BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 15/3 f. 3-4
  • Një udhëheqje e mirë: Sfida mbarëbotërore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një udhëheqje e mirë: Sfida mbarëbotërore
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Material i ngjashëm
  • Besimi dhe e ardhmja jote
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Kush është udhëheqësi i duhur për sot?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Besimi i një familjeje përballë vuajtjes
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 15/3 f. 3-4

Një udhëheqje e mirë: Sfida mbarëbotërore

Ai ishte shkrimtar dhe poet. Në zemër kishte plot shpresa për të ardhmen. Rreth 90 vjet më parë, përfytyroi një vend «ku mendja është e çliruar nga frika dhe koka mbahet lart; ku njohuria është falas; ku bota nuk është e copëtuar nga muret e ngushta kombëtare; ku fjalët dalin nga thellësia e së vërtetës; [dhe] ku përpjekjet e palodhura bëjnë që të shkojmë gjithnjë e më afër përsosmërisë».

MË PAS, ky shkrimtar foli për shpresën se një ditë, atdheu i tij, si edhe pjesa tjetër e botës, do të zgjoheshin e do të gjendeshin në një vend të tillë. Po të ishte gjallë sot, ky poet që fitoi çmimin Nobel do të mbetej shumë i zhgënjyer. Me gjithë përparimet dhe zbulimet e mëdha, bota është më e copëtuar se kurrë. Edhe shpresa për të ardhmen e njerëzimit, në përgjithësi, mbetet e zymtë.

Kur e pyetën se përse shpërtheu papritur dhuna ndërmjet disa fraksioneve në vendin e tij, një bujk citoi një nga arsyet që mendonte ai. «E gjitha erdhi për shkak të udhëheqësve jo të mirë»,​—tha ai. Në librin e tij, Humanity​—A Moral History of the Twentieth Century, historiani Xhonatan Glover shpreh një pikëpamje të ngjashme, duke thënë: «Gjenocidi [në po atë vend] nuk ishte një shpërthim i vetvetishëm i urrejtjes fisnore, por ishte i planifikuar nga njerëzit që donin të vazhdonin ta mbanin pushtetin.»

Kur shpërtheu lufta midis dy republikave të ish-Jugosllavisë, në fillim të viteve 90 të shekullit të 20-të, një gazetare shkroi: «Për shumë vite, jetuam të lumtur së bashku, kurse tani kemi arritur deri aty sa i vrasim foshnjat njëri-tjetrit. Çfarë po ndodh me ne?»

Mijëra kilometra larg Evropës dhe Afrikës është shteti i Indisë, vendlindja e poetit të përmendur në hyrje të artikullit. Në një fjalim me titull «A mund të mbijetojë India si një komb i vetëm?», autori Prani Gupte komentoi: ‘Rreth 70 për qind e popullsisë së madhe të Indisë është nën moshën 30-vjeçare, e megjithatë nuk ka asnjë udhëheqës që t’u sigurojë atyre një model për të ndjekur.’

Në disa vende, udhëheqësve u është dashur të japin dorëheqjen nga posti për shkak të akuzave për korrupsion. Pra, për arsye të ndryshme, me sa duket bota po kalon një krizë për sa i përket udhëheqjes. Kushtet e tanishme janë provë e vërtetësisë së fjalëve të një profeti, i cili jetoi rreth 2.600 vjet më parë. Ai tha: «Rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.»​—Jeremia 10:23.

A ka ndonjë rrugëdalje nga vuajtjet e tanishme të botës? Kush mund ta udhëheqë njerëzimin në një botë ku shoqëria njerëzore të mos jetë as e copëtuar nga luftërat, as e rënduar nga frika; ku njohuria e vërtetë të jetë falas dhe me bollëk; si edhe ku njerëzimi të ecë drejt përsosmërisë?

[Burimi i figurës në faqen 3]

Fatmir Boshnjaku

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo