndodhin çdo vit, pa asnjë dëm për njerëzit. Por, kur ato përfshijnë humbje të rënda në jetë dhe prona, atëherë me të drejtë quhen katastrofa.

Rritja e katastrofave natyrore duket e pashmangshme. Një libër vëren: «Njerëzit po e ndryshojnë mjedisin e tyre, duke e bërë më të prekshëm nga disa katastrofa dhe po sillen në një mënyrë që i bën më të pambrojtur nga këto rreziqe.» (Natural Disasters​—Acts of God or Acts of Man?) Libri paraqet një shembull hipotetik: «Një tërmet i butë në një qytet kashte, me shtëpi të bëra me tulla të forta balte, i ndërtuar buzë një pjerrine, mund të shkaktojë fare mirë një katastrofë në jetë njerëzish dhe vuajtje. Por, a është katastrofa më shumë rrjedhojë e lëkundjeve të tokës, apo e faktit se njerëzit jetojnë në shtëpi dhe në terrene të tilla kaq të rrezikshme?»

Për ata që studiojnë Biblën, ekziston edhe një arsye tjetër, për të cilën rritja e katastofave natyrore nuk është e habitshme. Pothuajse 2.000 vjet më parë, Jezu Krishti paratha se «përfundimi i këtij sistemi gjërash» do të karakterizohej, mes të tjerave, edhe nga «mungesa e ushqimit dhe tërmetet nga njëri vend pas tjetrit». (Mateu 24:3, 6-8, BR) Gjithashtu, Bibla paratha se gjatë «ditëve të fundit» njerëzit do të ishin dashurues të vetes, dashurues të parave, pa dashuri të përzemërt natyrore dhe pa dashuri për mirësinë.a (2. Timoteut 3:1-5) Këto aspekte shkaktojnë shpesh që njeriu të veprojë kundër mjedisit të vet, duke u bërë kështu më i prekshëm nga forcat natyrore. Katastrofat e bëra nga njerëzit janë, gjithashtu, një degëz e shoqërisë pa dashuri në të cilën shumë janë të detyruar të jetojnë.

Ndërkohë që planeti ynë popullohet gjithnjë e më dendur, ndërkohë që vetë sjellja e tyre i ekspozon njerëzit para rreziqeve më të mëdha dhe ndërkohë që burimet e tokës vazhdimisht mbarështohen keq, katastrofat do të vazhdojnë të godasin njerëzimin. Sigurimi i lehtësisë paraqet sfida, siç do të shohim nga artikulli vijues.

[Shënimi]

a Për më shumë informata mbi shenjën e ditëve të fundit, shiko librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme, faqet 98-107, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Burimi i figurës në faqen 3]

Lart: Departamenti i Shërbimit Informatik, Gana; djathtas: San Angelo Standard-Times

[Burimi i figurës në faqen 2]

KAPAKU: Maxie Roberts/​Me mirësejelle nga THE STATE

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo