BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/12 f. 3
  • Pse ta kuptosh Biblën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse ta kuptosh Biblën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Libër që mund ta kuptojmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Të ndihmojmë ata që nuk janë gati për librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Mësime të vërteta që i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/12 f. 3

TEMA KRYESORE | MUND TA KUPTOSH BIBLËN

Pse ta kuptosh Biblën?

«Bibla është një libër fetar mjaft i njohur. Por është libër i huaj dhe nuk ka lidhje me kinezët.»​—LINA, KINË.

«Unë s’kuptoj librat e shenjtë të fesë sime hinduiste, e jo më Biblën e Shenjtë.»​—AMITI, INDI.

«E respektoj Biblën se është libër i vjetër dhe kam dëgjuar se është ndër më të shpërndarët. Por s’më ka rënë kurrë në dorë.»​—JUMIKO, JAPONI.

Shumë njerëz anembanë botës e vlerësojnë Biblën jashtë mase. E megjithatë mund të dinë fare pak, në mos aspak, se për çfarë flet ajo. Kjo vlen sidomos për miliona aziatikë, por edhe për shumë njerëz në vende ku Bibla është mjaft e përhapur.

Një grua po lexon Biblën

Ndoshta pyet: «E pse u dashka ta kuptoj Biblën?» Sepse nëse e kupton këtë libër të shenjtë, ai mund të të ndihmojë:

  • Të jesh i lumtur

  • Të zgjidhësh problemet familjare

  • T’i bësh ballë ankthit

  • Të kesh marrëdhënie më të mira me të tjerët

  • T’i përdorësh paratë me mençuri

Të marrim si shembull Joshikon nga Japonia. Ajo donte të dinte për çfarë flet Bibla dhe vendosi ta lexonte. A ia vlejti? Ajo shprehet: «Bibla më ka dhënë një qëllim në jetë dhe një shpresë për të ardhmen.» Pastaj shton: «Nuk ndihem më bosh.» Amiti që përmendëm më sipër, vendosi ta shqyrtonte vetë Biblën. Ai thotë: «U mahnita! Bibla ka mësime praktike për këdo.»

Bibla ka ndikuar thellë në jetën e miliona njerëzve. Pse të mos e studiosh edhe ti e të shohësh si të përfitosh prej saj?

Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?

Për më shumë informacion se si të përfitosh nga Bibla, shih broshurën Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo