BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/96 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Kushtoju leximit
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Leximi i Biblës dobiprurës dhe i kënaqshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 3/96 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Kush mund t’i lexojë paragrafët në Studimin e Librit të Kongregacionit dhe në studimin e Kullës së Rojës?

Shërbimi Ynë i Mbretërisë i korrikut 1977 (angl.) dhe i qershorit 1980 (angl.) komentonte mbi ata që kualifikoheshin si lexues. Kur ka, përdoren vëllezër të pagëzuar. Ata duhet të zgjidhen ndërmjet pleqve të aftë, shërbëtorëve ndihmës dhe vëllezërve të tjerë të pagëzuar në kongregacion. Ata që janë caktuar duhet të jenë të aftë për të lexuar rrjedhshëm, me theksin dhe modulimin e duhur. Duhet të jenë entuziastë dhe të tregojnë cilësitë e duhura të të folurit, siç theksohet në librin Udhëzues i Shkollës së Shërbimit Teokratik, në kapitullin 6 (angl.). (Krahaso Neheminë 8:8.) Gjithashtu, ata duhet të jenë shembullorë në sjelljen e tyre.

Meqë studimi i librit është më i vogël se mbledhjet e tjera të kongregacionit, atje jo gjithmonë mund të ketë vëllezër të kualifikuar dhe të pagëzuar që të lexojnë. Në raste të tilla, drejtuesi i studimit mund të vendosë t’i lexojë vetë paragrafët ose mund të kërkojë që ta ndihmojë një motër e kualifikuar dhe e pagëzuar, e cila lexon mirë. Nëse një motër lexon, nuk është e nevojshme që ajo të mbulojë kokën, meqë ajo nuk po shërben si mësuese. Natyrisht, nëse ndihet më e qetë ajo mund të veprojë kështu.

Në studimin e Kullës së Rojës, ka shumë mundësi që të ketë vëllezër të kualifikuar për të lexuar. Drejtuesi i studimit të Kullës së Rojës, duhet të përgatisë mirë, që më parë, një program për lexuesit dhe ta vendosë atë në tabelën e informacionit. I gjithë trupi i pleqve ka përgjegjësinë për të zgjedhur ata që do të caktohen për të lexuar në studimin e Kullës së Rojës. Nëse një vëlla lexon dobët, drejtuesi i studimit të Kullës së Rojës duhet të marrë iniciativën për ta këshilluar me dashamirësi dhe për ta ndihmuar. Lista e lexuesve mund të ndryshojë aq herë sa do të jetë e nevojshme, për t’u siguruar që cilësia e leximit qëndron në një shkallë të lartë. Nëse një vëlla hiqet nga lista, ai duhet të informohet mbi arsyen dhe se mbi çfarë cilësish duhet të punojë që të kualifikohet përsëri.

Kudo që të lexojë, qoftë në një grup të vogël në studimin e librit të kongregacionit, qoftë në kongregacion, në studimin e Kullës së Rojës, ai që është caktuar duhet ta marrë seriozisht këtë privilegj. (1. Tim. 4:13) Ai duhet të flasë me bindje, me shkathtësi, duke lexuar në një mënyrë që do të përçojë siç duhet «fjalët e drejta të së vërtetës».​—Ekl. 12:10, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo