BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/9 f. 30-31
  • Gehazi e pësoi keq nga lakmia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gehazi e pësoi keq nga lakmia
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Gehazi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një vajzë ndihmon një burrë të fuqishëm
    Libri im i tregimeve biblike
  • Ajo donte t’i ndihmonte të tjerët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ai ishte kokëfortë, por në fund u bind
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/9 f. 30-31

Mësoji fëmijët

Një djalë i lutet nënës t’i blejë një kompjuter
Gehazi e pësoi keq nga lakmia

Eliseu i refuzon dhuratat e Naamanit

A KE dashur ndonjëherë ta kesh se s’bën një gjë? . . .a Nëse po, s’je i vetmi. Por, a duhet të përpiqesh ta marrësh atë që do duke gënjyer? . . . Jo, nuk duhet. Kush vepron kështu, është lakmitar. Ja të shohim se si e pësoi keq nga lakmia një burrë që quhej Gehaz. Ai ishte shërbëtor i Eliseut, i një profeti të Perëndisë së vërtetë, Jehovait.

Eliseu dhe Gehazi kanë jetuar shumë kohë më parë, rreth një mijë vjet para se të lindte në tokë Biri i Perëndisë, Jezui. Jehovai e përdori Eliseun që të bënte gjëra vërtet të papara, domethënë të kryente mrekulli. Për shembull, Bibla flet për një burrë të shquar në ushtrinë siriane që kishte sëmundjen e keqe të lebrës. Askush nuk e shëronte dot, por ja, Eliseu e shëron.

Gehazi gënjen Naamanin

Eliseu asnjëherë nuk pranon pará kur Perëndia e përdor që t’i ndihmojë njerëzit të shërohen. A e di pse? . . . Sepse Eliseu e di se këto mrekulli nuk vijnë nga ai vetë, por nga Jehovai. Kur shërohet, Naamani ndihet aq i lumtur, sa dëshiron t’i dhurojë Eliseut ar, argjend dhe rroba të bukura. Eliseu nuk pranon kurrsesi t’i marrë, por Gehazi vdes t’i ketë këto dhurata.

Pasi Naamani largohet, Gehazi i qepet pas pa i thënë gjë Eliseut. Kur e arrin, a e di ç’i thotë Gehazi Naamanit? . . . ‘Eliseu më dërgoi të të them se sapo na erdhën dy mysafirë. Do të donte dy palë rroba, që t’ua japë atyre burrave.’

Gehazi me lebër

Por kjo është gënjeshtër. Gehazi e ka trilluar historinë e dy mysafirëve. E thotë këtë se do rrobat që Naamani u mundua t’ia jepte Eliseut. Natyrisht, Naamani, s’e di këtë. Prandaj ia jep me kënaqësi dhuratat Gehazit, e madje i jep më shumë nga ç’kërkon. A e di ç’ndodh pas kësaj? . . .

Kur Gehazi kthehet në shtëpi, Eliseu e pyet: ‘Nga ishe?’

Gehazi ia kthen: ‘Hiç, asgjëkundi.’ Mirëpo Jehovai ia ka zbuluar Eliseut se ç’ka bërë Gehazi. Prandaj, Eliseu i thotë: ‘Kjo nuk është koha për të pranuar para dhe rroba!’

Bibël e hapur

Gehazi ka marrë para dhe rroba që nuk i përkasin. Kështu, Perëndia bën që Gehazin ta zërë lebra e Naamanit. Si thua, ç’mësojmë nga kjo? . . . Një gjë që mësojmë është se nuk duhet të trillojmë e të themi gjëra që s’janë të vërteta.

Pse Gehazi sajoi një gënjeshtër? . . . Ngaqë ishte lakmitar. Donte të kishte gjëra që nuk i përkitnin dhe u përpoq t’i merrte ato duke gënjyer. Si pasojë, vuajti nga një sëmundje e tmerrshme gjithë jetën.

Në të vërtetë, Gehazi pësoi diçka edhe më të keqe se lebra. A e di çfarë? . . . Humbi miratimin e Perëndisë, dashurinë e tij. Kurrë mos bëfshim diçka që ta humbim këtë! Përkundrazi, le të jemi mirëdashës dhe të gatshëm t’u japim të tjerëve.

Lexo në Biblën tënde

  • 2 Mbretërve 5:5, 20-27; Juda 21

  • Gjoni 15:10

a Nëse po lexon bashkë me fëmijën, tri pikat shërbejnë për të të kujtuar që të ndalosh pak e ta nxitësh fëmijën që të shprehet.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo