BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/9 f. 3-6
  • Le të përfitojmë nga kontrastet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Le të përfitojmë nga kontrastet
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PËRFITOJMË NGA KONTRASTET
  • Aftësohu si mësues
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • «Vazhdoni të ecni si bij të dritës»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Jehovai mbledh familjen e tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • «Kryeje plotësisht shërbimin tënd»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/9 f. 3-6

Le të përfitojmë nga kontrastet

A nuk je dakord se Jezui ishte Mësuesi më i madh që ka jetuar në tokë? Mbase je përpjekur të imitosh disa nga metodat e tij të mësimdhënies, si pyetjet dhe ilustrimet. Por, a e ke vënë re sa herë përdorte kontrastet kur mësonte?

Shumë veta i përdorin kontrastet kur flasin. Shpesh edhe ty të vjen natyrshëm. Për shembull, mbase ke dëgjuar: «Thuhet se të gjitha frutat ishin të pjekura; megjithatë, këto më mpijnë dhëmbët.» Ose: «Ajo ishte fëmijë goxha e ndrojtur, por tani është shumë e hedhur.»

Në raste të tilla, fillimisht mund të parashtroni një fakt a një ide, pastaj të bëni një kontrast duke përdorur shprehje të tilla, si por, megjithatë, përveç kësaj ose në anën tjetër. Ose mund të krijoni kontraste, duke shtuar informacion a duke përforcuar idenë. Kur flitni kështu, tingëllon natyrshëm dhe mund të ndihmoni të tjerët të kuptojnë ku do të dilni.

Edhe nëse kontrastet nuk janë të zakonshme në disa gjuhë a kultura, bëjmë mirë të shohim vlerën e tyre. Pse? Sepse ka plot në Fjalën e frymëzuar të Perëndisë. Jezui i përdori dendur kontrastet. Kujtoni këto: «Një llambë nuk ndizet për t’u vendosur nën shinik, por në mbajtësen e vet.» «Nuk erdha për të zhvleftësuar [Ligjin], por për të plotësuar.» «Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Mos kryej kurorëshkelje.’ Por unë po ju them se kushdo që vazhdon ta shikojë një grua . . . Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb.’ Megjithatë, unë po ju them: mos kundërvepro ndaj njeriut të lig, por atij që të jep një shuplakë në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën.»​—Mat. 5:15, 17, 27, 28, 38, 39.

Kontraste të ngjashme gjenden edhe në libra të tjerë të Biblës. Ato mund t’ju ndihmojnë të kuptoni pikën ose të theksojnë si mund të bëhet më mirë diçka. Nëse jeni prindër, mendoni për këtë kontrast: «Ju, etër, mos i acaroni fëmijët tuaj, por vazhdoni t’i rritni në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait.» (Efes. 6:4) Nëse Pavli do të kishte shkruar thjesht që një baba (ose mama) duhej të rriste fëmijën në disiplinën e Perëndisë, kjo do të ishte e mençur dhe e vërtetë. Megjithatë, ideja del mjaft qartë me kontrastin ‘mos i acaroni, por rritini në normën mendore të Jehovait’.

Më vonë, në po atë kapitull, Pavli shkroi: «Ne nuk kemi një përleshje me gjakun e mishin, por me . . . forcat e liga frymore në vendet qiellore.» (Efes. 6:12) Patjetër që ky kontrast të ndihmon të kuptosh se ke një betejë shumë serioze kundër forcave të liga frymore dhe jo kundër njerëzve.

PËRFITOJMË NGA KONTRASTET

Në të njëjtin libër biblik të Efesianëve do të gjejmë vargje të shumta ku Pavli përdori kontrastet. Kur ndalemi te to, mund të kuptojmë ç’donte të thoshte Pavli dhe mund ta kemi të qartë atë që duhet të bëjmë.

Një shqyrtim i tabelës me disa kontraste që gjenden te kapitujt 4 dhe 5 të Efesianëve, mund të jetë i këndshëm dhe domethënës. Mendo për veten ndërsa lexon secilin prej tyre. Pyet veten: «Sinqerisht, ç’qëndrim kam? Si do të reagoja në një rrethanë të tillë? Sipas mendimit të të tjerëve, në ç’anë të kontrastit do të gjendesha unë?» Nëse një kontrast nxjerr në pah një pikë ku duhet të punojmë, të përpiqemi ta bëjmë këtë. Le të përfitojmë nga kontrastet.

Ose mund ta përdorni tabelën si pjesë të adhurimit familjar. Së pari, të gjithë pjesëtarët e familjes mund t’u hedhin një sy kontrasteve. Pastaj, një nga ju mund të përmendë një pjesë të kontrastit, duke u dhënë mundësi të tjerëve të përpiqen të kujtojnë pikën kryesore të pjesës tjetër. Kjo mund të çojë në një bisedë të këndshme me familjen, duke diskutuar si mund të zbatoni më plotësisht pjesën e dytë. Po, kur i shqyrtojmë kështu kontrastet, mund të ndihmojmë të rinj e të rritur të sillen si të krishterë brenda e jashtë familjes.

A mund të kujtoni anën pozitive të kontrasteve?

Kur i vlerësoni më shumë kontrastet, mund t’i dalloni më lehtë në Bibël dhe kjo mund t’ju ndihmojë goxha në shërbimin e krishterë. Për shembull, kur jeni në predikim, mund të thoni: «Shumë veta pohojnë se çdo njeri ka një shpirt të pavdekshëm, megjithatë vëreni çfarë thotë Fjala e Perëndisë.» Ndërsa, në një studim biblik mund të pyetni: «Shumica në këtë zonë besojnë se çdo gjë është e paracaktuar nga Perëndia, sidoqoftë, çfarë kemi mësuar nga Bibla për këtë? Po ti, çfarë beson?»

Po, mund të mësojmë nga kontrastet e shumta që gjejmë në Shkrime, të cilat mund të na ndihmojnë të ecim në udhën e Perëndisë. Gjithashtu, mund t’i përdorim ato që të ndihmojmë të tjerët të njohin të vërtetën biblike.

Disa kontraste në kapitujt 4 dhe 5 të Efesianëve

Provoni ta përdorni këtë tabelë gjatë adhurimit familjar

«Të mos jemi më . . . të lëkundur . . . andej-këtej . . . nga dredhia e njerëzve, nga dinakëria në sajimin e mashtrimeve.»​​—4:14.

«Por, duke thënë të vërtetën, le të rritemi me anë të dashurisë në të gjitha gjërat, në përputhje me atë që është kreu, Krishti.»​​—4:15.

«[Kombet] janë në errësirë mendërisht . . . për shkak të pandjeshmërisë së zemrave të tyre.»​—4:18, 19.

«Mirëpo, ju nuk keni mësuar që Krishti është i tillë, nëse vërtet e dëgjuat dhe u mësuat me anë të tij.»​—4:20, 21.

«Flakni tej personalitetin e vjetër, që ishte në përputhje me mënyrën e mëparshme të sjelljes suaj.»​—4:22.

‘Por (BR, anglisht) rinohuni në forcën që vë në veprim mendjen tuaj dhe vishni personalitetin e ri.’​—4:23, 24.

«Vjedhësi të mos vjedhë më.»​—4:28.

«Por më mirë të punojë pa u lodhur e të bëjë me duart e veta një punë të mirë.»​—4:28.

«Nga goja juaj të mos dalë asnjë thënie e kalbur.»​—4:29.

«Por vetëm fjalë të mira, që të ndërtojnë.»​—4:29.

«Hiqni çdo vrer shpirtlig, zemërim, furi, të bërtitur dhe sharje, bashkë me çdo të keqe.»​—4:31.

«Por (BR, anglisht), bëhuni mirëdashës me njëri-tjetrin, zemërdhembshur, duke e falur njëri-tjetrin bujarisht.»​—4:32.

«Kurvëria, ndyrësia e çdo lloji ose lakmia as të mos përmenden ndër ju.»​—5:3.

«Por më tepër të jepen falënderime.»​—5:4.

«Ishit dikur errësirë.»​—5:8.

«Por tani jeni dritë, sepse i përkitni Zotërisë.»​—5:8.

«Mos merrni më pjesë me ta në veprat e pafrytshme që i përkasin errësirës.»​—5:11.

«Por, më mirë qortojini.»​—5:11.

«Vazhdoni të shikoni me kujdes që mënyra se si ecni, të mos jetë si të pamendët.»​—5:15.

«Por si të mençurit, duke blerë kohën e duhur për veten tuaj.» ​—5:15, 16.

«Mjaft u bëtë të paarsyeshëm.»​—5:17.

«Por vazhdoni të dalloni se cili është vullneti i Jehovait.»—5:17.

«Mos u dehni me verë, në të cilën ka shfrenim.»​—5:18.

«Por vazhdoni të mbusheni me frymë.»​—5:18.

«Që [Krishti] ta paraqiste kongregacionin para vetes, në shkëlqimin e tij, pa asnjë njollë ose rrudhë a diçka të tillë.» ​—5:27.

«Por që të ishte i shenjtë dhe i patëmetë.»​—5:27.

«Asnjeri nuk e urren kurrë trupin e vet.»​—5:29.

«Por e ushqen dhe përkujdeset për të, ashtu siç bën Krishti për kongregacionin.»​—5:29.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo