BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 15/9 f. 31
  • Gjente kënaqësi në ligjin e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gjente kënaqësi në ligjin e Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Material i ngjashëm
  • Të diplomuarit e Galaadit, «Misionarë të vërtetë»!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nga studentë të suksesshëm në misionarë të suksesshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Falënderoj Jehovain me anë të shërbimit të plotkohor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Shkolla e Galaadit nxjerr klasën e 100-të të saj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 15/9 f. 31

Gjente kënaqësi në ligjin e Jehovait

ALBERT D. SHRËDERI, një pjesëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait mbaroi jetën e tij në tokë të mërkurën më 8 mars 2006. Ai ishte 94 vjeç dhe kishte kaluar më shumë se 73 vjet në shërbimin e plotkohor.

Vëlla Shrëderi lindi në Sagino të Miçiganit, SHBA, në vitin 1911.a Kur ishte fëmijë mësoi shumë gjëra rreth Biblës prej gjyshes nga ana e mamasë, e cila gjithashtu nguliti tek ai dëshirën për të lexuar Fjalën e Jehovait. Ai studionte latinisht, gjermanisht dhe inxhinieri elektrike në Universitetin e Miçiganit. Por, ndërsa çmueshmëria për Shkrimet rritej, i ndërpreu studimet që të ndërmerrte në kohë të plotë veprën e predikimit të Mbretërisë. Në vitin 1932 u bë pjesëtar i familjes Bethel në Bruklin, Nju-Jork.

Në vitin 1937, në moshën 26-vjeçare, vëlla Shrëderi u caktua të mbikëqyrte veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në Britani. Zelli i tij për veprën e predikimit i nxiti shumë veta që të ndërmerrnin shërbimin në kohë të plotë. Një i ri me të cilin shoqërohej në Bethelin e Londrës ishte Xhon E. Barri. Më vonë ata shërbyen së bashku për shumë vjet në Trupin Udhëheqës.

Vepra e vëlla Shrëderit në dobi të Dëshmitarëve të Jehovait nuk mbeti pa rënë në sy gjatë viteve të luftës. Në gusht të vitit 1942 atë e dëbuan nga Britania. Pas një udhëtimi të mundimshëm në kohë lufte përmes Atlantikut, u kthye në Bruklin në shtator.

Në atë kohë Dëshmitarët e Jehovait po prisnin tashmë që të kryhej një vepër e madhe pas Luftës II Botërore. Vëlla Shrëderi u befasua dhe u lumturua kur mori caktimin tjetër: të ndihmonte në zhvillimin e një kursi studimi për Shkollën Biblike Watchtower të Galaadit. Për disa vjet ai shërbeu atje si instruktor, duke ndihmuar në stërvitjen e misionarëve. Studentët, të cilëve u dha mësim në Galaad e më vonë në Shkollën e Shërbimit të Mbretërisë, kanë kujtime të çmuara për periudhat që u mësonte ai. Vëlla Shrëderi gjente kënaqësi t’u nguliste studentëve dashurinë për ligjet e Perëndisë dhe theksonte sa e rëndësishme është të njohim Jehovain.

Në vitin 1956 vëlla Shrëderi u martua me Sharlot Bouinin dhe më 1958 lindi djali i tyre, Juda Ben. Vëlla Shrëderi ishte një burrë dhe baba i krishterë i shkëlqyer. Në vitin 1974 filloi të shërbente në Trupin Udhëheqës, ku gjykimi i tij i thellë vlerësohej shumë. Ai ishte njeri mirëdashës dhe i përulur, i cili mbi të gjitha donte të madhëronte emrin madhështor të Perëndisë. Jemi të sigurt se vëlla Shrëderi ka marrë shpërblimin e tij qiellor si një i krishterë i mirosur, i cili vërtet ‘gjente kënaqësi në ligjin e Jehovait’.​—Psalmi 1:2.

[Shënimi]

a Jetëshkrimi i vëlla Shrëderit u botua në Kullën e Rojës të 1 marsit 1988, anglisht.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo