BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/12 f. 4-5
  • Libër që mund ta kuptojmë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Libër që mund ta kuptojmë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • E SHKRUAR QË TË KUPTOHET
  • TË GJITHË MUND TA KENË
  • A është Bibla me të vërtetë nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Çfarë është Bibla?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pse duhet të të interesojë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Mësime të vërteta që i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/12 f. 4-5
Lexojnë Biblën në format të shtypur dhe në celular

TEMA KRYESORE | MUND TA KUPTOSH BIBLËN

Libër që mund ta kuptojmë

Bibla është një libër shumë i vjetër. Sa i vjetër? Filloi të shkruhej në Lindjen e Mesme rreth 3.500 vjet më parë, në kohën e dinastisë së fuqishme kineze Shang dhe rreth dhjetë shekuj para se të themelohej budizmi në Indi.​—Shih kutinë «Fakte për Biblën».

Bibla u jep përgjigje bindëse pyetjeve më të rëndësishme të jetës

Që një libër të jetë i dobishëm e një udhëzues praktik për njerëzit, duhet të jetë i kuptueshëm dhe i vlefshëm për ta. E tillë është Bibla. Ajo u jep përgjigje bindëse pyetjeve më të rëndësishme të jetës.

Për shembull, a ke menduar ndonjëherë pse ekzistojmë? Kjo pyetje e ka munduar njerëzimin për mijëra vjet, dhe akoma e mundon. E megjithatë Bibla i jep përgjigje që në dy kapitujt e parë të librit të saj të parë, Zanafillës. Aty flitet për ‘fillimin’, miliarda vjet më parë, kur erdhi në ekzistencë universi, përfshirë galaktikat, yjet dhe tokën. (Zanafilla 1:1) Pastaj përshkruhet hap pas hapi se si u bë e banueshme toka, si erdhën në ekzistencë format e ndryshme të jetës dhe njeriu, si edhe cili ishte qëllimi i gjithë kësaj.

E SHKRUAR QË TË KUPTOHET

Bibla jep këshilla praktike si të zgjidhim problemet e përditshme. Këto këshilla nuk janë të vështira për t’u kuptuar. Dhe këtë e vërtetojnë dy faktorë.

Së pari, gjuha e Biblës është e qartë, e drejtpërdrejtë dhe e bukur. Aty nuk përdoren shprehje abstrakte ose misterioze, por fjalë konkrete dhe të lehta për t’u përfytyruar. Konceptet e vështira shprehen me fjalë që i përdorim në jetën e përditshme.

Për shembull, Jezui bëri mjaft ilustrime të thjeshta nga jeta e përditshme për t’u dhënë njerëzve mësime që u preknin zemrën. Një pjesë e mirë e këtyre mësimeve gjenden në atë që njihet si Predikimi në Mal, i dokumentuar në kapitujt 5-7 të librit biblik të Mateut. Pasi e quajti «fjalim praktik», një komentues theksoi se qëllimi i tij është «të na drejtojë e të na mësojë si të veprojmë në jetën e përditshme, e jo të na mbushë kokën me ide». Mund t’i lexosh këta kapituj për 15-20 minuta dhe do të habitesh sa të thjeshta e njëkohësisht të fuqishme janë fjalët e Jezuit.

Një faktor tjetër që e bën Biblën të lehtë për t’u kuptuar, janë temat që trajton. Nuk është një libër me mitologji ose fabula. Përkundrazi, siç thotë The World Book Encyclopedia, pjesa dërrmuese e saj është «si për njerëz të ngritur, ashtu edhe për njerëz të thjeshtë», për «luftërat e brendshme, shpresat, dështimet e fitoret» e tyre. Është kollaj të gjejmë veten në këto tregime me njerëz e ngjarje reale dhe t’i kuptojmë mësimet e rëndësishme që përmbajnë.​—Romakëve 15:4.

TË GJITHË MUND TA KENË

Që ta kuptosh një libër, duhet të jetë në një gjuhë që e di mirë. Sot ka shumë gjasa ta gjesh Biblën në një gjuhë që e kupton, pavarësisht nga vendbanimi dhe kombësia jote. Shiko se çfarë pune bëhet që të arrihet kjo gjë e mrekullueshme.

Përkthimi. Në fillim Bibla u shkrua në hebraisht, aramaisht e greqisht. Kuptohet që kjo e ngushtonte rrethin e lexuesve. Prandaj, që të lexohej edhe në gjuhë të tjera, shumë përkthyes kanë bërë përpjekje të palodhura e të sinqerta. Falë punës së tyre, tani Bibla është përkthyer e plotë ose pjesërisht në rreth 2.700 gjuhë. Kjo do të thotë se 90 për qind e njerëzimit mund të lexojnë në gjuhën amtare të paktën një pjesë të saj.

Botimi. Teksti origjinal i Biblës u shkrua në materiale që prisheshin me kalimin e kohës, si lëkura dhe papirusi. Që mesazhi i saj të përçohej brez pas brezi, ajo duhej të kopjohej e të rikopjohej me kujdes me dorë. Këto kopje ishin mjaft të shtrenjta dhe pak njerëz mund t’i blinin. Por me shpikjen e shtypshkronjës së Gutenbergut rreth 550 vjet më parë, qarkullimi i Biblës u përshpejtua ndjeshëm. Sipas një llogaritjeje, janë shpërndarë më tepër se pesë miliardë kopje të Biblës së plotë ose të pjesshme.

Asnjë libër tjetër fetar nuk krahasohet me Biblën në këto aspekte. Qartë, Bibla është një libër që ia vlen ta kuptosh. Vërtet, nuk është aq e lehtë për t’u kuptuar, ama ndihma nuk mungon. Ku të drejtohesh për ndihmë? Si të nxjerrësh dobi prej saj? Për këtë lexo artikullin tjetër.

Fakte për Biblën

  • Bibla përbëhet nga 66 libra të shenjtë.

  • Ajo përmban histori, ligje, profeci, poezi, proverba, këngë dhe letra.

  • Filloi të shkruhej në vitin 1513 p.e.s. dhe mbaroi më 98 të e.s., një periudhë kohore prej më se 1.600 vjetësh.

  • E shkruan rreth 40 burra nën frymëzimin e Perëndisë.

A u krijua jeta?

Për më shumë informacion për origjinën e jetës, shih broshurën A u krijua jeta?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Disponohet edhe në www.pr2711.com.

Bibla: Cili është mesazhi i saj?

Që të mësosh më shumë për Biblën, shih broshurën Bibla: Cili është mesazhi i saj?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Disponohet edhe në www.pr2711.com.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo