BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/3 f. 10-11
  • Skllevër të njerëzve apo shërbëtorë të Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Skllevër të njerëzve apo shërbëtorë të Perëndisë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Rreziku i shkuarjes pas njerëzve
  • A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Të krishterët dhe shoqëria njerëzore sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • A jeni një sekt amerikan?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/3 f. 10-11

Skllevër të njerëzve apo shërbëtorë të Perëndisë?

«DËSHMITARËT E JEHOVAIT, në njëfarë mase, janë për t’u admiruar.» Kështu thotë libri në gjermanisht Seher, Grübler, Enthusiasten (Vegimtarë, Shqyrtues, Entuziastë). Megjithëse disi kritik ndaj Dëshmitarëve, ai pranon: «Në përgjithësi, ata bëjnë një jetë pa defekte, të klasës së mesme. Janë të zellshëm dhe të ndërgjegjshëm në punën e tyre në botë, janë qytetarë të qetë dhe pagues të ndershëm taksash. Janë të përmbajtur për sa i përket rendjes marrëzisht pas pasurive. . . . Disiplina e tyre nëpër kongrese është për t’u lavdëruar. Fryma e tyre vetëmohuese nuk ka të krahasuar me asnjë grup tjetër fetar; në lidhje me shërbimin, ata lënë prapa gjithë të tjerët. Por ajo që i lartëson mbi çdo kishë apo grup tjetër të krishterë të ditëve tona, është vendosmëria absolutisht e pathyeshme, me të cilën shumica e tyre shpallin doktrinat që kanë, në çdo rrethanë dhe përballë të gjitha rreziqeve.»a

Megjithë një lavdërim të tillë pozitiv, disa zëra përpiqen t’i paraqesin Dëshmitarët e Jehovait në një mënyrë krejt të ndryshme. Në shumicën e vendeve përreth botës, Dëshmitarët i kanë kryer hapur shërbimet e tyre për dekada me radhë, pa ndërhyrje nga të tjerët. Me miliona njerëz i njohin, i respektojnë dhe janë dakord se kanë të drejtën ta praktikojnë fenë e tyre. Pse, pra, ekziston ndonjë pasiguri në lidhje me atë se kush janë Dëshmitarët e Jehovait?

Ndoshta, një arsye është se kohët e fundit disa grupe të tjera fetare kanë marrë pjesë në abuzimin me fëmijët, në vetëvrasjet në masë dhe në sulmet terroriste. Sigurisht, devijime si këto në sjellje ka kudo, jo vetëm mes atyre që janë fetarë. Megjithatë, për sa i përket fesë, shumë njerëz janë bërë skeptikë, disa madje armiqësorë.

Rreziku i shkuarjes pas njerëzve

Një «sekt» është përkufizuar si «një grup që i përmbahet një doktrine dalluese ose një udhëheqësi». Ngjashëm, ata që i përkasin një «kulti», kanë «devocion të madh për një person, ide ose gjë». Në fakt, anëtarët e çdo grupi fetar, të cilët u janë shumë besnikë udhëheqësve njerëzorë, rrezikojnë të bëhen skllevër të njerëzve. Një marrëdhënie e fortë e orientuar për nga udhëheqësi, mund të çojë në një varësi të pashëndetshme emocionale dhe frymore. Rreziku mund të jetë më i madh, kur një person është rritur në atmosferë sektare që prej foshnjërisë.

Ata që kanë shqetësime të tilla në lidhje me një fe, kanë nevojë për informacion të besueshëm. Disave mund t’u kenë thënë se Dëshmitarët e Jehovait i përkasin një organizate fetare, e cila i skllavëron anëtarët e saj, ushtron kontroll autoritar mbi ta, kufizon në mënyrë të tepruar lirinë e tyre dhe i bën të mos ecin në një hap me shoqërinë, si një e tërë.

Dëshmitarët e Jehovait e dinë se këto shqetësime janë të pajustifikuara. Prandaj ata të ftojnë të bësh ti vetë një shqyrtim. Pasi të kesh bërë një shqyrtim të kujdesshëm, nxirr përfundimet e tua. A janë Dëshmitarët shërbëtorë të Perëndisë, siç deklarojnë, apo janë në fakt skllevër të njerëzve? Cili është burimi i forcës së tyre? Dy artikujt në faqet 12-23, do t’u japin përgjigje të kënaqshme pyetjeve të tilla.

[Shënimi]

a Botimi origjinal i vitit 1950 nuk e përmban pohimin e lartpërmendur. Kështu që, paraqitja e tij në botimin e rishikuar të vitit 1982, zbulon një prirje drejt një kuptueshmërie më të mirë në lidhje me Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo