BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/7 f. 26
  • Çlirimi nga ndikimi demonik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çlirimi nga ndikimi demonik
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Kurrë nuk kam ndier një dashuri si kjo!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/7 f. 26

Lajmëtarët e mbretërisë raportojnë

Çlirimi nga ndikimi demonik

PRAKTIKA e spiritizmit ka sunduar për një kohë të gjatë jetën e miliona njerëzve. Por është i mundur çlirimi prej saj! Kështu ndodhi me shumë veta në qytetin e lashtë të Efesit. Sipas tregimit biblik «një numër mjaft i madh i atyre që praktikonin artet magjike i grumbulluan librat e tyre dhe i dogjën . . . Kështu në mënyrë të fuqishme, fjala e Jehovait vazhdonte të rritej e të përhapej».​—Veprat 19:19, 20.

Kongregacioni i krishterë sot po ashtu është duke përjetuar rritje. Si në rastin e Efesit, mes atyre që po bëhen besimtarë ka edhe nga ata, të cilët më parë praktikonin demonizmin. Këtë e ilustron përvoja e mëposhtme nga Zimbabveja.

Gogo (gjyshe) Mtupa ishte e mirënjohur për fuqinë e saj spiritiste. Njerëzit shkonin që nga Zambia, Botsvana dhe Afrika e Jugut tek ajo për t’u kuruar me ilaçe popullore. Veç kësaj, Gogo Mtupa i mësonte të tjerët se si të ishin n’anga apo magjistarë shërues. Dhe ndonjëherë ajo bënte edhe magji!

Një mëngjes të diele Gogo Mtupa u vizitua nga Dëshmitarët e Jehovait, të cilët ishin angazhuar në shërbimin shtëpi më shtëpi. Ajo e pëlqeu shumë bisedën që bëri me ta lidhur me premtimin e Biblës për një botë të re e të drejtë, një botë të lirë nga të gjitha ndikimet e liga. Ajo pranoi librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokëa dhe ishte dakort që të bënte një studim biblik në shtëpi. Vetëm pas tri studimesh, ajo nisi të ishte e pranishme nëpër mbledhje.

Me anë të studimit të saj të Biblës, Gogo Mtupa mësoi se fuqitë e saj speciale vinin nga krijesa frymore të liga, të cilat ishin rebeluar kundër sovranitetit të Jehovait. (2. Pjetrit 2:4; Judës 6) Ajo mësoi, gjithashtu, se këta demonë janë të vendosur për të kthyer këdo që munden kundër Jehovait dhe kundër adhurimit të vërtetë. Duke qenë se jetesa e saj varej në ndjelljen e këtyre krijesave të liga frymore, çfarë do të bënte ajo?

Gogo Mtupa shprehu dëshirën për të hequr qafe të gjitha hajmalitë dhe sendet e saj spiritiste. Kjo përfshinte mbulesën e veçantë të kokës dhe «brirët e demit që flisnin», të cilat ajo i përdorte në shërimet e saj n’anga. Gogo Mtupa donte të hiqte qafe të gjitha këto sende, që të mund t’i shërbente Perëndisë së vetëm të vërtetë e të gjallë, Jehovait.

Por disa nga të afërmit e saj kundërshtuan, pasi ajo ishte një mbështetje financiare për ta. Ata i kërkuan që t’i transferonte pajisjet spiritiste tek ata, bashkë me fuqitë e saj të mbinatyrshme, në mënyrë që të vazhdonin ata të përfitonin. Gogo Mtupa nuk pranoi.

Me ndihmën e kongregacionit lokal të Dëshmitarëve të Jehovait, ajo mblodhi tri thasë të mëdhenj me sende spiritiste dhe u vuri zjarrin që të gjithave. Ndërsa flakët përpinin veglat e saj të adhurimit demonik, Gogo Mtupa thërriti: «Shihni! Ai bri nuk mund të shpëtojë veten.»

Me kalimin e kohës, Gogo Mtupa e simbolizoi me gëzim dedikimin e saj ndaj Jehovait me anë të pagëzimit në ujë. Si mbahet gjallë ajo tani? Duke shitur perime. Po, nëpërmjet fuqisë së Fjalës së Perëndisë, një person mund të çlirohet nga adhurimi demonik. Ja se ç’thotë Gogo Mtupa: «Kurrë nuk jam ndier kaq e çliruar.»

[Shënimi]

a Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo