BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/12 f. 12-14
  • A ishte Pjetri papa i parë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ishte Pjetri papa i parë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «MBI KËTË SHKËMB UNË DO TË NDËRTOJ KISHËN TIME»
  • «TI JE PJETRI . . .»
  • A ËSHTË PAPA PASUES I PJETRIT?
  • A është papa «pasardhësi i Shën Pjetrit»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ai qëndroi besnik në sprova
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A është varri i Pjetrit në Vatikan?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Ai mësoi nga zotëria të falte
    Imitoni besimin e tyre
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/12 f. 12-14
Apostulli Pjetër flet me Jezuin

A ishte Pjetri papa i parë?

«Kardinali Horhe Mario Bergolio SH.J., u zgjodh Pontifeksi Suprem, pasuesi i 265-të i Pjetrit.»​—SHËRBIMI I INFORMACIONIT I VATIKANIT, QYTETI I VATIKANIT, 13 MARS 2013.

«Peshkopi i Romës ka të drejtën e supremacisë mbi Kishën universale, pasi ai është pasues i Shën-Pjetrit, i cili e mori këtë privilegj ekskluziv nga Jezu Krishti.»​—SUPREMACIA E PESHKOPIT TË ROMËS NË TRE SHEKUJT E PARË, 1903, NGA VANSÓ ERMONI.

«Prandaj, nëse dikush thotë . . . se Pontifeksi i Romës nuk është pasues i të bekuarit Pjetër në këtë supremaci, qoftë i shkishëruar [domethënë u shpalltë heretik]!»​—KËSHILLI I PARË I VATIKANIT, 18 KORRIK 1870.

DEKRETI që nxori Këshilli i Parë i Vatikanit në vitin 1870 është një dogmë e kishës, një mësim i detyrueshëm për miliona katolikë në mbarë botën. Megjithatë, duhet bërë kjo pyetje: «A bazohet në Shkrime ky mësim? Përveç kësaj, a është vërtet papa Françesku pasues i apostullit Pjetër? Dhe, a ishte Pjetri papa i parë?

«MBI KËTË SHKËMB UNË DO TË NDËRTOJ KISHËN TIME»

Dekreti i Këshillit të Vatikanit më 1870 bazohej kryesisht në interpretimin e Mateut 16:16-19 dhe Gjonit 21:15-17. Bisedat mes Jezuit dhe Pjetrit që gjenden në këto vargje, bashkë me tregime të tjera të Biblës, nxjerrin në pah se apostulli Pjetër kishte një rol të rëndësishëm në historinë e krishterimit të hershëm. Në fakt, herën e parë që u takuan, Jezui parashikoi se Pjetri do të ishte i patundur si shkëmb. (Gjoni 1:42) Por, a i dha Krishti Pjetrit supremaci?

Te Mateu 16:17, 18 lexojmë fjalët që i tha Jezui Pjetrit: «Po të them: ti je Pjetri [emri i të cilit do të thotë ‘copë shkëmbi’], dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time».a A po thoshte Jezui se «kisha», ose kongregacioni i tij, do të ndërtohej mbi Pjetrin, që ishte një njeri? A do të ishte Pjetri kreu i gjithë dishepujve të Jezuit? Si i kuptuan fjalët e Jezuit apostujt e tjerë që ishin të pranishëm? Ungjijtë tregojnë se më vonë, në disa raste, ata debatuan se kush ishte më i madhi mes tyre. (Mateu 20:20-27; Marku 9:33-35; Luka 22:24-26) Nëse Jezui ia kishte dhënë tashmë Pjetrit supremacinë, ose superioritetin, a do të kishte ndonjë dyshim se kush ishte më i madhi mes apostujve?

Po vetë Pjetri, si i kuptoi fjalët e Jezuit? Meqenëse ishte rritur si izraelit, për Pjetrin duhet të kenë qenë të njohura disa profeci të Shkrimeve Hebraike që flasin për një «gur» ose «gur qosheje». (Isaia 8:13, 14; 28:16; Zakaria 3:9) Kur citoi njërën prej tyre në një letër që u dërgoi bashkëbesimtarëve, Pjetri shpjegoi se «guri i qoshes» në profeci ishte Zotëria Jezu Krisht, Mesia. Pjetri e përdori vetëm për Krishtin termin grek petra (të njëjtën fjalë që përdori Jezui te Mateu 16:18).​—1 Pjetrit 2:4-8.

Edhe apostulli Pavël ishte një dishepull besnik i Jezuit. A besonte Pavli se Jezui i kishte dhënë Pjetrit supremacinë? Duke pranuar pozitën që kishte Pjetri në kongregacionin e hershëm të krishterë, Pavli shkroi se Pjetri ishte një nga ata që «konsideroheshin shtylla». Pra, Pavli mendonte se kishte më tepër se një ‘shtyllë’ në kongregacion. (Galatasve 2:9) Mbi të gjitha, nëse Jezui do ta kishte caktuar Pjetrin si kreun e kongregacionit, si ka mundësi që thjesht ‘konsiderohej’ si shtyllë, domethënë mendohej si i tillë nga bashkëbesimtarët?

Kur shkroi për disa mospërputhje në mënyrën si i trajtonte Pjetri njerëzit, Pavli tha me respekt, por hapur: «Iu kundërvura ballë për ballë, sepse dukej qartë që e kishte gabim.» (Galatasve 2:11-14) Pavli nuk mendonte se kishën, ose kongregacionin, Krishti e kishte ndërtuar mbi Pjetrin ose mbi ndonjë njeri tjetër të papërsosur. Përkundrazi, besonte se kongregacioni ishte ndërtuar mbi Jezu Krishtin; ai ishte themeli. Për Pavlin, «shkëmbi ishte Krishti».​—1 Korintasve 3:9-11; 10:4.

«TI JE PJETRI . . .»

Prandaj, si duhet t’i kuptojmë fjalët «ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time»? Që ta kuptojmë siç duhet këtë pjesë, duhet të lexojmë gjithë kontekstin. Për çfarë po flisnin Jezui dhe Pjetri? Jezui sapo i kishte pyetur dishepujt: «Po ju ç’thoni: kush jam unë?» Pjetri u përgjigj menjëherë: «Ti je Mesia, Biri i Perëndisë së gjallë.» Jezui e lavdëroi Pjetrin dhe më pas shtoi se do ta ndërtonte «kishën», ose kongregacionin e tij, mbi një «shkëmb» edhe më të fortë, tek ai që Pjetri sapo kishte treguar besim, vetë Jezui.​—Mateu 16:15-18.

Si duhet t’i kuptojmë fjalët «ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time»?

Në përputhje me këtë, shumë nga «etërit e kishës» shkruan se shkëmbi që përmendet te Mateu 16:18, është Krishti. Për shembull, në shekullin e pestë, Agustini shkroi: «Zotëria tha ‘mbi këtë shkëmb do ta ndërtoj kishën time’, sepse Pjetri i kishte thënë atij ‘ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë’. Prandaj, kishën time do ta ndërtoj mbi këtë shkëmb që ti e pranove.» Agustini thoshte herë pas here se «Shkëmbi (Petra) ishte Krishti».

Agustini dhe të tjerë do të konsideroheshin heretikë po t’i gjykonim sipas doktrinës katolike aktuale. Në fakt, sipas një teologu zviceran, Ulrih Lus, Këshilli i Vatikanit i vitit 1870 do t’i kishte dënuar si herezi opinionet e njëjta që kanë studiuesit e sotëm të Biblës për këtë çështje.

A ËSHTË PAPA PASUES I PJETRIT?

Titulli «papë» ishte fjalë e panjohur për apostullin Pjetër. Në fakt, deri në shekullin e nëntë shumë peshkopë jo të Romës e përdornin këtë titull për veten e tyre. Prapëseprapë, deri në fund të shekullit të 11-të, ky term përdorej rrallë si titull zyrtar. Për më tepër, asnjë i krishterë i hershëm nuk mendonte se edhe të tjerë pas Pjetrit kishin trashëguar supremacinë që supozohet t’i jetë dhënë atij. Prandaj, një studiues gjerman, Martin Hengel, nxori përfundimin se nuk ka «asnjë dëshmi historike dhe teologjike për të mbështetur atë që më vonë u bë e njohur si ‘supremacia’ papnore.»

Si përfundim: a ishte Pjetri papa i parë? A kishte të tjerë që e pasuan? A bazohet në Shkrime dogma katolike për supremacinë e papës? E vetmja përgjigje e saktë për secilën pyetje është jo. Sidoqoftë, ajo që nuk mund ta mohojmë, është se Jezui e ndërtoi mbi veten kishën e tij, kongregacionin e tij të vërtetë. (Efesianëve 2:20) Prandaj, secili prej nesh duhet t’i bëjë vetes këtë pyetje të rëndësishme: «A e kam gjetur kongregacionin e vërtetë?»

a Të gjitha citimet biblike në këtë artikull janë marrë nga versioni katolik New American Bible (anglisht), që përdoret në sitin zyrtar të Vatikanit.

Këshilli i Parë i Vatikanit, 1869-1870

Si është zhvilluar supremacia papnore?

  • 32 I E.S.: Jezui parathotë se do ta ndërtojë kishën, ose kongregacionin e tij, mbi veten; apostullit Pjetër nuk i jepet supremaci

  • 55-64: Në letrat e ndryshme që shkruajnë apostujt Pavël dhe Pjetër shpjegohet se Jezui është i vetmi themel i kongregacionit të krishterë

  • 254-257: Stefani, peshkop i Romës, nxjerr idenë se, si pasues i Pjetrit, ka supremaci mbi peshkopët e tjerë; por peshkopë të tjerë, si Firmiliani i Cezaresë dhe Cipriani i Kartagjenës, e hedhin poshtë pretendimin e Stefanit

  • 296-304: Mbishkrimi i parë i njohur që dëshmon përdorimin e titullit «papa» për peshkopin e Romës

  • Shekulli i 5-të: Një peshkop tjetër i Romës, Leoni I, përdor Mateun 16:18 për të deklaruar supremacinë e tij mbi peshkopët e tjerë

  • Shekulli i 6-të: Përdoret gjithnjë e më shumë fjala papë si titull për peshkopin e Romës; megjithatë peshkopë të tjerë jo të Romës vazhdojnë ta përdorin për veten këtë term deri në shekullin e nëntë

  • 1075: Gregori VII deklaron se fjala «papë» është titull që i takon vetëm peshkopit të Romës; sipas një historiani, Dictatus Papae (Urdhrat papnorë) e bëjnë pozitën papnore «të duket si zëvendësim i Krishtit»

  • 1870: Këshilli i Parë i Vatikanit dekreton se «Pontifeksi i Romës është pasues i të Bekuarit Pjetër, Princit të Apostujve, Vikari i vërtetë i Krishtit dhe Kreu i gjithë Kishës»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo