BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/93 f. 12
  • Përpiqu t’i bësh që të të dëgjojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përpiqu t’i bësh që të të dëgjojnë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Ti kushtojmë vëmendje interesit të gjetur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Të përdorim revistat tona nga shtëpia në shtëpi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Të ndihmojmë njerëzit ngjashëm deleve që të ndërtojnë mbi një themel të fortë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 11/93 f. 12

Përpiqu t’i bësh që të të dëgjojnë

1 Shumë prej atyre që takojmë në shërbimin nga shtëpia në shtëpi nuk e kanë mendjen të drejtuar nga gjërat frymore. Ndoshta janë të shqetësuar për pjesëtarët e familjes së tyre, për vështirësitë ekonomike apo për problemet e tyre personale. Për të filluar një bisedë, shpesh është më mirë të flasësh mbi problemet që u interesojnë të gjithëve në lagje. Mund të bëhen pyetje për të ngjallur interesin, meqenëse një gjë e tillë e ndihmon të zotin e shtëpisë që të marrë pjesë në bisedë. Pyetjet e drejtuara për të njohur pikëpamjen, por që nuk të fusin në siklet, janë shumë të efektshme.

2 Mund t’ia dalësh mbanë që të të dëgjojnë duke thënë diçka të tillë:

◼ «Mirëdita. Më quajnë ․․․․․․․ dhe banoj këtu afër. Shumë persona me të cilët kam folur këtë mëngjes janë të shqetësuar për [përmend diçka që ka ndodhur kohët e fundit në zonë ose ndonjë problem tjetër me interes lokal]. A mendon se Perëndia do të donte që bota të ishte kështu?» Lëre personin të përgjigjet. Në këtë pikë mund të prezantosh fletushkën Jeta në botën e re dhe paqedashëse. Konsidero shkurtimisht ilustrimin në faqen 1 dhe nëse të premton koha, informacionet e paragrafëve 1-3. Nëse personi tregon interes, mund t’i ofrosh librin Të jetosh përgjithmonë. Mund t’i tërheqësh vëmendjen në Psalmin 37:9, 10 të cituar në faqen 157 dhe ta lexosh drejtpërdrejt nga libri. Duke përdorur ilustrimet në faqet 156-157, shpjego kushtet e drejta që do të ekzistojnë mbi tokë kur ligësia do të zhduket.

3 Ji gjithmonë i gatshëm të ofrosh Kullën e Rojës. Tërhiq vëmendjen e personave në artikullin e Kullës së Rojës së nëntorit 1993 «Jini me mendje të shëndoshë: fundi është afruar.» Gjithashtu gjatë muajit mund t’u tërheqësh vëmendjen atyre mbi artikullin: «Njihe Jehovain nëpërmjet Fjalës së tij.» Tregoju pse është e nevojshme një marrëdhënie e mirë me Perëndinë për të mbijetuar fundin e këtij sistemi dhe si mund të na ndihmojë kjo në ditët tona. Përveç ditëve të veçanta, ofrimi i numrit të fundit të Kullës së Rojës si edhe i numrave të kaluar, mund të bëhet në çdo kohë.

4 Mos harro se synimi ynë është që të ngjallim interesin për mesazhin e Mbretërisë. Për t’ia dalë mbanë që të na dëgjojnë, më parë duhet të zgjojmë interesin e të zotit të shtëpisë dhe të nxisim mendjen e tij. Në këtë mënyrë njerëzit ngjashëm deleve do të ndjenë dëshirën «për të dëgjuar atë çka thotë Perëndia i vërtetë Jehova» në lidhje me qëllimin e tij për njerëzimin.—Psl. 85:8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo