BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/5 f. 5-7
  • A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë tregojnë faktet
  • Një fe shumë e njohur
  • «Persona shumë të njerëzishëm»
  • I mbahen fortësisht Biblës
  • Kush është udhëheqësi i tyre?
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • A janë kult Dëshmitarët e Jehovait?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Sektet​—Çfarë janë ato?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Të krishterët dhe shoqëria njerëzore sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/5 f. 5-7

A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt?

JEZU KRISHTIN e akuzuan si pijanec, grykës, thyerës i së shtunës, si dëshmitar i rremë, blasfemues i Perëndisë dhe si i dërguar i Satanait. U akuzua, gjithashtu, edhe si një person që vepronte kundër pushtetit.​—Mateu 9:34; 11:19; 12:24; 26:65; Gjoni 8:13; 9:16; 19:12.

Pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezuit, dishepujt e tij ishin në mënyrë të ngjashme objekt i akuzave serioze. Një grup i të krishterëve të shekullit të parë u tërhoq zvarrë para qeveritarëve të qytetit, nga disa njerëz që bërtitnin: «Këta njerëz nxitin trazira në mbarë botën.» (Veprat 17:6, ECM) Në një rast tjetër, apostulli Pavël dhe shoku i tij, Sila, u çuan para autoriteteve dhe u akuzuan se kishin turbulluar shumë qytetin e Filipisë.z—Veprat 16:20.

Më vonë, Pavli u akuzua se ishte një «murtajë dhe se nxit gjithkund nëpër botë të gjithë hebrenjtë» dhe se «u mundua ta dhunojë edhe Tempullin». (Veprat 24:5, 6) Parësia e hebrenjve në Romë e përshkroi saktë gjendjen e ithtarëve të Jezuit, kur pranoi: «Për atë sekt dimë vetëm se has gjithkund në kundërshtime.»​—Veprat 28:22.

Me sa duket, ky grup i ri i vendosur nga Jezu Krishti konsiderohej nga disa, si një grup me pikëpamje dhe praktika ekstreme, që binin ndesh me atë që në ato ditë ishte sjellja normale shoqërore. Pa dyshim, shumë veta sot do t’i konsideronin të krishterët si një sekt shkatërrimtar. Akuzuesit ishin shpesh anëtarë të rëndësishëm dhe të respektuar të bashkësisë dhe kjo duket se ia shtonte edhe më shumë peshën pohimeve të tyre. Shumëkush i besoi akuzat kundër Jezuit dhe dishepujve të tij. Megjithatë, sikurse mund ta dish, të gjitha ato akuza ishin të rreme! Fakti se njerëzit i thoshin ato gjëra, nuk i bënte të vërteta ato.

Si është puna sot? A do të ishte e saktë që Dëshmitarët e Jehovait të quheshin një grup fetar me pikëpamje dhe praktika ekstreme, që bien ndesh me atë që sot pranohet si sjellje normale shoqërore? A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt?

Çfarë tregojnë faktet

Një zyrtar i qeverisë në qytetin e Shën Pjetërburgut, Rusi, shpjegoi: «Dëshmitarët e Jehovait na ishin paraqitur si një lloj sekti i fshehtë, që mblidheshin në errësirë dhe që masakronin fëmijët e vritnin veten.» Megjithatë, njerëzit në Rusi kanë pasur më në fund mundësinë të njihnin më mirë natyrën e vërtetë të Dëshmitarëve. Pasi kishte punuar me Dëshmitarët e Jehovait për një kongres ndërkombëtar, i njëjti zyrtar vërejti: «Tani, unë shoh njerëz normalë dhe të qeshur, madje më të mirë se shumë veta që unë njoh. Janë paqësorë e të qetë dhe e duan shumë njëri-tjetrin.» Ai shtoi: «Me të vërtetë nuk e kuptoj se përse njerëzit thonë gënjeshtra të tilla për ta.»

Dëshmitarët e Jehovait nuk mbajnë mbledhje plot rite dhe adhurimi i tyre nuk bëhet në fshehtësi. Shkrimtarja Julia Mitchell Corbett, që nuk është një Dëshmitare, vëren: «Kur mblidhen, zakonisht më shumë se një herë në javë, në Sallat e Mbretërive (vendet e tyre të adhurimit nuk quhen kisha), shumicën e kohës e kalojnë me diskutime dhe me studimin e Biblës.» Vendet ku mblidhen dallohen qartë nga një shenjë. Mbledhjet janë të hapura dhe publiku është i ftuar për të marrë pjesë. Edhe njerëzit që nuk janë lajmëruar janë më se të mirëpritur.

«Dëshmitarët kanë fituar reputacion si njerëz të ndershëm, të sjellshëm dhe punëtorë»,—shton Corbett në librin e saj Fetë në Amerikë (Religion in America). Shumë veta që nuk janë Dëshmitarë pranojnë menjëherë se nuk ka asgjë të trilluar apo të çuditshme mbi Dëshmitarët e Jehovait. Sjellja e tyre nuk bie ndesh me atë që pranohet si sjellje normale shoqërore. Një enciklopedi pohon saktësisht se Dëshmitarët «ngulmojnë për një kod të lartë moral në sjelljen personale».​—The New Encyclopœdia Britannica.

Drejtori i lajmeve dhe i projekteve speciale për një stacion televiziv në Shtetet e Bashkuara, u shkroi Dëshmitarëve të Jehovait në përgjigje të një raporti me paragjykime që emisioni i TV-së 60 Minutes kishte bërë mbi Dëshmitarët. Ai tha: «Nëse më shumë njerëz do të jetonin në atë mënyrë që ju shtyn besimi juaj, ky komb nuk do të ndodhej në gjendjen që është. Unë jam një gazetar që e di se organizata juaj bazohet në dashuri dhe në një besim të fortë tek Krijuesi. Dua t’ju bëj të ditur se jo të gjithë gazetarët janë me paragjykime.»

Një fe shumë e njohur

A është e drejtë të thuhet se Dëshmitarët e Jehovait janë një grup i vogël fetar i dorës së dytë? Nga njëra anë, Dëshmitarët e Jehovait janë pak numerikisht, po të krahasohen me disa fe. Megjithatë, mos harro se çfarë tha Jezui: «Dera që të çon në jetë, është e ngushtë dhe rruga për atje është e vështirë. Pak njerëz kalojnë nëpër të.»​—Mateu 7:13, 14, ECM.

Sidoqoftë, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë një sekt i vogël i dorës së dytë. Në pranverë të 1993-shit, më shumë se 11 milion njerëz morën pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit, të bërë nga Dëshmitarët. Por shumë më i rëndësishëm se numri, është karakteri i tyre moral dhe sjellja e tyre shembullore, që u kanë sjellë Dëshmitarëve lavdërim anembanë botës. Pa dyshim, ky ka qenë një faktor në vendet që u kanë dhënë atyre njohjen zyrtare, si një fe e njohur dhe me mirëbesim.

I rëndësishëm është edhe vendimi i fundit i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut. Ai deklaroi se Dëshmitarët duhet të gëzojnë liri mendimi, ndërgjegjeje dhe feje dhe se ata kanë të drejtë të flasin për besimin e tyre dhe t’ua mësojnë të tjerëve. Vështirë se do të kishte ndodhur kështu nëse Dëshmitarët e Jehovait do të ishin të njohur si përdorues të teknikave mashtruese dhe jo etike për të rekrutuar njerëz apo nëse do të përdornin metoda manipuluese për të kontrolluar mendjet e ithtarëve të tyre.

Shumë veta në botë i njohin mirë Dëshmitarët e Jehovait. Atyre milionave jo Dëshmitarë që studiojnë Biblën me Dëshmitarët apo që kanë studiuar me ta dikur, ne u drejtojmë pyetjen: «A keni pësuar ndonjë tentativë për shpëlarje truri? A kanë zbatuar Dëshmitarët teknika të kontrollimit të trurit mbi ju?» Pa dyshim, përgjigjja e sinqertë do të ishte «Jo». Është e qartë, nëse do të ishin përdorur metoda të tilla, do kishte miliona viktima që do të kundërshtonin çdo argument në favor të Dëshmitarëve të Jehovait.

«Persona shumë të njerëzishëm»

Pjesëtarët e sekteve, shpesh e izolojnë veten prej familjeve, shokëve, madje edhe prej shoqërisë në përgjithësi. A është kështu me Dëshmitarët e Jehovait? «Unë nuk jam Dëshmitar i Jehovait»,—shkroi një gazetar në Republikën Çeke. Megjithatë, shtoi: «Është e dukshme se ata [Dëshmitarët e Jehovait] kanë një forcë të tmerrshme morale. . . . Ata i njohin autoritetet qeveritare, por besojnë se vetëm Mbretëria e Perëndisë është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet e njerëzimit. Por, kujdes: ata nuk janë fanatikë. Ata janë persona shumë të njerëzishëm.»

Ata nuk jetojnë në bashkësi, duke u izoluar prej të afërmve apo prej të tjerëve. Dëshmitarët e Jehovait e pranojnë se për ta është një përgjegjësi biblike të duan dhe të kujdesen për familjet e tyre. Ata jetojnë dhe punojnë me njerëz të të gjitha racave dhe feve. Kur ndodh ndonjë gjëmë, ata përgjigjen shpejt me mbështetje dhe ndihma të tjera humanitare.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ata janë të angazhuar në një program edukimi që s’ka të krahasuar. Sa fe të tjera kanë një sistem të organizuar për t’u bërë vizita personale të gjithëve në bashkësinë e tyre? Dëshmitarët e Jehovait e bëjnë këtë në më tepër se 200 vende dhe gjuhë! Është e qartë, pra, Dëshmitarët e Jehovait janë «shumë të njerëzishëm».

I mbahen fortësisht Biblës

Është e drejtë se mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait janë të ndryshme nga ato që japin kishat. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Jehovai është Perëndia i plotfuqishëm dhe se Jezui është Biri i tij e jo pjesë e ndonjë hyjnie treshe. Besimi i tyre bazohet në bindjen se vetëm Mbretëria e Perëndisë mund të sjellë lehtësim për vuajtjet njerëzore. Ata i paralajmërojnë njerëzit për shkatërrimin e pashmangshëm të këtij sistemi gjërash. Predikojnë premtimin e Perëndisë për një parajsë tokësore për njerëzit e bindur. Ata nuk adhurojnë kryqin. Nuk i festojnë Krishtlindjet. Besojnë se shpirti vdes dhe se nuk ekziston ferri i zjarrtë. Nuk hanë gjak dhe nuk pranojnë transfuzion gjaku. Ata nuk përfshihen në politikë dhe nuk marrin pjesë në luftëra. A e ke pyetur ndonjëherë veten përse mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait janë kaq të ndryshme?

Një gazetë e Masaçusets (SH.B.A.), Daily Hampshire Gazette, shpjegon se «interpretimi i ngushtë i Biblës» që bëjnë Dëshmitarët e Jehovait «nuk u lejon atyre aktivitete që për të tjerët janë të lejueshme . . . , gjithçka në përpjekje për të ndjekur shembullin e të krishterëve të shekullit të parë dhe fjalët e Biblës». Një enciklopedi pranon se «gjithçka që ata besojnë bazohet në Bibël. Ata përdorin një citim biblik për të mbështetur çdo deklaratë besimi, duke e marrë si të padiskutueshëm autoritetin e Biblës, e cila zëvendëson plotësisht traditën». (The Encyclopedia of Religion) Libri Fetë në Amerikë pohon: «Grupi nuk ka hequr kurrë dorë nga përqendrimi mbi studimin e Biblës dhe mësimet e tyre mbështeten nga një sistem i përpunuar me referime nga Shkrimet.»

Kush është udhëheqësi i tyre?

Pikërisht për faktin se u mbahen ngushtë mësimeve të Biblës, midis Dëshmitarëve të Jehovait nuk gjendet adhurimi dhe idhujtaria e udhëheqësve njerëzorë, që është diçka karakteristike e sekteve sot. Ata nuk e pranojnë konceptin e ndarjes midis klerikëve dhe laikëve. Enciklopedia e mësipërme pohon me të drejtë për Dëshmitarët e Jehovait: «Klasa klerikale dhe titujt dallues janë të ndaluar.»

Ata ndjekin Jezu Krishtin si Udhëheqës dhe Krye të kongregacionit të krishterë. Ishte Jezui ai që tha: «Ju mos lejoni t’ju quajnë rabbi, sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj, kurse ju të gjithë jeni vëllezër. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë​—atë që është në qiell! Gjithashtu mos lejoni t’ ju quajnë udhëheqës​—sepse keni vetëm një udhëheqës—​Krishtin!»​—Mateu 23:8-12.

Është e qartë se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë një sekt, ashtu siç nuk ishte as Jezui një grykës dhe pijanec. Është e vërtetë se mbi Jezuin dhe dishepujt e tij nuk filluan të shpifnin të gjithë ata që u ndikuan prej të dhënave të rreme për ta. Disa ndoshta mund të kenë qenë vetëm të keqinformuar. Nëse ke ndonjë pyetje mbi Dëshmitarët e Jehovait dhe bindjet e tyre, përse të mos i njohësh më mirë ata? Dyert e Sallave të tyre të Mbretërive janë të hapura për ata që kërkojnë të vërtetën.

Mund të përfitosh edhe nga kërkimi i tyre i kujdesshëm për njohurinë e saktë nga Bibla dhe të mësosh të adhurosh Perëndinë në përputhje me fjalët e Jezuit: «Po vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetë, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.»​—Gjoni 4:23, Dio.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo