BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/5 f. 5-7
  • Kush është Jehovai?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush është Jehovai?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Domethënia e emrit të tij
  • Cilësitë mbizotëruese të Jehovait
  • Perëndi i të gjitha kombeve
  • Dobitë e njohjes së Jehovait
  • Jehovai: Kush është Ai?
    Jehovai: Kush është Ai?
  • Të arrijmë të njohim Perëndinë
    Një jetë e kënaqshme—Si ta arrijmë?
  • Kush është Perëndia i vërtetë?
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Të madhërojmë Jehovain si të vetmin Perëndi të vërtetë
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/5 f. 5-7

Kush është Jehovai?

JEHOVAI i tha njërit prej adhuruesve të tij besimplotë: «Asnjë njeri nuk mund të më shohë dhe megjithatë, të jetojë.» (Eksodi 33:20) «Perëndia është frymë» dhe njerëzit nuk mund ta shohin me sytë e tyre fizikë. (Gjoni 4:24) Ashtu si të shikosh drejtpërdrejt diellin në mesditë, do të ishte shkatërrimtare për sytë tanë, kështu do të ishte shkretuese për ne të shikonim Burimin tmerrësisht të fuqishëm të energjisë, i cili krijoi jo vetëm diellin tonë të shndritshëm, por edhe diej të tjerë të panumërt në univers.

Lumturisht, ne nuk kemi nevojë ta shohim Perëndinë, për të zbuluar gjëra që kanë të bëjnë me të. Bibla jo vetëm e identifikon Atë që përgatiti për ne pakon e mrekullueshme, tokën, por edhe zbulon personalitetin e tij. Kështu që ia vlen të shohim në Bibël, për të mësuar rreth Atit që na dha jetën dhe na siguroi një shtëpi të këndshme, ku ta gëzojmë atë jetë.

Domethënia e emrit të tij

Të gjithë emrat e kanë një domethënie, megjithëse sot shumë veta mund të mos e dinë atë. Për shembull, emri i zakonshëm David, vjen nga një fjalë hebraike, që do të thotë «i dashuri». Edhe emri i Krijuesit, Jehova, ka një domethënie. Cila është ajo? Në gjuhën origjinale hebraike të Biblës, emri hyjnor është shkruar me katër shkronja, YHWH, dhe shfaqet afërsisht 7.000 herë në pjesën hebraike të Biblës. Pranohet se emri hyjnor do të thotë «Ai shkakton të bëhet». Ai nënkupton se me mençuri Jehovai shkakton që ai vetë të bëhet çdo gjë që duhet të jetë, me qëllim që të përmbushë qëllimet e tij. Ai është Krijues, Gjykatës, Shpëtimtar, Mbështetës i Jetës dhe prandaj mund t’i përmbushë premtimet e tij. Për më tepër, në hebraisht, emri Jehova është në një formë që tregon një veprim në procesin e kryerjes së tij. Po, Jehovai po shkakton që ai vetë të bëhet përmbushësi i qëllimeve të tij. Ai është një Perëndi i gjallë!

Cilësitë mbizotëruese të Jehovait

Bibla e përshkruan Krijuesin si «një Perëndi i mëshirshëm dhe i butë, i ngadalshëm në zemërim dhe i bollshëm në dashamirësi të dashur e në të vërtetë, që e ruan dashamirësinë e dashur për mijëra, që fal gabimin, shkeljen dhe mëkatin». (Eksodi 34:6, 7, BR) Shprehja «dashamirësi e dashur» përkthen një fjalë hebraike shumë domethënëse. Ajo tregon një dashamirësi që me dashuri i ngjitet një objekti, derisa qëllimi i saj për atë objekt të realizohet. Mund të përkthehet edhe «dashuri besnike». Dashamirësia e Jehovait i ngjitet me dashuri krijesave të tij dhe përmbush qëllimet e tij të mrekullueshme. A nuk do ta kishe për zemër një dashuri të tillë nga Ai që të ka dhënë jetën?

Jehovai është i ngadalshëm në zemërim dhe i shpejtë për të falur gabimet tona. Të jesh afër një personi të tillë, është diçka që të ngroh zemrën. Por megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai e kalon pa vënë re keqbërjen. Ai deklaroi: «Unë, Jehovai, dashuroj drejtësinë, urrej grabitjen bashkë me padrejtësinë.» (Isaia 61:8, BR) Si Perëndia i drejtësisë, ai nuk do t’i tolerojë përgjithmonë mëkatarët e pacipë, që ngulmojnë në ligësinë e tyre. Kështu, mund të jemi të sigurt se në kohën e duhur të tij, Jehovai do t’i ndreqë padrejtësitë në botë. Ai nuk do t’u kthej shpinën të munduarve.

Nuk është e lehtë të mbash një drejtpeshim të përsosur ndërmjet dashurisë dhe drejtësisë. Nëse je prind, a e ke të vështirë të vendosësh se kur, si dhe deri në ç’masë duhet t’i korrigjosh fëmijët e tu, kur ata sillen keq? Për të drejtpeshuar drejtësinë me dhembshurinë e dashur kërkohet mençuri e madhe. Këtë cilësi Jehovai e shfaq me bollëk, kur ka të bëjë me njerëzit. (Romakëve 11:33-36) Në të vërtetë, mençuria e Krijuesit mund të shihet kudo, për shembull, në mrekullitë e krijimit që na rrethon.—Psalmi 104:24; Fjalët e urta 3:19.

Megjithatë, pasja e mençurisë nuk mjafton. Për të kryer vullnetin e tij, Krijuesi duhet të ketë edhe fuqi dhe Bibla zbulon se ai është shumë i fuqishëm, kur thotë: «Ngrini sytë lart dhe shikoni. Kush i ka krijuar këto gjëra? Është Ai që nxjerr ushtrinë e tyre madje me numër, madje, që i thërret të gjitha në emër. Falë bollëkut të energjisë dinamike, pasi ai është edhe i fortë në fuqi, nuk mungon asnjë prej tyre.» (Isaia 40:26, BR) Jehovai i bën gjërat me një «bollëk energjie dinamike». A nuk do të të tërhiqte drejt tij një cilësi e tillë?

Perëndi i të gjitha kombeve

‘Por, a nuk është Jehovai Perëndia i «Besëlidhjes së Vjetër», Perëndia i Izraelit të lashtë?’,—mund të pyesësh veten. Është e vërtetë që Jehovai iu zbulua izraelitëve. Megjithatë, meqenëse ka krijuar çiftin e parë njerëzor, Jehovai është Perëndia «të cilit çdo familje . . . në tokë i detyrohet për emrin e vet». (Efesianëve 3:15, BR) Nëse mendon se është e përshtatshme të respektosh paraardhësit e tu, a nuk do të ishte e përshtatshme t’i përkulesh me nderim Atij që i dha jetë njeriut të parë, paraardhësit tonë të përbashkët, që është në rrënjë të të gjitha gjenealogjive, që ekzistojnë sot në tokë?

Krijuesi i njerëzimit nuk është mendjengushtë. Vërtet, dikur ai pati një marrëdhënie të veçantë me kombin e Izraelit. Por edhe atëherë, ai i hapi krahët për të gjithë ata që thirrën emrin e tij. Një mbret i mençur i Izraelit, në një lutje drejtuar Jehovait, tha: «Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd të Izraelit, kur të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd . . . , ti dëgjo nga qielli, . . . dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd.» (1. Mbretërve 8:41-43) Edhe sot e kësaj dite, njerëzit e të gjitha kombeve mund të arrijnë ta njohin Jehovain dhe të kenë një marrëdhënie domethënëse me të. Por, si ndikon kjo te ti?

Dobitë e njohjes së Jehovait

Duke iu kthyer ilustrimit në artikullin e mëparshëm, nëse do të merrje një pako të mbështjellë bukur, natyrisht që do të doje të zbuloje se për çfarë shërben dhurata. Si duhet përdorur dhe si duhet të kujdesesh për të? Ngjashëm, ne dëshirojmë të dimë se çfarë pati ndër mend Perëndia, kur përgatiti për ne tokën. Bibla thotë se ai «nuk e krijoi atë thjesht kot», por «e formoi për të qenë madje e banuar», domethënë nga njerëzit.—Isaia 45:18, BR.

Por, shumica e njerëzve as që kanë dashur t’ia dinë për dhuratën e Krijuesit. Ata janë duke e rrënuar tokën, gjë që i sjell një pakënaqësi të madhe Jehovait. Por megjithatë, në përputhje me atë që përfaqëson emri i tij, Jehovai është i vendosur të përmbushë qëllimin e tij fillestar për njeriun dhe tokën. (Psalmi 115:16; Zbulesa 11:18) Ai do ta rregullojë tokën dhe do t’ua japë si trashëgimi atyre që janë të gatshëm të jetojnë si fëmijë të bindur të tij.—Mateu 5:5.

Libri i fundit i Biblës përshkruan se si do të jenë gjërat, kur të ndodhë kjo: «Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit. Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij. . . . Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.» (Zbulesa 21:3, 4) Atëherë, askush s’do të derdhë lot keqardhjeje dhe vajtimi, për shkak të humbjes së një njeriu të dashur. Askush nuk do të thërrasë për ndihmë i dëshpëruar apo të vuajë nga dhimbjet e një sëmundjeje vdekjeprurëse. Edhe «vdekja do të shkatërrohet». (1. Korintasve 15:26; Isaia 25:8; 33:24) Kjo përshkruan llojin e jetës, të cilën Jehovai dëshironte që në fillim ta gëzonim, kur krijoi paraardhësit tanë të parë.

Në fakt, mund të kesh një ide të kushteve të tilla parajsore që ekzistojnë tani mes adhuruesve të Jehovait. Ai u thotë atyre: «Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson për t’i sjellë dobi vetes, Ai që të bën të shkelësh në rrugën në të cilën duhet të ecësh.» (Isaia 48:17, BR) Jehovai është një Atë i përzemërt që na mëson ne, fëmijët e tij, mënyrën më të mirë për të jetuar. Udhëzimet e tij për njerëzit sigurojnë, jo kufizime të kota, por mbrojtje të dashur. Ndjekja e tyre do të rezultojë në liri dhe lumturi të vërtetë, siç është shkruar: «Tani, Jehovai është Fryma dhe atje ku është fryma e Jehovait, atje është liria.» (2. Korintasve 3:17, BR) Duke ndjekur udhëzimet e paraqitura në Bibël, ata që pranojnë sundimin e tij po përjetojnë tani një paqe mendore, e cila një ditë do të përshkojë mbarë botën e njerëzimit.—Filipianëve 4:7.

Sa Atë mirëdashës është Jehovai! A je i dëshiruar të mësosh më shumë rreth Atij që ndodhet prapa gjithë mrekullive të krijimit? Për ata që janë të tillë, dobitë janë të paçmueshme edhe tani. Ndërsa në të ardhmen, bekimet do të jenë të përjetshme.

[Figura në faqen 5]

Emri hyjnor i shkruar me katër shkronjat hebraike, mund të shihet në muret e shumë kishave të vjetra

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo