BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/7 f. 29-31
  • A ke «një zemër të bindur»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ke «një zemër të bindur»?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ata patën një zemër të bindur
  • Bindja e pjesshme nuk mjafton
  • Sa e plotë është bindja jote?
  • Një zemër e bindur sjell bekime
  • Jehovai e vlerëson bindjen tonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • T’i ndihmojmë të tjerët të bëhen «të bindur nga zemra»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Jezui «mësoi bindjen»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • «Kjo është dashuria për Perëndinë»
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/7 f. 29-31

A ke «një zemër të bindur»?

KUR u bë mbret i Izraelit të lashtë, Solomoni u ndie i paaftë. Prandaj i kërkoi Perëndisë mençuri dhe njohuri. (2. Kronikave 1:10) Gjithashtu, Solomoni u lut: «Duhet t’i japësh shërbëtorit tënd një zemër të bindur, për të gjykuar popullin tënd.» (1. Mbretërve 3:9, BR) Nëse Solomoni do të kishte «një zemër të bindur», do të ndiqte ligjet dhe parimet hyjnore e do të përjetonte bekimin e Jehovait.

Një zemër e bindur nuk është një barrë, por një burim gëzimi. Apostulli Gjon shkroi: «Kjo do të thotë dashuri e Perëndisë: të zbatojmë urdhërimet e tij dhe megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë një barrë.» (1. Gjonit 5:3, BR) Sigurisht, ne duhet t’i bindemi Perëndisë. Në fund të fundit, Jehovai është Krijuesi ynë i Madh. Atij i takon toka dhe gjithçka në të, madje edhe argjendi dhe ari. Kështu që, në të vërtetë, materialisht ne nuk mund t’i japim asgjë Perëndisë, megjithëse ai na lejon t’i përdorim pasuritë tona monetare për t’i shprehur dashurinë tonë. (1. Kronikave 29:14) Jehovai pret prej nesh që ta duam dhe të ecim përulësisht me të, duke bërë vullnetin e tij.—Mikea 6:8.

Kur Jezu Krishti u pyet se cili ishte urdhërimi më i madh në Ligj, tha: «Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim.» (Mateu 22:36-38, BR) Një mënyrë për ta shprehur këtë dashuri, është t’i bindemi Perëndisë. Prandaj, duhet të jetë lutja e secilit prej nesh që Jehovai të na japë një zemër të bindur.

Ata patën një zemër të bindur

Bibla ka një bollëk shembujsh të personave që patën një zemër të bindur. Për shembull, Jehovai i tha Noes të ndërtonte një arkë të stërmadhe për ruajtjen e jetës. Kjo ishte një detyrë tepër e madhe, për të cilën u deshën 40 ose 50 vjet. Madje edhe me të gjitha mjetet e fuqishme moderne dhe pajisjet e tjera që janë tani në dispozicion, ndërtimi i një strukture të tillë të stërmadhe që lundronte, do të ishte një bëmë inxhinierike. Veç kësaj, Noeja duhej të paralajmëronte njerëzit, që pa dyshim e vunë në lojë dhe e tallën. Por ai qe i bindur deri më një. Bibla thotë: «Ai bëri pikërisht ashtu.» (Zanafilla 6:9, 22; 2. Pjetrit 2:5) Noeja e tregoi dashurinë e tij për Jehovain me anë të një bindjeje besimplotë për shumë vjet. Ç’shembull i shkëlqyer për të gjithë ne!

Shqyrto edhe patriarkun Abraham. Perëndia i tha të transferohej nga Uri i begatë i kaldeasve në një vend të panjohur. Abrahami u bind pa e vënë fare në diskutim. (Hebrenjve 11:8) Gjatë pjesës tjetër të jetës, ai dhe familja e tij jetuan nëpër tenda. Pas shumë vitesh si i huaj në atë vend, Jehovai bekoi atë dhe gruan e tij të bindur, Sarën, me një bir të quajtur Isak. Sa shumë duhet ta ketë dashur Abrahami 100-vjeçar këtë bir të lindur në pleqëri! Disa vite më vonë, Jehovai i kërkoi Abrahamit ta flijonte Isakun si ofertë të djegur. (Zanafilla 22:1, 2) Vetëm mendimi i bërjes së një gjëje të tillë duhet t’i ketë shkaktuar dhembje Abrahamit. Megjithatë, ai vazhdoi të bindej, sepse e donte Jehovain dhe kishte besim se fara e premtuar do të vinte nëpërmjet Isakut, edhe sikur Perëndisë t’i duhej ta ngrinte prej të vdekurve. (Hebrenjve 11:17-19) Megjithatë, kur Abrahami ishte gati për ta vrarë birin e tij, Jehovai e ndaloi dhe i tha: «Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke.» (Zanafilla 22:12) Për shkak të bindjes së tij, Abrahami që e druante Perëndinë u bë i njohur si «mik i Perëndisë».—Jakovit 2:23.

Jezu Krishti është shembulli ynë më i mirë i bindjes. Gjatë ekzistencës së tij paranjerëzore, ai gjeti kënaqësi në shërbimin e bindur ndaj Atit të tij në qiell. (Fjalët e urta 8:22-31) Si njeri, Jezui iu bind Jehovait në çdo gjë, duke gjetur gjithmonë kënaqësi në kryerjen e vullnetit të tij. (Psalmi 40:8; Hebrenjve 10:9) Kështu, Jezui mundi të thoshte me të vërtetë: «Nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar. Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s’më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë.» (Gjoni 8:28, 29) Së fundi, për të shfajësuar sovranitetin e Jehovait dhe për të shpenguar njerëzimin e bindur, Jezui dha me gatishmëri jetën e tij, duke iu nënshtruar një vdekjeje shumë poshtëruese dhe të dhimbshme. Në fakt, «kur u gjend me figurë njeriu, e poshtëroi vetveten dhe u bë i bindur deri në vdekje, po, vdekje në një shtyllë mundimesh». (Filipianëve 2:8, BR) Çfarë shembulli në shfaqjen e një zemre të bindur!

Bindja e pjesshme nuk mjafton

Jo të gjithë ata që kanë deklaruar se janë të bindur ndaj Perëndisë, i janë bindur me të vërtetë atij. Merr rastin e mbretit Saul të Izraelit të lashtë. Perëndia e udhëzoi të shfaroste amalekitët e ligj. (1. Samuelit 15:1-3) Megjithëse Sauli i shkatërroi ata si komb, kurseu mbretin e tyre dhe ruajti disa nga delet dhe qetë e tyre. Samueli pyeti: «Pse, pra, nuk iu binde zërit të Jehovait?» Në përgjigje, Sauli tha: «Por unë iu binda zërit të Jehovait . . . Populli [i Izraelit] mori nga delet dhe qetë e plaçkitura, më të zgjedhurat prej tyre . . . , për t’ia flijuar Jehovait, Perëndisë tënd.» Duke theksuar nevojën për bindje të plotë, Samueli ia ktheu: «A ka Jehovai po aq kënaqësi nga ofertat e djegura dhe nga flijimet sa nga bindja ndaj zërit të tij? Ja! Të bindesh është më mirë sesa një flijim, të kushtosh vëmendje [më mirë] sesa dhjami i deshve; sepse fryma e rebelimit është njësoj si mëkati i shortarisë dhe të shtyhesh përpara me mendjemadhësi, njësoj si të përdorësh fuqi magjike dhe idhujtari. Meqenëse ti ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait, për këtë ai do të të hedhë poshtë së qeni mbret.» (1. Samuelit 15:17-23) Sa shumë humbi Sauli, sepse nuk pati një zemër të bindur!

Edhe mbreti i mençur Solomon, i cili u lut për një zemër të bindur, nuk vazhdoi t’i bindej Jehovait. Në kundërshtim me vullnetin hyjnor, ai u martua me gra të huaja, të cilat e bënë të mëkatonte kundër Perëndisë. (Nehemia 13:23, 26) Solomoni e humbi favorin hyjnor, sepse nuk vazhdoi të kishte një zemër të bindur. Ç’paralajmërim është ky për ne!

Kjo nuk do të thotë se Jehovai kërkon përsosmëri nga shërbëtorët e tij njerëzorë. Ai «nuk harron që ne jemi pluhur». (Psalmi 103:14) Herë pas here, të gjithë ne bëjmë me siguri gabime, por Perëndia mund të shohë nëse kemi me të vërtetë një dëshirë nga zemra për t’i pëlqyer. (2. Kronikave 16:9) Nëse gabojmë për shkak të papërsosmërisë njerëzore, por pendohemi, mund të kërkojmë falje mbi bazën e flijimit shpërblyes të Krishtit, të sigurt se Jehovai «fal bujarisht». (Isaia 55:7; 1. Gjonit 2:1, 2) Mund të jetë e nevojshme edhe ndihma e pleqve të dashur të krishterë, që të marrim veten frymësisht, të kemi një besim të shëndetshëm dhe një zemër të bindur.—Titit 2:2; Jakovit 5:13-15.

Sa e plotë është bindja jote?

Si shërbëtorë të Jehovait, pa dyshim që shumica prej nesh mendojmë se kemi një zemër të bindur. Mund të arsyetojmë: A nuk po marr pjesë në veprën e predikimit të Mbretërisë? A nuk qëndroj i patundur, kur lindin çështje të tilla të mëdha si asnjanësia? A nuk marr pjesë rregullisht nëpër mbledhjet e krishtere, siç nxiti apostulli Pavël? (Mateu 24:14; 28:19, 20; Gjoni 17:16; Hebrenjve 10:24, 25) Vërtet, në aspekte të tilla të rëndësishme, populli i Jehovait si një i tërë, shfaq bindje nga zemra.

Por ç’të themi për sjelljen tonë në gjërat e përditshme, ndoshta në çështje të vogla në dukje? Jezui deklaroi: «Kush është besnik në të voglat, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.» (Luka 16:10) Prandaj, secili prej nesh bën mirë të pyesë veten: A kam një zemër të bindur, kur është fjala për gjëra të vogla ose për çështje, për të cilat të tjerët as nuk dinë gjë fare?

Psalmisti tregoi se edhe brenda shtëpisë së tij, ku të tjerët nuk e shihnin, ‘eci me zemër të pastër’. (Psalmi 101:2) Ndërsa je ulur në shtëpinë tënde, ti mund të ndezësh televizorin dhe fillon të shohësh një film. Pikërisht në këtë gjë, bindja jote mund të sprovohet. Përmbajtja e filmit mund të bëhet imorale. A do të vazhdosh ta shohësh, duke nxjerrë arsyen se në këto ditë këta lloj filmash shfaqen? Apo, zemra jote e bindur do të të nxitë të zbatosh urdhrin biblik ‘as kurvëria, as ndonjë papastërti të mos zihet në gojë midis jush’? (Efesianëve 5:3-5) A do ta fikësh televizorin, edhe nëse ngjarja është tërheqëse? Ose, a do ta ndryshosh stacionin, nëse një program bëhet i dhunshëm? «Vetë Jehovai shqyrton si të drejtin, ashtu edhe të ligun,—këndoi psalmisti,—dhe shpirti i Tij urren këdo që do dhunën.»—Psalmi 11:5, BR.

Një zemër e bindur sjell bekime

Sigurisht që ka shumë fusha të jetës, në të cilat mund t’i bëjmë një shqyrtim dobiprurës vetes, për të parë nëse i bindemi me të vërtetë nga zemra Perëndisë. Dashuria jonë për Jehovain duhet të na nxitë për t’i pëlqyer atij dhe për të bërë atë që na thotë në Fjalën e tij, Biblën. Një zemër e bindur do të na ndihmojë të mbajmë një marrëdhënie të mirë me Jehovain. Në të vërtetë, nëse jemi plotësisht të bindur, ‘thëniet e gojës sonë dhe meditimi i zemrës sonë do të jenë të pëlqyeshme përpara Jehovait’.—Psalmi 19:14, BR.

Meqenëse na do, Jehovai na e mëson bindjen për të mirën tonë. Gjithashtu, duke i kushtuar vëmendje me gjithë zemër mësimit hyjnor, ne i sjellim dobi vetes. (Isaia 48:17, 18) Prandaj, le të pranojmë me gëzim ndihmën që Ati ynë qiellor siguron nëpërmjet Fjalës së tij, frymës së tij dhe organizatës së tij. Ne po mësohemi kaq mirë, sa duket sikur prapa nesh dëgjojmë një zë që na thotë: «Kjo është rruga, ecni në të.» (Isaia 30:21) Ndërsa Jehovai na mëson nëpërmjet Biblës, botimeve të krishtere dhe mbledhjeve të kongregacionit, le të kushtojmë vëmendje, të aplikojmë atë që mësojmë dhe të jemi «të bindur në të gjitha gjërat».—2. Korintasve 2:9, BR.

Një zemër e bindur do të sjellë si rezultat shumë gëzim dhe shumë bekime. Do të na sjellë paqe mendore, sepse do ta dimë se jemi duke i pëlqyer Perëndisë Jehova dhe se po e bëjmë zemrën e tij të gëzojë. (Fjalët e urta 27:11) Një zemër që është e bindur do të jetë për ne një mbrojtje, kur tundohemi për të bërë diçka të gabuar. Sigurisht, pra, ne duhet t’i bindemi Atit tonë qiellor dhe të lutemi: «Jepi shërbëtorit tënd një zemër të bindur.»

[Burimi i figurës në faqen 29]

Nga Self-Pronouncing Edition of the Holy Bible, e cila përmban versionin King James dhe versionet e rishikuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo