BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/6 f. 6-8
  • Toka: Pse ekziston?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Toka: Pse ekziston?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla?
  • Qëllimi i Perëndisë i ndërprerë, jo i ndryshuar
  • A do të shkatërrohet toka ndonjëherë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Jeta ka një qëllim madhështor
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Cili është qëllimi i Perëndisë?
    Zgjohuni!—1999
  • Një parajsë tokësore do të vijë së shpejti
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/6 f. 6-8

Toka: Pse ekziston?

Ekziston një pyetje që duhet ta shqyrtosh: A u bë planeti ynë i bukur nga një Krijues inteligjent, i cili ka një qëllim për tokën dhe për njerëzit që e banojnë atë? Zgjidhja e kësaj çështjeje në një mënyrë të kënaqshme për ty, mund të të ndihmojë të kuptosh se çfarë rezervon e ardhmja për planetin tonë.

SHUMË shkencëtarë që e kanë studiuar thellësisht universin dhe tokën tonë, kanë parë dëshmi që flasin qartë për ekzistencën e një Krijuesi, për një Perëndi që e mbështet atë. Shqyrto komentet që ka bërë vetëm njëri prej tyre:

Profesori Pol Deivis, në librin The Mind of God (Mendja e Perëndisë) shkruan: «Ekzistenca e një universi të rregullt dhe koherent, që përmban struktura të qëndrueshme, të organizuara dhe komplekse, kërkon ligje dhe kushte të një lloji shumë të veçantë.»

Pasi trajton një numër «kombinimesh të rastit», të cilat janë vërejtur nga astrofizikanët dhe nga shkencëtarë të tjerë, profesori Deivis shton: «Të marra së bashku, këto sigurojnë një dëshmi mbreslënëse se jeta, sipas asaj që kuptojmë ne, varet në një mënyrë shumë të ndjeshme nga natyra e ligjeve të fizikës dhe nga disa kombinime, në dukje të rastit, të vlerave aktive që natyra ka zgjedhur për masat, forcën, intensitetin e grimcave të ndryshme e kështu me radhë. . . . Mjafton të thuhet se nëse do të mund të luanim rolin e Perëndisë dhe të zgjidhnim sipas qejfit vlera për këto madhësi, duke lëvizur një grup butonash, do të vërenim se pothuajse të gjitha pozicionet e butonave do ta bënin të pabanueshëm universin. Në disa raste duket sikur butonat e ndryshëm duhen lëvizur nga pak deri në një saktësi shumë të madhe, që universi të jetë i tillë, ku jeta të lulëzojë. . . . Fakti që edhe ndryshimet e lehta në mënyrën e organizimit të gjërave mund ta bëjnë universin të pavëzhgueshëm, është patjetër një fakt me domethënie tepër të madhe.»

Për shumë veta, domethënia e kësaj është se toka jonë, bashkë me pjesën tjetër të universit, u bë nga një Krijues me qëllime. Nëse është kështu, duhet të gjejmë se përse fillimisht formoi tokën. Gjithashtu, duhet të zbulojmë, nëse mundemi, se cili është qëllimi i tij për tokën. Në lidhje me këtë, shfaqet një anomali e çuditshme. Pavarësisht nga popullariteti i madh i ateizmit, një numër i habitshëm njerëzish ende kanë besim te një Krijues inteligjent. Shumica e kishave të të ashtuquajturit krishterim flasin sa për të thënë për një Perëndi dhe Krijues të plotfuqishëm të universit tonë. Megjithatë, secila prej këtyre feve, rrallë flet me siguri dhe bindje për të ardhmen e tokës në qëllimin e Perëndisë.

Çfarë thotë Bibla?

Është logjike t’i drejtohemi një burimi informacioni, i cili pranohet gjerësisht si i ardhur prej Krijuesit. Ky burim është Bibla. Një prej deklaratave më të thjeshta dhe më të qarta në të, për sa i përket të ardhmes së tokës sonë, është ajo që gjendet në Predikuesin 1:4. Aty lexojmë: «Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.» Bibla flet troç, kur shpjegon arsyen se përse e krijoi tokën Perëndia Jehova. Ajo tregon, gjithashtu, se ai e vuri tamam në pozicionin e duhur në univers, si dhe në lidhje me diellin tonë, që të mbështetej jeta në të. Perëndia i Plotfuqishëm e frymëzoi profetin e lashtë Isaia të shkruante: «Kjo është ajo që ka thënë Jehovai, Krijuesi i qiejve, Ai, Perëndia i vërtetë, Formuesi i tokës dhe Bërësi i saj, Ai që e vendosi atë në mënyrë të patundur, që nuk e krijoi thjesht për asgjë, që e formoi madje për të qenë e banuar: ‘Unë jam Jehovai dhe nuk ka asnjë tjetër.’»—Isaia 45:18, BR.

Po ç’të themi në lidhje me mjetet që ka zhvilluar njeriu, për ta shkatërruar të gjithë jetën në tokë? Me mençurinë e tij të pakrahasueshme, Perëndia deklaron se do të vërë dorë, përpara se njerëzimi ta shkatërrojë të gjithë jetën në planetin tonë. Vëre këtë premtim sigurues në librin e fundit të Biblës, Zbulesën: «Kombet ishin zemëruar, por erdhi mëria jote dhe erdhi koha që të gjykohen të vdekurit dhe t’u jepet paga shërbëtorëve të tu, profetëve dhe shenjtorëve dhe atyre që druajnë emrin tënd, të vegjëlve dhe të mëdhenjve dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë dheun.»—Zbulesa 11:18.

Jehovai na zbulon se cili ishte qëllimi i tij fillestar kur krijoi tokën, këtë xhevahir në hapësirë, siç e përshkroi një astronaut që i erdhi rrotull tokës. Perëndia kishte si qëllim që ajo të ishte një parajsë globale, e populluar në mënyrë të përshtatshme nga njerëzit, burra dhe gra, ku të gjithë të jetonin në paqe dhe në harmoni. Ai mori masa që planeti të popullohej gradualisht, duke lejuar që çifti i parë njerëzor të lindte pasardhës. Për kënaqësinë dhe ëndjen e çiftit të parë njerëzor, Jehovai e kishte bërë një pjesë të vogël të tokës me kushte parajsore. Ndërsa shtimi i familjeve njerëzore do të vazhdonte përgjatë viteve dhe shekujve, kopshti i Edenit do të shtrihej gradualisht, derisa të përmbushej Zanafilla 1:28: «Perëndia u tha atyre: ‘Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni.’»

Ndërsa shohim tani gjendjen e mjerueshme të tokës dhe të banorëve të saj, a do të thotë kjo se qëllimi fillestar i Perëndisë për tokën ka dështuar? Apo se ai e ka ndryshuar qëllimin e tij dhe ka vendosur që për shkak të mosnënshtrimit të njerëzimit do ta lërë planetin, si të thuash, të rrënohet krejtësisht dhe të fillojë sërish? Jo, mund të jemi të sigurt se asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë. Bibla na tregon se çfarëdo që ka si qëllim Jehovai, duhet që së fundi të ndodhë dhe se çfarëdo që të vendosë ai, nuk mund të prishet nga asnjë individ ose as edhe nga ndonjë zhvillim i papritur. Ai na siguron: «Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.»—Isaia 55:11.

Qëllimi i Perëndisë i ndërprerë, jo i ndryshuar

Me dezertimin e Adamit dhe të Evës, si dhe me dëbimin e tyre nga kopshti i Edenit, kuptohej se qëllimi i Perëndisë për një tokë parajsore do të përmbushej pa ta. Megjithatë, Jehovai e tregoi qartë që atëherë se disa nga pasardhësit e tyre do të zbatonin mandatin e tij fillestar. Vërtet, kjo do të kërkonte kohë, madje shumë shekuj, por nuk ka ndonjë tregues se sa kohë do të ishte dashur për zbatimin e mandatit fillestar, edhe nëse si Adami, ashtu edhe Eva do të kishin vazhduar të jetonin në përsosmëri. Fakti është se nga fundi i Mbretërimit Mijëvjeçar të Jezu Krishtit, pra, pak më shumë se një mijë vjet duke u nisur nga sot, kushtet e Parajsës së Edenit do të shtrihen në mbarë Tokën dhe planeti Tokë do të popullohet nga pasardhës paqësorë dhe të lumtur të çiftit të parë njerëzor. Në të vërtetë, aftësia e Jehovait si një Person me Qëllime, i cili nuk dështon, do të shfajësohet përgjithmonë!

Atëherë, do të përmbushen profecitë emocionuese që Perëndia frymëzoi shumë kohë më parë. Shkrime të tilla si Isaia 11:6-9, do të përmbushen në mënyrë të lavdishme: «Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë. Lopa do të kullotë bashkë me arushen, të vegjëlit e tyre do të rrinë bashkë dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau. Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës. Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.»

Shëndeti i keq dhe sëmundjet vdekjeprurëse do të jenë gjëra të së kaluarës, ashtu siç do të jetë edhe vetë vdekja. A mund të ketë diçka më të qartë sesa këto fjalë të thjeshta, të cilat gjenden në librin e fundit të Biblës? «Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.»—Zbulesa 21:3, 4.

Po, mund të marrim zemër: planeti ynë i bukur Tokë, do të jetë përgjithmonë. Qoftë privilegji yt për ta mbijetuar fundin e këtij sistemi të lig gjërash, me të gjitha praktikat e tij që rrënojnë tokën! Bota e re e pastër, e bërë nga Perëndia, tani është shumë pranë. Gjithashtu, shumë njerëz të dashur do të zgjohen nga vdekja me anë të mrekullisë së ringjalljes. (Gjoni 5:28, 29) Vërtet, toka jonë do të jetë përgjithmonë dhe ne mund të qëndrojmë në të dhe ta gëzojmë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo