BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/7 f. 29
  • Ai kërkon të mirën te njerëzit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ai kërkon të mirën te njerëzit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Abijahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abijami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një vit në «vendin e mirë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/7 f. 29

Afrojuni Perëndisë

Ai kërkon të mirën te njerëzit

1 MBRETËRVE 14:13

«JEHOVAI heton gjithë zemrat dhe dallon çdo prirje të mendimeve.» (1 Kronikave 28:9) Këto fjalë të frymëzuara kishin si qëllim të na mbushin me mirënjohje për interesimin e thellë të Jehovait për ne. Jehovai kërkon të mirën te zemra jonë edhe pse jemi larg përsosmërisë. Kjo duket qartë në fjalët e tij për Abijahun, që gjenden te 1 Mbretërve 14:13.

Abijahu jetonte në një familje të ligë. I ati, Jeroboami, ishte kreu i një dinastie apostate.a Jehovai vendosi ta fshinte nga faqja e dheut shtëpinë e Jeroboamit, «ashtu si fshihen bajgat». (1 Mbretërve 14:10) Por Perëndia urdhëroi që vetëm një pjesëtari të shtëpisë së Jeroboamit, Abijahut—i cili ishte i sëmurë rëndë—t’i bëhej një varrim i nderuar.b Pse? Perëndia shpjegoi: «Nga të gjithë ata të shtëpisë së Jeroboamit, vetëm tek ai u gjet diçka e mirë në lidhje me Jehovain, Perëndinë e Izraelit.» (1 Mbretërve 14:1, 12, 13) Çfarë na tregojnë këto fjalë për Abijahun?

Bibla nuk thotë që Abijahu ishte një adhurues besnik i Perëndisë. Gjithsesi, tek ai kishte diçka të mirë. Kjo e mirë ishte «në lidhje me Jehovain», pra ndoshta kishte të bënte me adhurimin e Tij. Shkrimtarët rabinikë hedhin mendimin se Abijahu shkoi për pelegrinazh në tempullin e Jerusalemit ose se ai hoqi rojat që kishte vënë i ati për të mos i lejuar izraelitët të shkonin në Jerusalem.

Sido që të ketë qenë e mira tek Abijahu, ajo ishte e denjë për vëmendje. Së pari, ishte e pastër. Kjo e mirë ishte «tek ai», domethënë në zemrën e tij. Së dyti, ajo ishte e veçantë. Abijahu e shfaqi këtë mirësi ndonëse ai ishte nga «ata të shtëpisë së Jeroboamit». Një studiues thotë: «Njerëzit janë për t’u lavdëruar shumë kur ruajnë mirësinë e tyre ndërsa jetojnë në vende dhe në familje të këqija.» Një tjetër thotë se mirësia e Abijahut ishte «e dukshme . . . , ashtu si yjet shkëlqejnë kur qielli është i errët dhe kedrat janë më të bukur kur pemët përreth janë pa gjethe».

Ajo që është më e rëndësishme, fjalët te 1 Mbretërve 14:13 na mësojnë diçka të bukur për Jehovain dhe për atë që kërkon ai te ne. Kujto që diçka e mirë «u gjet» tek Abijahu. Me sa duket, Jehovai hetoi me kujdes zemrën e Abijahut derisa gjeti një gjurmë mirësie. Në krahasim me familjen e tij, Abijahu ishte, siç thotë një studiues, perla e vetme «në një pirg me guralecë». Jehovai e çmoi këtë mirësi dhe e shpërbleu atë, duke i treguar njëfarë mëshire këtij pjesëtari të një familjeje të ligë.

A nuk na jep siguri dijenia se Jehovai kërkon dhe vlerëson të mirën te ne, pavarësisht nga papërsosmëritë tona? (Psalmi 130:3) Kjo duhet të na nxitë t’i afrohemi Jehovait, Perëndisë që heton me kujdes zemrën tonë për të gjetur edhe gjurmën më të vogël të mirësisë.

[Shënimet]

a Jeroboami kishte themeluar adhurimin idhujtar të viçit në mbretërinë veriore dhjetëfisëshe të Izraelit, që të mos e lejonte popullin të shkonte në Jerusalem për të adhuruar Jehovain në tempullin që ndodhej atje.

b Në kohët biblike, të të mohonin një varrim dinjitoz, shihej si shprehje e mosmiratimit të Perëndisë.​—Jeremia 25:32, 33.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo