BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/4 f. 3-4
  • Pse ta studiosh Biblën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse ta studiosh Biblën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet të të interesojë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Një program për studimin e Biblës për të gjithë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • A është Bibla me të vërtetë nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Mësime të vërteta që i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/4 f. 3-4
Një burrë duke lexuar Biblën në bibliotekë

TEMA KRYESORE | A DËSHIRON TË STUDIOSH BIBLËN?

Pse ta studiosh Biblën?

  • Cili është qëllimi i jetës?

  • Pse vuajmë dhe vdesim?

  • Ç’rezervon e ardhmja?

  • A interesohet Zoti për mua?

A ke menduar ndonjëherë për këto pyetje? Nëse po, nuk je i vetmi. Në mbarë botën njerëzit duan të dinë përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. A mund t’i gjesh përgjigjet?

Miliona veta do të thoshin po. Pse? Sepse në Bibël kanë gjetur përgjigje domethënëse për pyetjet e tyre. A do të dish ç’thotë Bibla? Mbase do të nxirrje dobi nga një program për studimin e Biblës falas me Dëshmitarët e Jehovait.a

Vërtet, kur bie fjala te studimi i Biblës, shpesh njerëzit thonë: «Jam shumë i zënë.» «Është tepër e vështirë.» «S’kam kohë të marr frymë.» Të tjerë mendojnë ndryshe. U pëlqen të mësojnë çfarë thotë Bibla. Të shohim ca shembuj.

  • «Shkoja në kishën katolike e protestante, në një tempull sikist, në një manastir budist, si edhe kam studiuar teologji në universitet. Mirëpo, shumë nga pyetjet për Zotin nuk morën përgjigje. Pas njëfarë kohe më erdhi në shtëpi një Dëshmitare e Jehovait. U mahnita nga përgjigjet e saj të bazuara në Bibël dhe rashë dakord të studioja Biblën.»​—Gili, Angli.

  • «Kisha mjaft pyetje për jetën, por përgjigjet e pastorit të kishës sime nuk më bindën. Ndërsa një Dëshmitar i Jehovait iu përgjigj pyetjeve të mia vetëm me Bibël. Kur më pyeti nëse më pëlqente të mësoja më tepër, pranova me kënaqësi.»​—Kofi, Benin.

  • «Isha kureshtar për gjendjen e të vdekurve. Besoja se të vdekurit i dëmtonin të gjallët, prapëseprapë doja të dija ç’thotë Bibla. Kështu që nisa të studioja Biblën me një shok Dëshmitar.»—Zhuzeja, Brazil.

  • «U përpoqa ta lexoja Biblën, por s’e kuptoja dot. Pastaj më trokitën në derë Dëshmitarët e Jehovait dhe më shpjeguan qartë disa profeci biblike. Doja të mësoja më shumë.»​—Denisa, Meksikë.

  • «Pyesja veten nëse Zoti interesohet vërtet për mua. Kështu që vendosa t’i lutesha Zotit të Biblës. Ditën tjetër më erdhën në shtëpi Dëshmitarët dhe pranova një studim biblik.»​—Anja, Nepal.

Këto përvoja na kujtojnë fjalët e Jezuit: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Po, njerëzit lindin me nevojën që të mësojnë për Perëndinë. Këtë nevojë mund ta plotësojë vetëm Zoti nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës.

Atëherë, çfarë përfshin studimi i Biblës? Si mund të nxjerrësh dobi prej tij? Këto pyetje do të trajtohen në artikullin vijues.

a Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.

FAKTE PËR BIBLËN

Bibël e hapur
  • EMRI: Vjen nga fjala greke bi·bliʹa, që do të thotë «libra të vegjël»

  • PËRMBAJTJA: Ka 39 libra në hebraisht (me disa fragmente në aramaisht) dhe 27 libra në greqisht

  • SHKRIMTARËT: E shkruan gati 40 veta në një periudhë afro 1.600-vjeçare, që nga viti 1513 p.e.s. deri më 98 të e.s.

  • GJUHËT: Përkthyer e plotë ose e pjesshme në mbi 2.500 gjuhë

  • SHPËRNDARJA: Janë shpërndarë rreth pesë miliardë Bibla dhe kjo e bën librin më të përhapur në mbarë botën

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo