BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/10 f. 3
  • Pse duhet të të interesojë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse duhet të të interesojë Bibla?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Pse ta studiosh Biblën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Libër që mund ta kuptojmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • A është Bibla me të vërtetë nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Mësime të vërteta që i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/10 f. 3

TEMA KRYESORE | PËR ÇFARË FLET BIBLA?

Pse duhet të të interesojë Bibla?

Bibla është pa dyshim libri më i përhapur në botë. Pse? Një arsye është se në të gjejmë veten kollaj. Ajo përmban tregime reale për njerëz që kanë ekzistuar vërtet dhe për marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin e me Perëndinë. Këto tregime japin mësime praktike me fjalë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta që mund të përkthehen në qindra gjuhë dhe të kuptohen nga njerëz të çdo vendi e kohe. Dhe parimet biblike janë gjithnjë të efektshme.

Ç’është më e rëndësishmja, Bibla thotë se është jo vetëm një libër për Perëndinë, por edhe një libër nga Perëndia. Ajo na zbulon emrin e Perëndisë, personalitetin e tij dhe qëllimin e pandryshueshëm që kishte kur krijoi tokën dhe njerëzit. Tregon edhe luftën e së mirës kundër së keqes gjatë gjithë historisë: një tregim mahnitës dhe universal me fund të lumtur. Kështu, leximi i Biblës me mendje të hapur hedh bazën për besim dhe shpresë.

Në Bibël gjejmë informacione që nuk mund t’i gjejmë askund tjetër. Për shembull, Bibla zbulon të vërtetën për tema të tilla, si:

  • Nga vijmë dhe pse vuajmë?

  • Çfarë bëri Perëndia për të shpëtuar njerëzimin?

  • Çfarë ka bërë Jezui për ne?

  • Si do të jetë e ardhmja e tokës dhe e njerëzimit?

Pse të mos u hedhësh një sy faqeve vijuese dhe të shqyrtosh për çfarë flet Bibla?

TË DHËNA SHKURT PËR BIBLËN

  • Tema: Në ç’mënyrë Mbretëria qiellore e Perëndisë do të rivendosë drejtësinë dhe paqen në tokë

  • Përmbajtja: 39 libra në hebraisht (me disa pjesë në aramaisht) dhe 27 në greqisht

  • U shkrua: Nga rreth 40 shkrimtarë

  • Koha: U shkrua për më se 1.600 vjet, nga viti 1513 p.e.s. deri në vitin 98 të e.s.

  • Gjuhët: Deri tani është përkthyer e gjitha ose pjesërisht në më tepër se 2.500 gjuhë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo