PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE
Ç’rezervon e ardhmja për njerëzit?
Falë vdekjes së Jezuit, si do të arrihet një shoqëri ku njerëzit të interesohen për njëri-tjetrin?
S’ka dyshim që njerëzit do të përparojnë në fushën e shkencës. Por, a do të krijojnë ndonjëherë një shoqëri ku të interesohen vërtet për njëri-tjetrin? Jo. Sot bota është plot egoizëm e lakmi. Sidoqoftë, Zoti ka si qëllim të bëjë diçka më të mirë për familjen njerëzore.—Lexo 2 Pjetrit 3:13.
Fjala e Perëndisë përshkruan një shoqëri botërore në të ardhmen ku njerëzit do ta duan njëri-tjetrin. Do të jetojnë të sigurt dhe s’do t’u ndodhë asgjë e keqe.—Lexo Mikenë 4:3, 4.
Si do të zhduket egoizmi?
Në fillim Zoti e krijoi njeriun pa prirje egoiste. Por, duke zgjedhur të mos i bindej Zotit, njeriu i parë e humbi përsosmërinë. Nga ai trashëguam prirjen egoiste. E megjithatë, Perëndia do t’ia rikthejë njerëzimit përsosmërinë nëpërmjet Jezuit.—Lexo Romakëve 7:21, 24, 25.
Në përputhje me vullnetin e Zotit, Jezui dha jetën si flijim dhe hoqi pasojat e mosbindjes së njeriut të parë. (Romakëve 5:19) Falë Jezuit do të kemi një të ardhme të mrekullueshme ku njerëzit nuk do të priren më nga egoizmi dhe e keqja.—Lexo Psalmin 37:9-11.