BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/9 f. 7
  • Pse predikojmë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse predikojmë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Më shumë ndihmë për familjen
    Zgjohuni!—2018
  • Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?
    Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?
  • Ndihmë për të kuptuar Biblën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Përdorimi i JW.ORG
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/9 f. 7
Dy Dëshmitarë të Jehovait predikojnë në një lagje

TEMA KRYESORE | KUSH JANË DËSHMITARËT E JEHOVAIT?

Pse predikojmë?

Mbase asgjë tjetër nuk na dallon aq shumë sa vepra jonë e predikimit që bëhet ngado, për shembull shtëpi më shtëpi, në vende publike dhe kudo ku ka njerëz. Pse e bëjmë këtë?

Dëshmitarët e Jehovait predikojnë që të lëvdojnë Perëndinë dhe të shpallin emrin e tij. (Hebrenjve 13:15) Duam edhe t’i bindemi Krishtit Jezu, që na urdhëroi: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet . . . dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.»​—Mateu 28:19, 20.

Për më tepër, i duam të gjithë njerëzit. (Mateu 22:39) Natyrisht që e kuptojmë se shumica e njerëzve kanë bindjet e tyre fetare dhe se jo të gjithë tregojnë interes për mesazhin tonë. Megjithatë besojmë se mësimet e Biblës janë jetëshpëtuese. Ja pse vazhdojmë ‘të mësojmë e të shpallim pareshtur lajmin e mirë për Krishtin’, ashtu si të krishterët e shekullit të parë.​—Veprat 5:41, 42.

Sociologu Antonio Kova Maduro shkroi: «Dëshmitarët e Jehovait përpiqen dhe mundohen me mish e me shpirt . . . që shkrimet e shenjta të arrijnë deri në skajin më të largët të tokës.»​—Gazeta El Universal, Venezuelë

Shumica e atyre që lexojnë botimet tona nuk janë Dëshmitarë të Jehovait dhe miliona veta që studiojnë Biblën me ne kanë fe tjetër. Gjithsesi janë mirënjohës që Dëshmitarët e Jehovait shkojnë t’u flasin për Biblën.

Patjetër që mund të kesh edhe pyetje të tjera për Dëshmitarët e Jehovait. Të ftojmë t’i marrësh përgjigjet:

  • duke pyetur Dëshmitarët e Jehovait.

  • duke hyrë në sitin tonë www.pr2711.com.

  • duke ndjekur mbledhjet tona, ku hyrja është falas për të gjithë.

Jezui dërgon dy dishepuj në predikim
Një mal i mbuluar me dëborë

Për më shumë informacion rreth Dëshmitarëve të Jehovait, shih në www.pr2711.com videon me metrazh të gjatë Dëshmitarët e Jehovait​—Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë. (Shih te BOTIME > VIDEO)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo