BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/12 f. 22-27
  • Një thesar i fshehur del në dritë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një thesar i fshehur del në dritë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nevoja për një Bibël në rusisht
  • Fillojnë përpjekjet për përkthim
  • Një goditje vdekjeprurëse ndaj përkthimit të Biblës?
  • Vepra e Pavskit
  • Lavdërimi i emrit të Perëndisë
  • Kryedhjaku Makarios
  • Qëndrimi i guximshëm i Makariosit
  • Më në fund e botuar!
  • Bibla Makarios sot
  • Fjala e Perëndisë qëndron përgjithmonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Një moment historik për ata që e duan fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A të kujtohet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Rusët çmojnë pa masë lirinë e adhurimit
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/12 f. 22-27

Një thesar i fshehur del në dritë

Historia e Biblës Makarios

NË VITIN 1993 një kërkues gjeti në Bibliotekën Kombëtare Ruse në St. Pjetërburg një grumbull me revista Orthodox Review, të vjetëra e të zverdhura. Brenda faqeve të revistave nga 1860-a deri më 1867-n gjendej një thesar që kishte qenë i fshehur nga publiku rus për më shumë se një shekull. Ishte një përkthim i të gjitha Shkrimeve Hebraike, apo «Besëlidhja e Vjetër», të Biblës në gjuhën ruse!

Përkthyesit e Shkrimeve ishin Mikail Iakovleviç Glukarev, i njohur si kryedhjaku Makarios dhe Gerasim Petroviç Pavski. Që të dy ishin anëtarë të ngritur të Kishës Ortodokse Ruse si edhe studiues gjuhësorë. Kur këta burra filluan punën e tyre në pjesën e parë të shekullit të kaluar, Bibla e plotë nuk ishte përkthyer akoma në rusisht.

Vërtet, Bibla ishte në sllavishten e vjetër, një gjuhë që ishte pararendësja e rusishtes moderne. Megjithatë, nga mesi i shekullit të 19-të, gjuha sllave e vjetër kishte rënë në mospërdorim nga një kohë e gjatë, përveç shërbesave fetare, ku përdorej nga kleri. Një situatë e ngjashme kishte ekzistuar në Perëndim, ku Kisha Katolike Romake u përpoq ta mbante Biblën ekskluzivisht në latinisht shumë kohë pasi latinishtja ishte bërë një gjuhë e vdekur.

Makarios dhe Pavski u orvatën ta vinin Biblën në dispozicion të njerëzve të thjeshtë. Zbulimi i punës së tyre, të harruar prej shumë kohësh e kishte bërë, pra, të mundur rivendosjen e një pjese të rëndësishme të literaturës dhe të trashëgimisë fetare të Rusisë.

Megjithatë, kush ishin Makarios dhe Pavski? Dhe përse përpjekjet e tyre për ta vënë Biblën në gjuhën e përdorur të popullit ndeshën në një rezistencë të tillë? Historia e tyre është tërheqëse dhe forcuese e besimit për të gjithë dashuruesit e Biblës.

Nevoja për një Bibël në rusisht

Makarios dhe Pavski nuk ishin të parët që panë nevojën për Biblën në gjuhën e përdorur nga populli. Njëqind vjet më parë edhe cari rus Pjetri I, apo Pjetri i Madh, pa këtë nevojë. Në mënyrë domethënëse, ai i konsideroi Shkrimet e Shenjta me respekt dhe citohet se ka thënë: «Bibla është një libër, i cili shquhet mbi gjithë të tjerët dhe përmban çdo gjë që ka të bëjë me detyrën e njeriut ndaj Perëndisë dhe të afërmit të tij.»

Kështu, në vitin 1716, Pjetri urdhëroi oborrin e tij mbretëror që të shtypnin një Bibël në Amsterdam, me shpenzimet e tij personale. Çdo faqe duhet të përmbante një kolonë me shkrimet në rusisht dhe një kolonë me shkrimet në gjuhën hollandeze. Vetëm një vit më vonë, në 1717-n, pjesa e Shkrimeve të Krishtere Greke, apo «Besëlidhja e Re» ishte gati.

Në vitin 1721 ishte shtypur, gjithashtu, pjesa në gjuhën hollandeze e përkthimit prej katër vëllimesh të Shkrimeve Hebraike. Një kolonë ishte lënë e zbrazët, për t’u mbushur më vonë me shkrimet në rusisht. Pjetri ia dorëzoi Biblat «Sinodës së Shenjtë» të Kishës Ortodokse Ruse, autoriteti suprem fetar i kishës, për të përfunduar shtypjen dhe për të drejtuar shpërndarjen. Megjithatë, sinoda nuk e çoi deri në fund këtë.

Më pak se katër vjet më vonë Pjetri vdiq. Çfarë ndodhi me Biblat e tij? Kolonat e zbrazëta që ishin menduar për shkrimet në rusisht nuk u mbushën kurrë. Biblat u grumbulluan në stiva të mëdha në një bodrum, ku u kalbën; as edhe një kopje e vetme e padëmtuar nuk mund të gjendej më vonë! Vendimi i sinodës ishte «t’ua shisnin gjithë atë që mbetej tregtarëve».

Fillojnë përpjekjet për përkthim

Në vitin 1812, Xhon Paterson, një anëtar i Shoqërisë Britanike dhe të Huaj biblike, erdhi në Rusi. Patersoni zgjoi interesin e inteligjencies së S. Pjetroburgut për të formuar një shoqëri biblike. Në 6 dhjetor 1812, në të njëjtin vit kur ushtria ruse zmbrapsi trupat pushtuese të Napoleonit I, cari Aleksandri I miratoi statutin për një shoqëri biblike ruse. Në 1815-n cari urdhëroi drejtuesin e shoqërisë, princin Aleksandër Golitsin t’i sugjeronte sinodës udhëheqëse se «edhe rusët duhet të kenë mundësinë për të lexuar Fjalën e Perëndisë në gjuhën e tyre amtare ruse».

Në mënyrë të lavdërueshme, u dha miratimi për përkthimin e Shkrimeve Hebraike në rusisht drejtpërdrejt nga hebraishtja origjinale. Baza për përkthimet e Shkrimeve Hebraike në sllavishten e vjetër kishte qenë Septuaginta e lashtë greke. Atyre që duhet të përkthenin Biblën në rusisht iu tha se parimet kryesore të përkthimit duhet të ishin saktësia, qartësia dhe pastërtia. Çfarë ndodhi me këto përpjekje të hershme për të siguruar Biblën në gjuhën ruse?

Një goditje vdekjeprurëse ndaj përkthimit të Biblës?

Disa elementë konservatorë, si në kishë, ashtu edhe në qeveri shpejt u bënë dyshues ndaj ndikimit të huaj politik dhe fetar. Disa udhëheqës të kishës më tej pohuan se sllavishtja e vjetër, gjuha e liturgjisë, e shprehte mesazhin e Biblës më mirë sesa rusishtja.

Shoqëria Biblike Ruse u shpërnda, pra, në vitin 1826. Disa mijëra kopje të përkthimeve të prodhuara nga shoqëria biblike u dogjën. Si rezultat, Bibla zuri vend të dorës së dytë pas riteve dhe traditës. Duke ndjekur modelin e lënë nga Kisha Katolike Romake, sinoda dekretoi në vitin 1836: «Është e lejueshme për çdo laik të devotshëm t’i dëgjojë Shkrimet, por nuk është e lejueshme për asnjë që të lexojë disa pjesë të Shkrimeve, veçanërisht të disa pjesëve të Besëlidhjes së Vjetër pa një drejtim.» Përkthimit të Biblës dukej se i ishte dhënë një goditje vdekjeprurëse.

Vepra e Pavskit

Ndërkohë, Gerasim Pavski, një profesor i gjuhës hebraike, ndërmori detyrën e përkthimit të Shkrimeve Hebraike në rusisht. Në 1821-shin ai mbaroi përkthimin e Psalmeve. Cari e miratoi menjëherë dhe në janar të 1822-shit libri i Psalmeve i ishte prezantuar publikut. Ai u pranua menjëherë dhe u desh të rishtypej 12 herë, duke bërë një total prej 100.000 kopjesh!

Me përpjekjet e tij studiuese Pavski fitoi respektin e shumë studiuesve gjuhësorë dhe teologëve. Ai përshkruhet si një njeri i ndershëm e i çiltër, i cili nuk u ndikua nga intrigat që e rrethonin. Me gjithë kundërshtimin e kishës ndaj Shoqërisë Biblike Ruse dhe faktin që disa menduan se ajo përfaqësonte interesat e huaja, profesor Pavski vazhdoi të përkthente vargje biblike në rusisht nëpër leksionet e tij. Studentët e tij që e admironin kopjuan me dorë këto përkthime dhe me kohë patën mundësi ta përpilonin punën e tij. Në vitin 1839 ata i dhanë zemër vetes për të botuar 150 kopje në shtypin akademik, pa lejen e censorëve.

Përkthimi i Pavskit la një përshtypje të dukshme te lexuesit dhe kërkesa vazhdonte të rritej. Por, në vitin 1841 sinodës iu bë një ankesë anonime në lidhje me «rrezikun» e këtij përkthimi, duke pohuar se ai shmangej nga dogma ortodokse. Dy vjet më vonë sinoda botoi një dekret: «Konfiskoni të gjitha kopjet ekzistuese të shkruara me dorë dhe të litografuara të përkthimit të G. Pavskit të Besëlidhjes së Vjetër dhe shkatërrojini.»

Lavdërimi i emrit të Perëndisë

Pavarësisht nga këto, Pavski kishte rindezur interesin në përkthimin e Biblës. Ai kishte vendosur, gjithashtu, një precedent të rëndësishëm për përkthyesit e ardhshëm në lidhje me një çështje tjetër të rëndësishme: emrin e Perëndisë.

Kërkuesi rus Korsunski shpjegoi: ‘Vetë emri i Perëndisë, më i shenjti i emrave të tij, ishte i përbërë nga katër karaktere hebraike יהוה dhe tani shqiptohet Jehova.’ Në kopjet e lashta të Biblës, ky emër i dallueshëm i Perëndisë shfaqet, vetëm në Shkrimet Hebraike, mijëra herë. Megjithatë, gabimisht judenjtë arritën të besonin se ai emër hyjnor ishte tepër i shenjtë për t’u shkruar apo për t’u shqiptuar. Në lidhje me këtë, Korunski vërejti: ‘Në të folur apo në të shkruar, ai zëvendësohej zakonisht me Adonai, një fjalë që në përgjithësi përkthehet «Zotëri». ’

Qartë, braktisja e përdorimit të emrit hyjnor ishte për shkak të frikës bestytnore, jo të nderimit hyjnor. Vetë Bibla nuk e shkurajon në asnjë vend përdorimin e emrit të Perëndisë. Perëndia vetë i tha Moisiut: «Kjo është ajo që duhet t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Jehovai, Perëndia i të parëve tuaj . . . më ka dërguar tek ju.’ Ky është emri im në kohë të pacaktuar dhe ky është përkujtimi im brez pas brezi.» (Eksodi 3:15, BR) Në mënyrë të përsëritur, Shkrimet nxitin adhuruesit: «Jepini falënderime Jehovait, ju njerëz! Thërritni emrin e tij.» (Isaia 12:4, BR) Pavarësisht nga kjo, shumica e përkthyesve të Biblës zgjodhën të ndiqnin traditën judaike dhe e shmangën përdorimin e emrit hyjnor.

Pavski, megjithatë, nuk i ndoqi këto tradita. Në përkthimin e tij vetëm në Psalmet, emri Jehova shfaqet më shumë se 35 herë. Guximi i tij do të kishte një ndikim domethënës mbi një nga bashkëkohësit e tij.

Kryedhjaku Makarios

Ky bashkëkohës ishte kryedhjaku Makarios, një misionar ortodoks rus, i cili kishte aftësi të habitshme gjuhësore. Kur ishte në moshën e njomë 7-vjeçare, ai mund të përkthente tekste të shkurtra rusisht në gjuhën latine. Kur ishte 20 vjeç ai dinte hebraisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Megjithatë, një qëndrim i përulur dhe një ndjenjë e madhe përgjegjësie para Perëndisë e ndihmuan atë për të shmangur kurthin e besimit të tepërt në veten. Në mënyrë të përsëritur ai kërkoi këshillën e linguistëve dhe studiuesve të tjerë.

Makariosi donte të reformonte aktivitetin misionar në Rusi. Ai mendonte se, para se krishterimi t’u çohej myslimanëve dhe hebrenjve në Rusi, kisha duhej të «ndriçonte masat duke themeluar shkolla dhe duke shpërndarë Bibla në gjuhën ruse. Në mars të 1839-s, Makariosi mbërriti në S. Pjetroburg, duke shpresuar që të merrte leje për të përkthyer Shkrimet Hebraike në rusisht.

Makariosi kishte përkthyer tashmë librat biblikë të Isaisë dhe të Jobit. Megjithatë, sinoda refuzoi t’i jepte leje për të përkthyer Shkrimet Hebraike në rusisht. Në fakt, Makariosit iu tha të çlirohej nga mendimi për të përkthyer Shkrimet Hebraike në gjuhën ruse. Sinoda nxori një dekret, që daton më 11 prill 1841, duke e urdhëruar Makariosin «të kryente një vepër pendese prej tri deri gjashtë javësh në shtëpinë e një peshkopi në Tomsk, me qëllim që të pastronte ndërgjegjen e tij përmes lutjeve dhe gjunjëzimeve».

Qëndrimi i guximshëm i Makariosit

Nga dhjetori i 1841-shit deri në janar të 1842-shit, Makariosi përmbushi pendesën e tij. Por, sapo u përmbush kjo kërkesë, ai menjëherë filloi të përkthente pjesën tjetër të Shkrimeve Hebraike. Ai kishte siguruar për vete një kopje të përkthimit të Shkrimeve Hebraike që kishte bërë Pavski dhe e përdori për të kontrolluar përkthimet e veta. Ashtu si Pavski, ai refuzoi ta errësonte emrin hyjnor. Në fakt, emri Jehova shfaqet më shumë se 3.500 herë në përkthimin e Makariosit.

Makariosi u dërgoi kopje të veprës së tij miqve simpatizues. Edhe pse disa kopje të shkruara dolën në qarkullim, kisha vazhdoi ta bllokonte botimin e veprës së tij. Makariosi bëri plane për ta prezantuar Biblën e tij jashtë shtetit. Në prag të nisjes së tij, ai u sëmur dhe vdiq pak kohë më vonë, në vitin 1847. Përkthimi i tij i Biblës nuk u botua kurrë sa kohë që ishte gjallë.

Më në fund e botuar!

Së fundi, erërat politike dhe fetare ndryshuan. Në gjithë vendin u shtri një liberalizëm i ri dhe në 1856-n sinoda miratoi përsëri përkthimin e Biblës në rusisht. Në këtë klimë të përmirësuar, Bibla Makarios u botua me pjesë në revistën Orthodox Review midis viteve 1860 dhe 1867, nën titullin Një eksperiment përkthimi në gjuhën ruse.

Kryepeshkopi Filaret i Çernigovit, një studiues i literaturës fetare ruse, dha këtë vlerësim për Biblën Makarios: «Përkthimi i tij është besnik ndaj shkrimit hebraik dhe gjuha e përkthimit është e pastër dhe i përshtatet subjektit.»

Megjithatë, Bibla Makarios nuk iu prezantua kurrë publikut në përgjithësi. Në fakt, ajo thuajse u harrua plotësisht. Në 1876-n e gjithë Bibla, duke përfshirë si Shkrimet Hebraike dhe Shkrimet Greke, u përkthye më në fund në rusisht me miratimin e sinodës. Kjo Bibël e plotë është quajtur shpesh përkthimi sinodal. Në mënyrë ironike, përkthimi i Makariosit, bashkë me atë të Pavskit shërbyen si burimi parësor për këtë përkthim «zyrtar» të Kishës Ortodokse Ruse. Por emri hyjnor u përdor vetëm në pak nga vendet ku shfaqej në gjuhën hebraike.

Bibla Makarios sot

Bibla Makarios mbeti në errësirë deri në vitin 1993. Siç është shënuar në hyrje, në atë kohë një kopje e saj gjendej në revistat e vjetra Orthodox Review, në seksionin e librave të rralla të Bibliotekës Kombëtare Ruse. Dëshmitarët e Jehovait e kuptuan vlerën e vënies në dispozicion për publikun të kësaj Bible. Biblioteka i dha lejen organizatës fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi për të pasur një kopje të Biblës Makarios, e bërë në mënyrë të tillë që të mund të përgatitej për t’u botuar.

Atëherë, Dëshmitarët e Jehovait rregulluan që të shtypeshin afërsisht 300.000 kopje të kësaj Bible në Itali për t’i shpërndarë tejembanë Rusisë dhe në shumë vende të tjera ku flitet rusisht. Përveç përkthimit të Makariosit të shumicës së Shkrimeve Hebraike, ky botim i Biblës përmban përkthimin e Pavskit të Psalmeve si edhe përkthimin sinodal të Shkrimeve Greke, të autorizuar nga Kisha Ortodokse.

Në janar të këtij viti, ajo u prezantua gjatë një konference shtypi në S. Pjetroburg, Rusi. (Shiko faqen 26.) Lexuesit rusë do të ndriçohen dhe ndërtohen me siguri nga kjo Bibël e re.

Botimi i kësaj Bible është, pra, një triumf fetar dhe letrar! Është, gjithashtu, një përkujtues, i cili forcon besimin, i vërtetësisë së fjalëve të Isaisë 40:8: «Bari i gjelbër është tharë, lulja është vyshkur, por sa për fjalën e Perëndisë sonë, ajo do të zgjasë në kohë të pacaktuar.»​—BR.

[Kutia dhe figura në faqen 26]

Bibla merr duartrokitjet e kritikës

«EDHE një vepër tjetër monumentale e literaturës ka dalë: Bibla Makarios.» Me këtë hyrje gazeta Komsomolskaja Pravda lajmëroi daljen e Biblës Makarios.

Pasi vuri në dukje se Bibla ishte shfaqur së pari në gjuhën ruse, gati «120 vjet më parë», kjo gazetë u ankua: «Për shumë vite kisha kishte kundërshtuar përkthimin e librave të shenjtë në një gjuhë të lehtë për t’u lexuar. Pasi kishte hedhur poshtë disa përkthime, kisha më në fund ra dakord me një prej tyre në vitin 1876 dhe ajo u bë e njohur si përkthimi sinodal. Megjithatë, ajo nuk u lejua brenda kishave. Atje, edhe sot e kësaj dite, e vetmja Bibël që është pranuar është në sllavishten e vjetër.»

Edhe gazeta Echo nxori në pah vlerën e botimit të Biblës Makarios, duke vërejtur: «Studiuesit me autoritet të Universitetit shtetëror të S. Pjetroburgut, të Universitetit Pedagogjik të Hertsenit dhe Muzeu shtetëror i historisë fetare e lavdëruan shumë këtë botim të ri të Biblës.» Duke vënë në dukje përkthimin e Biblës në rusisht nga Makarios dhe Pavski në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, gazeta vërejti: «Në atë kohë Bibla mund të lexohej vetëm në sllavishten e vjetër, gjuhë e cila kuptohej vetëm nga anëtarët e klerit.»

Dalja e Biblës Makarios nga Dëshmitarët e Jehovait u raportua gjatë një konference shtypi në S. Pjetroburg në fillim të këtij viti. E përditshmja lokale Nevskoje Vremja vërejti: «Studiuesit me autoritet . . . theksuan se ky botim duhej vlerësuar si një fakt me domethënie shumë të madhe në jetën kulturore të Rusisë dhe të S. Pjetroburgut. Pavarësisht nga ajo që mund të mendojë ndonjë për aktivitetin e kësaj organizate fetare, botimi i këtij përkthimi të Biblës, deri tani të panjohur është padyshim me një dobi të madhe.»

Sigurisht, të gjithë dashururesit e Perëndisë janë të kënaqur kur Fjala e tij e shkruar vihet në dispozicion në një gjuhë që mund të lexohet dhe kuptohet nga njerëzit e thjeshtë. Dashuruesit e Biblës kudo, janë të kënaqur që një përkthim tjetër i Biblës është vënë në dispozicion të miliona njerëzve që flasin rusisht përreth botës.

[Figura]

Dalja e Biblës Makarios u njoftua në këtë konferencë shtypi.

[Figura në faqen 23]

Biblioteka Kombëtare e Rusisë ku u gjet thesari i fshehur

[Figura në faqen 23]

Pjetri i Madh u përpoq ta botonte Biblën në rusisht

[Burimi]

Corbis-Bettmann

[Figura në faqen 24]

Gerasim Pavski, i cili kontribuoi në përkthimin e Biblës në rusisht

[Figura në faqen 25]

Kryedhjaku Makarios, prej të cilit ka marrë emrin Bibla e re ruse

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo