BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/11 f. 3-4
  • Pse i drejtohen dhunës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse i drejtohen dhunës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse bëhen të dhunshëm njerëzit?
  • A mund të çlirohemi nga vargonjtë e dhunës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Pse sot ka kaq shumë krime të dhunshme?
    Zgjohuni!—2003
  • Shkaqet e dhunës
    Zgjohuni!—2012
  • Dhuna gjendet kudo
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/11 f. 3-4

Pse i drejtohen dhunës?

NJË bebe, një foshnjë e parakohshme 27-javëshe, lindi në Denver, Kolorado, SHBA. Vogëlushi mbijetoi dhe pas tre muajsh në spital u kthye në shtëpi te prindërit e tij. Tri javë më vonë, ky vogëlush gjendej përsëri në spital. Pse? Kishte pësuar një dëmtim masiv të trurit nga një tundje e dhunshme e të atit. I ati nuk mund të duronte qarjen e foshnjës. Vogëlushi mbeti i verbër dhe sakat. Mjekësia moderne e kishte shpëtuar atë nga trauma e lindjes, por nuk mundi ta shpëtonte nga dhuna e të atit.

Fëmijë të panumërt abuzohen, rrihen ose vriten në një nga vendet më të dhunshme në tokë: në shtëpi! Disa përllogaritin se vetëm në Shtetet e Bashkuara pothuajse 5.000 fëmijë në vit vdesin nga duart e prindërve të tyre! E fëmijët nuk janë viktimat e vetme. Sipas revistës World Health, në Shtetet e Bashkuara «abuzimi ndaj grave është shkaku kryesor i dëmtimeve ndër gratë në moshën e riprodhimit». Po në vendet e tjera? «Një e treta deri në më shumë se gjysma e grave të anketuara [në vendet në zhvillim] raportojnë se rrihen nga partneri i tyre.» Po, dhuna po shkakton viktima, veçanërisht në shtëpi.

Shumë burra e gra përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me dhunë. Në disa vende, prindërit dhe mësuesit e përdorin dhunën për t’ua nxjerrë inatin fëmijëve. Vetëm për argëtim, prepotentët ngacmojnë më të dobëtit, duke i nënshtruar ata ndaj dhunës. Pse njerëzit bëhen kaq të dhunshëm?

Pse bëhen të dhunshëm njerëzit?

Disa pohojnë se njerëzit janë të dhunshëm nga natyra. Ndërkohë që krimi i dhunshëm ka rënë në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara, ai është rritur mes të rinjve. Po kështu është rritur edhe interesi për dhunën. Tri rrjetet kryesore televizive e dyfishuan numrin e historive me krime dhe i trefishuan reportazhet për vrasjet. Po, krimi sjell para! «Ne jo vetëm që e tolerojmë dhunën,—tha mjeku psikiatër Karl Meninger,—por e vëmë atë në faqet e para të gazetave tona. Një e treta ose një e katërta e programeve tona televizive e përdorin atë për argëtimin e fëmijëve tanë. Jo vetëm që i mbyllim sytë ndaj dhunës! Miqtë e mi të dashur, ne e duam atë.»

Studimet shkencore të kohëve të fundit sugjerojnë se në agresivitetin njerëzor ndikojnë shumë si ndërtimi biologjik i trurit, ashtu edhe ambienti. «Ajo që po fillojmë të nxjerrim të gjithë si përfundim është se ambientet e dëmshme ndaj të cilave po ekspozohen gjithnjë e më shumë fëmijë, në fakt, janë duke krijuar një epidemi dhune»,—thotë dr. Markus J. Krusi, i Universitetit të Institutit për Kërkime mes të Rinjve në Ilinois. «Ngjarjet ambientale po shkaktojnë në të vërtetë ndryshime molekulare në tru, të cilat i bëjnë më impulsivë njerëzit.» Libri Inside the Brain thotë se faktorë të tillë, si: «shembja e strukturës familjare, rritja e numrit të prindërve të vetëm, varfëria e vazhdueshme dhe abuzimi kronik me drogën mund të ndikojnë faktikisht mbi përbërjen kimike të trurit, duke e kthyer në një gjendje agresive, një efekt që njëherë e një kohë mendohej i pamundur».

Thuhet se ndryshimet në tru përfshijnë uljen e nivelit të serotoninës, një lëndë kimike trunore që mendohet se e mban nën kontroll agresivitetin. Studimet zbulojnë se alkooli mund ta ulë nivelin e serotoninës në tru, duke dhënë në këtë mënyrë një bazë shkencore për lidhjen e mirënjohur mes dhunës dhe abuzimit me alkoolin.

Akoma një tjetër faktor përfshihet në rritjen e dhunës sot. «Kujtoni,—thotë një libër i besueshëm me profeci, Bibla,—se do të ketë kohë të vështira në ditët e fundit. Njerëzit do të jenë egoistë, lakmitarë, mburravecë dhe mendjemëdhenj; . . . ata do të jenë të panjerëzishëm, të pamëshirshëm, shpifës, të dhunshëm dhe të egër; ata do ta urrejnë të mirën; do të jenë tradhtarë, moskokëçarës dhe të fryrë me krenari . . . Mbahu larg prej njerëzve të tillë.» (2. Timoteut 3:1-5, Today’s English Version) Po, dhuna që shohim sot është një përmbushje e profecisë së Biblës rreth «ditëve të fundit».

Ka diçka tjetër që e bën këtë kohë veçanërisht të dhunshme. «Mjerë ju banorë të tokës dhe të detit,—thotë Bibla,—sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë.» (Zbulesa 12:12) Djalli dhe hordhitë e tij demonike janë dëbuar nga qielli dhe tani po e përqendrojnë keqdashjen e tyre mbi njerëzimin. Si «sundimtari i autoritetit të ajrit», Djalli manipulon «frymën që tani vepron në bijtë e mosbindjes», duke e bërë tokën një vend gjithnjë e më të dhunshëm.—Efesianëve 2:2, BR.

Po atëherë, si mund ta përballojmë «ajrin» e dhunshëm të botës së sotme? Dhe si mund t’i zgjidhim kontradiktat pa dhunë?

[Diçitura në faqen 3]

Fëmijë të panumërt abuzohen, rrihen ose vriten në një nga vendet më të dhunshme në tokë: në shtëpi!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo