BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/7 f. 2-4
  • Në kërkim të parashikimeve të besueshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në kërkim të parashikimeve të besueshme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një nevojë e lindur njerëzore
  • Përse mund t’u besojmë profecive të Biblës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Aleksandri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kush do të sundojë mbi botën?
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Një libër që mund t’i besosh—Pjesa V
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/7 f. 2-4

Në kërkim të parashikimeve të besueshme

MENJËHERË pas hipjes në fron, në vitin 336 p.e.s., mbreti maqedonas, i cili u bë i njohur si Aleksandri i Madh, bëri një vizitë në orakullin e Delfit, në Greqinë Qendrore. Gjithë planet e tij ambicioze për të ardhmen ishin që të pushtonte pjesën më të madhe të botës së asaj kohe. Por ai dëshironte të kishte sigurinë nga hyjnitë se sipërmarrja e tij kolosale do të kishte sukses. Sipas legjendës, ditën që ai shkoi për të vizituar Delfin, nuk lejohej të konsultohej orakulli. Duke mos dashur të ikte pa përgjigje, Aleksandri këmbënguli, duke e detyruar profeteshën që të bënte një parashikim. Ajo bërtiti e bezdisur: «Oh, djalosh, ti qenke i pathyeshëm!» Mbreti i ri e mori këtë si një ogur të favorshëm, që i premtonte një fushatë fitimtare ushtarake.

Megjithatë, Aleksandri do të ishte informuar shumë më mirë rreth rezultatit që do të kishte fushata e tij, po të kishte shqyrtuar profecitë që gjenden në librin biblik të Danielit. Me një saktësi të jashtëzakonshme, ato parathoshin pushtimet e tij të shpejta. Thuhet se më vonë, Aleksandri pati rastin të shihte se çfarë kishte dokumentuar Danieli për të. Sipas historianit hebre, Jozefit, kur mbreti maqedonas hyri në Jerusalem, iu tregua profecia e Danielit, ka mundësi kapitulli 8 i këtij libri. (Danieli 8:5-8, 20, 21) Siç raportohet, për shkak të kësaj ngjarjeje, ushtritë shkatërrimtare të Aleksandrit e kursyen këtë qytet.

Një nevojë e lindur njerëzore

Mbret ose njeri i thjeshtë, i kohëve të lashta ose i atyre moderne, njeriu ka ndier gjithnjë nevojën për parashikime të besueshme lidhur me të ardhmen. Si krijesa inteligjente, ne njerëzit e studiojmë të kaluarën, jemi të vetëdijshëm për të tashmen dhe jemi veçanërisht të interesuar për të ardhmen. Një fjalë e urtë kineze thotë qartë: «Ai që do të mund t’i parashikonte punët tri ditë më përpara, do të ishte i pasur për mijëra vjet.»

Përgjatë epokave, miliona njerëz janë përpjekur të vërejnë se çfarë përmban e ardhmja, duke konsultuar ato gjëra që mendonin se ishin hyjnore. Të marrim, për shembull, grekët e lashtë. Ata kishin shumë orakuj të shenjtë, si ai i Delfit, i Delosit dhe i Dodonës, ku shkonin për t’i pyetur perënditë e tyre lidhur me zhvillimet politike ose ushtarake, si edhe me çështjet personale, ku përfshiheshin udhëtimet, martesa dhe fëmijët. Jo vetëm mbretërit dhe udhëheqësit ushtarakë, por edhe fise të tëra, si edhe qytet-shtetet kërkonin udhëheqje nga sfera frymore me anë të këtyre profecive.

Sipas një profesori, tani ka «një shtim të papritur të organizatave që i janë kushtuar studimit të së ardhmes». E megjithatë, shumë veta parapëlqejnë ta shpërfillin të vetmin burim të saktë të profecive, Biblën. Me këmbëngulje, ata hedhin poshtë çdo mundësi që profecitë e Biblës të përmbajnë tamam informacionin që janë duke kërkuar. Disa studiues shkojnë deri aty sa i barazojnë profecitë e Biblës me parashikimet e dhëna nga orakujt e lashtë. Veç kësaj, skeptikët e ditëve moderne zakonisht kanë paragjykime ndaj profecive të Biblës.

Ju ftojmë që ta kontrolloni vetë këtë dokumentim. Çfarë zbulon krahasimi i kujdesshëm i parashikimeve të Biblës me profecitë njerëzore? A mund t’u besojmë profecive të Biblës më shumë se parashikimeve të lashta njerëzore? Po kështu, a është e sigurt ta ndërtojmë jetën përreth profecive të Biblës?

[Figura në faqen 3]

Bibla i paratha pushtimet e shpejta të Aleksandrit

[Burimi]

Cortesía del Museo del Prado, Madrid, Spanjë

[Figura në faqen 4]

Aleksandri i Madh

[Burimi]

Musei Capitolini, Roma

[Burimi i figurës në faqen 2]

KOPERTINA: Gjeneral Titi dhe Aleksandri i Madh: Musei Capitolini, Roma

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo